|

Të informohemi rreth shërbimeve të Qendrës Universitare të Këshillimit Psikologjik

Nga: Redan Bushati

Më 20 Dhjetor 2011, ora 12.00, Qendra Universitare e Këshillimit Psikologjik (QUKP) organizon në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës aktivitetin: Ditë e hapur “Të informohemi rreth shërbimeve të Qendrës Universitare të Këshillimit Psikologjik”.

Ky aktivitet realizohet me mbështetjen e Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) dhe Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e informimit të studentëve të Universitetit të Shkodrës, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe sektorit të shërbimit social nga pushteti lokal rreth shërbimeve të QUKP si dhe njohja me ecurinë e punës së realizuar gjatë vitit 2011. Nëpërmjet këtij aktiviteti synohet gjithashtu të përcillet këndvështrimi i studentëve nga degët Psikologji dhe Punë Sociale mbi rëndësinë e procesit të këshillimit psikologjik. Ky aktivitet është vazhdimësi e aktiviteteve promovuese të Qendrës Universitare të Këshillimit Psikologjik.

Ne si strukturë studentore, e cila përfaqësojmë institucionalisht mbi 12 000 studentë që ndjekin studimet në USH-në “Luigj Gurakuqi”, e cilësojmë këtë aktivitet të rëndësishëm për tu njohur më gjerësisht rreth shërbimeve të qendrës së këshillimit psikologjik. Kësisoj edhe ne ashtu siç QUKP, ju bëjmë thirrje për një prezencë sa më të gjerë me datë 20 dhjetor 2011, ora 12:00 në Bibliotekën e Universitetit.



Related posts

Hyrje në botën krijuese të Lorenc Antonit
TIRANË: KONFERENCË PËRKUJTIMORE, KUSHTUAR ATHDETRIT E DIJETA...
Bahamas, Parajsa që te fal dashuri, diell dhe ujë blu
Filmi "Dashuria Bjeshkëve të Nemuna 2" u shfaq e...

Leave a Reply





Archive