|

Toka jote është flori

Poezi

Nga: Makfire Canolli

 

Trupi më rrin në Amerikë
në Kosovë mendja më ikë,
një ofshamë më delë nga malli
Mitrovicë diellin kushë ta ndali?!

Mitrovicë qytet Kosove
t’kan punu duart e minatorve,
si në parqe e në zgafella
minerale ty të vjen era.

Nuk ka ura e as brigje
nuk ka fusha e as male,
Ibrit plak që ja ndanë
at vërshim e ato valë.

Je qytet i Dardanisë
krenaria e shqiptarisë,
djemt e tu i njeh historia
Boletina me dy alltia.

As në jug e as në veri
toka jonë nuk njeh kufi,
anë e mbanë në trojet tona
do ta ketë folenë shqiponja.

Mitrovicë qytet shqiptarë
i rrethuar me margaritarë,
Shala e Bajgorës t’jep bukurinë
Ibri plak ta shton hijeshinë.

Je i bukur qytet krenar
nuk te ndrrojna as me ar,
si ne jug edhe n’veri
do t’futurojnë shqipet përmbi.

Ti je sofra e punëtorit
je vet buka e minatorit,
zemra jote me minerale
pasuria jonë kombëtare.

Rrethë e rrethë me bukuri
ty cdo kushë ta ka lakmi,
si në jug edhe në veri
toka jote është flori!

 



Related posts

Në sy ngrirë pika e lotit
Poezi nga Eduart Frakulla
SONTE
”E BUTA ËMBËLSI SHPIRTËRORE”

Leave a Reply





Archive