|

Simfonia e At Martin Gjokës “Dy lule mbi vorr të Skanderbegut” 1919

Nga: Kolec Traboini

AT MARTIN GJOKA OFM (20 prill 1890 – 3 shkurt 1940)- hapi i pari shtegun e artit muzikor shqiptar, krijuesit i të parës simfoni shqiptare “Dy lule në vorr të Skanderbegut” (1919) si dhe krijuesi i operas shqiptare “Juda Makabe” me libret të Gjergj Fishtës kompozuar në vitin 1917. Për 50 vjet është thënë se opera e parë është krijuar në kohë të Partisë, por e verteta është ndryshe. Madje shumë prej pjesëve muzikore apo këngëve të Martin Gjokës se ndaluar, kanë arrit të futën në repertore pa emrin e tij.
E kemi “takue” të madhin At M. Gjoka, tek filmi “Skënderbeu”, ku kompozitori Ç. Zadeja, shfrytëzon me mjeshtri temën e këngës së Gjokës “Kenkan mbushun malet me borë”. At Martin

Gjoka edhe pse vdiq në moshën 50-të vjeçare, në moshën më prodhimtare për një kompozitor, na ka lënë një pasuri të madhe muzikore në të gjitha gjinitë.
Simfonia që paraqitet në këtë film është ekzekutuar nga Orkestra e Operas nën drejtimin e Eno Koços në vitin 1986.Filmi i realizuar nga Kolec Traboini është mbështetur në librin e Robert Prennushit mbi At Martin Gjokën OFM.

Motivi i huazuar nga At Martin Gjoka në filmin Skënderbeu nuk është vështirë të dallohet. Eshte marrë nga kënga “Kenkan mbushun malet me borë”. Por Martin Gjoka ishte i ndaluar thjeshtë se qe prift ndaj atëhere u tha se është shfrytezuar një kenge popullore, vetëm e vetëm që te mos dilte emri i më të madhit muzikant shqiptar, ai qe i hapi shtigjet e artit muzikor klasik në Shqipëri, ai që mësoi në shkollë e ngjalli pasionin për muzikën tek plejada e muzikantëve të mëvonshëm si Cesk Zadej, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Abdulla Grimci, Pjeter Dungu, Gjon Kapidani e tjerë. E keni në kete link një fragment nga muzika e filmit Skenderbeu. Eshtë vërtetë një mrekulli në të cilën kanë shkrirë talentin e tyre dy artistë të mëdhej mësues e nxënës: At Martin Gjoka e Çesk Zadeja.



Related posts

Isi Topçiu – Eleganca dhe Fisnikëria e Bukurisë Shqiptare në...
SHKOLLA “SHAQE MAZREKU” FESTON 75 VJETORIN
Turizmi në Velipojë në sektorin privat i favorshëm por d...
Na iku edhe një mik tjetër i mirë Zef Lleshi

Leave a Reply





Archive