|

Poezi nga Fatos Ashiku

Nga Fatos Ashiku

Fatos Ashiku

 

SHKOVE MOTER U BERE ‘ NENE’

(Dedikim motres Shqiptare Anjeze Bojazhi..’Nenes Tereze’!)

Mal i vyer xeheror,
erdh nje çasi e u be ‘troke
mbeti pak sikur floriri
nis shkelqen terresh nder mote!

Bote e mbarsur me trazime
vuajtje halle edhe luftera
cep me cep kufijve te saj
gjak e lot nis kullojne.

Shqiperia zhytet nder halle
nuk kish ma se çfar te ofroje
shtrengu e bere nje ‘kacidhe’
neper terr e ndez’pishtarin’.

Nis e mbarset mali i nalte
nisin dhimbjet e lind nje ‘bije’
tek sa del shkrepet nure
krejt e bardhe vesh me ‘linje’.

Nis e merr ‘udhe’ motra Anjeze’
porsi ‘zana ‘ zbret nga bjeshket
marr me vete nje cop ‘Arberii
‘ZOTIT’ fale gjith çfar kishte.

Ec e ec ‘motra Shqiptare’
ne balle i printe ‘ylli’
pasuri te vetme nder kurm
dy duer bosh e nje ‘zemer te madhe’…

Kish nis loti vaj te derdhet,
bashke me njerz ja nis ‘motra’
loti e rriti e beri ‘NENE’
NENE TEREZEN e K alkutes.

..Ishte ‘Moter Shqipetare…
u nis ‘moter’ u be ‘NENE’…!

 

YLL I PASHUAR…!

(Dedikim martires ANA LIND Personalitet i shquar Suedeze)

Dridhen mote dridhen shekuj
historia nis ben lidhje
krejt tendoset e behet tel
vjen nje çast kumbojn alarmet!

Ndalu Serb e ndalu ‘shkja’
nje hap ma tej nuk po ta la
qendro shkja e qendro pushtus
kam kap pushken ska kthim prapa…

Kam nje shekull po te them ‘praj’
por ti mendjen nuk ma vure
tani ‘djall’ kapu me N.A.T.O.N.
permbi krye te ra gjama…

Mbi Evrope endet dileme
ushtri te Natos me i dhen ‘okej’
nder dileme diplomacia endet
: a me Serbin a me Kosoven…!’

Miloshiviçi sikur Hitleri
nje okej e merr kunder
mbi koke Naton lart ne qiej
U.C.K.ne toke i jep derrme.

Ndalet bisha gjakatare
porse shtrejt u pagu lirija
rane e mbeten nder istikame
bij e bija sikur linden.

Vjen e behet i gjate apeli
komb i tere mbi ta perulet
porse vjen,nje çast ndalet
..mbialtare nje pishtar ndizet:

-’Bije Suedeze Ana Linde
para teje perulet nje komb
Jo! nuk te harron mike jo kurre,
mbetesh, ylle qe kurre nuk do shuhesh…

…E ke fat…te nderojne Shqipetaret…!’

 

‘LULJA E MJERIMIT’

(Dedikim Florije Lule Bajraktarit shqipetares me zemer te madhe ne Suedi)

Rrugetim, rrugetimi gjate sa shekujt,
imazh u enden nder njerezimin kalvaret
Shqipetaret si maj vjeter nder popuj
mbi supe e mbarten dhimbjen e ‘karvanit’…

Ec e ec ndal nder pragje
pas çdo pragu nje dhimbje therese
pas çdo prangimi nje dileme
tok bashke dilemat u bene male me halle…

Zbret nje shkemb e behet ‘guralece’
nder copra prej ngjyrash rubini
tek rend e galopojne shkelqejne
e rezatojne ma t’bukrin virtut t’ shqiptarit…

Gatu ne magje te vet prej lotit
gjene ma te mire ka dijt mja dit hallit
sikur ‘lulja’ ma e bukur çilet
emrin ‘mjerim’ shqiptari e nderoi.

E ‘lulja’ u be vel e ‘akuarel’
nis e flet tek mekon shpirtera
per me te bukrin ballsam t’kurimit
dashnin per te vorfen e gatoi…!

 

‘LEDINGA’…!

Ledinga maje nje shpati
gjelberon e qete nder hije
si nje vello e hedh shtatit
at’freski te akacjeve…!

Maje me maje gur mbi gure
e ben udhe ‘malit te vogel’
vend i qete shesh pushimi
kush e merr udhen ne ngjitje,

siç gufon zemer e djalit
tek qendron ndane gemushe
nje zambak i porsa çelur
te dashuren se ç’ja kujtoi,

Tek preku mall e dhimbje
njesh u bene ne ate korije
pas e len ledingen djali
ne te kthyer serish te ndale,

Me vehte te merrte ,
tere imazh te dashurise
pas e qete ledinga te mbetej…

…ledinga maje atij shpati
kush e preku ne mendje i mbeti…!



Related posts

Martin Camaj: Jeta dhe vepra
VETEN SHOH NË SYTË E TU
POETI INJOHUR, FERIK FERRA, BOTOHET NË GREQI
Poezi nga Angjelina Krasniqi

Leave a Reply





Archive