|

Takimi “Të Rinjtë dhe Biznesi i Riciklimit” harton një letër të hapur për politikbërësit e Shqipërisë

Nga Elvis Çela
Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim – “EPER Center” me mbështetjen e Fondacionit ABC organizuan, më datën 23 Maj 2011, takimin “Të Rinjtë dhe Biznesi i Riciklimit”. Ky aktivitet ishte në kuadër të projektit “Pjesëmarrje Rinore tek Biznesi i Riciklimit”.
Takimi u organizua pas realizimit të aktiviteteve që lidheshin me formimin e drejtpërdrejt të të rinjve, në fushën e riciklimit të mbetjeve, realizimin e praktikave profesionale të të rinjve në fabrikat e riciklimit, ndërtimin e projekt-ideve për biznesin e riciklimit në Shqipëri dhe organizimin e edukimit bashkëmoshatar në 6 gjimnaze të rajonit Tiranë – Durrës. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Bashkisë së Tiranës, Bashkisë së Vorës, Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, Shoqatës së Ricikluesve të Shqipërisë, Biznesi i Riciklimit i rajonit Tiranë-Durrës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në këtë takim u diskutua për sektorin e riciklimit të mbetjeve, potenciali i të rinjve në këtë fushë, prezantimi i projekt-ideve nga ana e të rinjve në funksion të zhvillimit të sektorit të riciklimit. Ekspertët e rinj diskutuan me autoritetet publike dhe private, jo vetëm për situatën e këtij sektori, por paraqitën edhe alternativa zhvillimi për biznesin e riciklimit. Në fund të takimit të rinjtë e projektit, pasi u njohën me këndvështrimet e secilit prej pjesëmarrësve, ndërtuan një letër të hapur drejtuar politikbërësve. Letra e hapur është e orientuar drejt inkurajimit të iniciativave rinore tek biznesi i riciklimit të mbetjeve nëpërmjet politikave subvencionuese për biznesmenët e rinj në riciklim, politikat fiskale favorizuese për biznesin e ri të riciklimit dhe ndërhyrje në sektorin e arsimit, për edukimin e të rinjve për menaxhimin e mbetjeve.


Related posts

"EORDE" , gazeta me re e dites, lajmetare e pranve...
Ilir, Iljaz apo Ilios
“PETRO NINI LUARASIN” E PRESIN ME FLAMUJ, NË PRISHTINË…
Homazh për mikun tonë, Abdyl Kërluku

Leave a Reply





Archive