|

VALË DETI

Poezi

Nga: Gëzim MUÇOLLI

 

VALË DETI

e di se tani akoma lëviz
lapsin mbi letër
prapa lumturisë së vjedhur
mbeten shkronjat e zeza
edhe ditën e sotit
ti mund ta futësh
në fletoren e madhe
të jetës
bashkë me shqetësimet
tua
sikur vale deti
mes fletëve të një ditari
struket emri i ëndërruar
në shtëpinë e fshehur
rrugës për në lindje
të diellit
det i trazuar
pse hesht
kur është koha për
lëvizjen e fjalëve
nga vendi
mos prit të të ngrohë
dielli i mbrëmjes
një ditë patjetër fjalët
do të zgjidhen
me pesë numra
të ditëve të vjedhura
të mbetura peng në
fletët që i zverdh koha
prap do të bjerë
shiu i pranverës
gjer në mesnatë
të na bëjë qull
rrugës së dashurisë.

 

Prishtinë 1989



Related posts

NUK DUA SHUM
NJE BILBIL
Një Jetë midis dy Oqeaneve
Vëllim Poetik

Leave a Reply





Archive