Vallja e fisit tim
Nga: Namik Selmani

Namik Selmani
U dashka për ty,
Ta mbjell për ty një ulli në Lëndinën e Valles.
Mos u thafsh kurrë , mor i uruar!
Kokrrat e tua
Përherë të puthin tokën në ugarin e brazduar .
Në se humbin një ditë…….
Le të humbë dhe deti i shpirtit tim
Shkretëtirë pa oaz të mbetet
Ku të thahen sy, duar, mushkuri.
Memece
në se bëhet fustanella e bardhë e kombit tim
Djali-gjysh s’e harron atë Kod sekret mbijetese.
Në se……….
Do t’i jap mandilen ullinjve,
Portokalleve,
Akeronit*,
Mëllezit*,
Dodonës*.
Të gjithë le të jenë dollibashë të valleve shamibardha
Futur në rrethin e hapur gjysëmhënë
Si uji që pjell ujëvara….
Veç kurrë valles së fisit tim mos i humbë fara.
*Akeroni – lumë në Çamëri
*Mëllezi- mal në krahinën e Konospolit
*Dodona-amfitetri antik i Çamërisë që ndodhet rreth 20 km larg Janinës ku sipas mitologjisë antike orakujt e lashtësisë parashikonin fatet e njerëzve
|
|
Tweet |


