|

Si po prishet Gjuha Shqype

Shkruan: Filip Shiroka (1889)

Zgjodhi: Shqipe horizonti Yt

Dërgoi: Shoqëria “Bashkimi Shqiptar”

 

Gjyshat tonë, eh paçin dritë!
Njerz koktrashë, kurgja s’kanë dijtë:……….
Jan kenë t’hutuemun!…

Ata t’mjerët s’kan dijtë athera,
as buon giorno, as kali spera,
as sabah sherif teheir-ollsun!
Na sot jem për t’u lavdue,
dijmë me folë, me bisedue……….
nga mendja jem holluemun!
Çojmë n’dhe t’huej djalin m’u msue,
kombin tonë m’e përparue,……….
dhen tonë m’e nderuemun;rri n’shkollë djali pesë – gjashtë vjet,
kur vjen n’Shkodër, shqyp nuk flet,……….
Shqypen ka harruemun!!!!
Kur flet shqyp, asht çud m’e ndi
Gjys-për-gjys tue e përzi……….
me fjalt t’gjuhve t’hueja!…T
hotë: me thanë la veritaktu në Shkodër sot diçka……….
jan civilizuemun…
La gioventu ka studiuedi me folë, me ragionue……….
po m’vjen mirë: bravissimo!
Veramente, n’shkolla t’huejame kenë me studiue dhe grueja,……….
kish me u ndritë il popolo,
Se n’dhe t’huej asht rispettata,
grueja asht emancipata,……….
nuk asht schiava e burrave!…
Dhe kah ana e Toskenisku janë shkollat e Greqis,……….
çud asht me i ndigjuemun;atje T
oskat t’thotë gjithehera:mirëmbrëma, kali mera……….
si ta kam, kalla mu ise?!Thuej: ç’po bahet nga Greqija?
T’thotë: atje është elefterija,……….
bota është e gëzuarë!!!
Nga Jakova e nga Pesrendi,n’Stara Serbia(?!)ku i kishteni……….
msohet n’shkolla t’serbëve,tue folë shqyp t’thotë me pahir:si ja brate, nadja e mirë,……….
dobro itro, kakoti?…
E kshtu gjuha po shëmtohet,dhe kshtu kombi po mjerohet……….
nga shkollat e hueja!…


Related posts

A nuk të pëlqen superbujku?
NJERIU-NUMER !
Vargje nga zemra
Poetika e Agollit, madhështia tronditëse e thjeshtëisë

Leave a Reply





Archive