|

Udhëpërshkrim nga qyteti i artit dhe kulturës botërore të Holivudit në Los Anxhelos të Kalifornisë në SHBA

Nga Luan(Asllan) Dibrani

Temperatura ishte shumë e larte mbi 55 gradë në qytetin  Las Vegasit. Aty   bëmë një vizitë turistike dy javëshe . Mesi i gushtit ishte, kur një ditë vendosem ta marrim rrugën e  vizitës për në qytetin e  artit  dhe kulturës botërore në ,në Los Anxhelosit,  kryeqyteti i shtetit amerikan në Kaliforni .Distanca gjeografike ishte 272 milie ose  rreth 500 km.  Në  mëngjes u nisëm të organizuar,  tri familje    me një  kombi-bus  që  atë mëngjes,   me të dalë nga Las Vegasi,   në rrugën  e fundit  në periferinë e qytetit na ngelen në vëmendje  blic,  bukuritë e këtij qyteti të mrekullueshëm!

Las Vegasit , është një  qytet i lojërave të fatit,një qyteti i ndërtuar në shkretinë  i shndërruar ne një parajsë të vërtet  nga gjelbërimi , dritat e shumta  dhe me një arkitekturë të rrallë   qe ju kalon me infrastrukturë  shumë qyteteve të Evropës me ujë të bollshëm ( Pa e pasur edhe një litër ne pjesën rajonale ku është i shtrire qyteti por atë e ka sjellë nga   shteti i Orizonës me anën e kanaleve qe ka shndërruar edhe një liqe për furnizimin e qytetit me  dhjetëra kilometra)!  Ato kujtime   i thyente kënga  e shoqëruar  nga Florim Morina, qe aty këtu  iu bashkonte miku Sabri Vllasa nga Las Vegasi në SHBA,  por edhe  rruga qe na sillte ndonjë bukuri mahnitëse.

Paramendimet  e imagjinuara se çfarë do të shohim në  qytetin e ardhshëm  të filmit botëror  në Los Anxhelos  e plotësonin debatet qe zhvilloheshin ne mes nesh  duke i përkujtuar disa filma dhe  artist të Holivudit. Ime shoqe Igballja ishte ma e debatueshmja qe  i komentonte artistet dhe filmat por edhe  Florimi  Morina me Kilushin ,nganjëherë  na impononin  të shqyhemi se qeshuri  me humor! Emërtimin e këtij qyteti sikur e përzienim  herë Kaliforni,  tjetri  Los Anxhelos,dikush tjetër po shkojmë në   qytetin e Holivudit  koha ikte shpejt ne autostradat amerikane me  shume korsi. Me të vazhduar   në kilometrin e 150, sikur klima i përngjante klimës në Ballkan , por me të ikur ma tutje ,  vapa binte dhe ishte një klime ma e butë, me te arritur në Los Anxhelos    u përballëm me  një pamje të jashtëzakonshme të   frekuencës së turistëve gazetarëve ,artisteve ,  biznesmenëve  etj .

Qyteti ishte i  ngarkuar me shumë  komunikacion , aty me ranë në sy shumë autobusë të  shpluat dhe mini-bus me turistë.

Los Anxhelos është një metropol i madh bregdetar në jug të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

 Qyteti i Los Anxhelosit i njohur gjerësisht nga LA me shkurtesën , është një metropol i madh bregdetar në jug të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës perëndimore.  Në 1821 Los Anxhelos kishte fituar pavarësinë e saj pas një lufte të gjatë me Spanjën. Popullsia në 1836 ishte  vetëm 2228. Ishte një komunitet meksikan, i cili ishte i përbërë kryesisht nga kolonët amerikane, punëtorë të varfër kinez dhe disa pronarëve të pasur meksikan. Lufta vazhdoi  në mes Meksikës dhe Amerikës për një qytet të famshëm të luftës së 1846-1848 nga i cili u  pavarësua dhe mbeti si qytete amerikan.

Los Angelesi është themeluar si një qytet në Kaliforni më 4 prill, 1850. Ndërmjet 1870 dhe 1900 u rrit popullsia e qytetit  rreth rreth 102.000 banorë. Në vitin 1910, kjo shifër u trefishua në 320.000 banorë, kjo  rritje përfshiu                       qytetet e Wilmington dhe San Pedro në jug dhe Holivudi në perëndim. 

Los Anxhelos është qyteti më i madh në Kaliforni, dhe qyteti i dytë më i popullzuar në Shtetet e Bashkuara (pas New Yorkut ), me një popullsi prej 3,694,820 sipas regjistrimit të vitit 2000. Ekonomia e Los Anxhelosit është zhvilluar nga bujqësia, nafta, filmi, hapësira ??ajrore, tregtia ndërkombëtare, dhe turizmi. Qyteti është qendër ekonomike, tregtare dhe kulturore me universitete të shumta,  me kolegje, institutet kërkimore, teatro dhe muzeume të shumta.

Los Anxhelosi është pika më e madhe e hyrjes se emigrantëve  në Shtetet e Bashkuara dhe tani është qyteti  ma me  etnitete  të ndryshme në botë, me popullsi nga çdo komb. Los Anxhelos është konsideruar si një qytet i madh në botë, pasi priti dy Lojrat Olimpike. Los Anxhelosi është një qendër e madhe për prodhimin e argëtimit, duke përfshirë edhe film, televizion dhe muzikën. Los Anxhelos   ka Aeroportin ma të madh në Kaliforni me miliona pasagjerë qe kalojnë nëpër portat e tij çdo vit. Një nga aeroportet më të ngarkuara në botë, me mijëra fluturime  nga e gjithë bota.

Klima  e Los Anxhelosit

Qyteti antik dhe rrethinat e Los Anxhelosi janë të vendosura në një kodrinë bregdetare të rajonit, mesatarisht 100 metra mbi nivelin e detit. Qyteti është i vendosur në zonën klimatike subtropikale. Temperatura mesatare vjetore është 18 gradë Celsius dhe reshjet vjetore 305 mm mbi mesatare. Muaj të ngrohtë,  janë korriku dhe gushti me një mesatare prej 22,8 shkallë Celsius dhe në janar në 13.2 gradë Celsius në mesatare.

Pothuajse të gjitha reshjet vjetore ndodhin  gjatë periudhës nga nëntori  deri në prill, në përputhje me rrethanat, ajo është kryesisht e thatë nga maji deri në tetor.
Në verën e rregull në Los Angeles temperaturat e ditës zakonisht sillen rreth 22 deri në 25 gradë Celsius. Në natën temperatura bie nga një mesatare prej rreth dhjetë gradë Celsius. Lagështia është 50-75 për qind.

Arti kultura dhe filmi në Los Anxhelos

Në vitin 1910 zbulohen  krijuesit e filmit në Los Anxhels rajon si një vend i prodhimit ideal të filmit, u zhvendos nga Çikago për në Nju Jork dhe ma në fund në Holivud  (Hollywood). Prodhimtaria  e filmit të bazuar në Holivud është bërë një nga prodhuesit  më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara dhe tërhoqi shumë artdashës në Los Anxhelos. Filmi i parë me ngjyra ishte  – David O. Film Selznick  Gone me Wind – u shfaq në vitin 1939 dhe fitoi dhjetë çmime Oskar.

Qyteti historik i vjetër është një nga pamjet më të bukura të Los Anxhelosit  .  Nëse  një turist bënë një shëtitje nëpër “Olvera Street” ai  mund te ndihet si në Amerikën e viteve  të hershme. Në vitin 1953 qyteti i vjetër  ka 27 e shtëpive të restauruar për publikun. Nga 1818 ka shtëpi   qe mund te vizitohen  si shtëpitë  ma të vjetra, bile njëra është   e mobiluar me origjinalitetin e vet te asaj kohe në  gjashtë dhoma.

Pamje në qendrën e qytetit monument i themelimit te artit filmik në Holivud (Hollywood)

Në këtë qytet  vërshuan  artistët e botës  me çka  turisti,   pa hequr keq ne një shëtitje te rendomë mund të has shenjat  më të dukshme në “Hollywood Hills dhe Hollywood Walk of Fame”  mase 2,500 yje te artit dhe kulturës botërore në sheshin e qytetit  të vendosura në trotuar. Duke qenë qyteti i dytë më i madh në vend dhe nder qytetet ma te mrekullueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës këta yje  të filmit  preferojnë  këtë qytetet për jetesë.

Foto të realizuara në sheshin e qytetit në publikimin e mese 2500 yjeve të botës “John Belushi”Gjon Belushi aktor me prejardhje shqiptare pran Rilind Ribrani ,Elizabeta Taylor pran Asllan dhe Igballe Dibrani,The Simpsons pran Meriton Dibrani.


Këto  yje të artit filmik, muzikës  dhe kulturës  botërore , shndrisin  te vargisura njëra pas tjetrës në tere sheshin  . Nëse ju doni për të parë shtëpitë  artisteve të mëdhenj, atëherë rezervoni një turne me autobus nëpër Beverly Hills dhe ju mund të shihni në këtë mënyrë, një nga atraksionet më të mëdha të zonës së Los Anxhelosit,  shtëpi shumë milionëshe  në lagjen e artisteve  ma te njohur të Holivudit.

Datën  e 19 gushtit  2011, do te mbetet një kujtesë  mahnitëse për këtë qytet  amerikan , për këtë qytet qe  numri i shqiptareve nuk i mungon , një qytet qe  dha shumë për artin dhe kulturën botërore ,qe është dhe do te mbetet në qendër të vëmendjes për çdo artdashës   , po qe u jepet mundësia vizione dhe nuk do te zhgënjeheni .

Një shëtitje nga Arta ,Meriton ,Rilind Dibrani,Dafina,Granit Anita Gentiana Morina dhe Albulena Gashi (Asllan Dibrani dhe Igballe Dibrani në foton e dytë) në parkun Beverly Hills,të Los Anxhelosit të Kalifornisë me 19 gusht 2011 i cili shtrihet përgjatë Bulevardit Santa Monica (e cila është mjaft e bukur)

Lis gjigant i madh në parkun Beverly Hills,të Los Anxhelosit cili është shume karakteristik dhe shumë i vjetër ,por edhe i madh qe 6 burra nuk mund ta përthekojnë?

Udhëpërshkrim i një dite turistike në qytetin e Los Anxhelosit në SHBA 2011

Përgatitja  Prill 2012



Related posts

Bisedë me poetin nga Vlora z.Dalan Luzaj
NËNË SHQIPËRI – GËZUAR 100 VJET PAVARËSI!
Ambasada e Shqipërisë në Londër, festoi madhërishëm Shekulli...
Stuhi çmimesh letrare në Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëv...

Leave a Reply





Archive