Vangjush Mio – I arti i vjeshtës
Vangjush Mio – I arti i vjeshtës! – Nga Raimonda Moisiu
Esse-personazh

- Me Rozeta Mio, vajza e vetme e piktorit Vangjush Mio
Piktori i popullit Vangjush Mio është një nga piktorët më të shquar e të famshëm të shekullit të 20-të. Ai influencoi dhe luajti një rol të rëndësishën në zhvillimin e artit të asaj kohe dhe krijoi një numur të konsiderueshëm vepra arti në pikturë si; peisazhe të mrekullueshme, tablotë me subjekte të mjedist të Korcës, Pogradecit, Ohrit, Tirana, Durrësi, Elbasani etj, që e bënë Mion profesionist dhe piktor popullor. I lindur në Korcë në një familje të mesme dhe autoktone korcare, me ndihmën e të vëllait do të shkonte në Bukuresht të studionte për Artet e Bukura.Gjatë studimeve ai njihet me kryeveprat e artit klasik italian, i tërhequr dhe ndikuar nga magjia e tij, të cilat ndikuan në formimin e tij si piktor. Mbas studimeve Mio kthehet në vendlindje e punon mësues vizatimi në Liceun e Korcës, ndërsa piktura ishte pasioni i tij në kohën e lirë. Karriera e tij si piktor nga natyralizmi në abstraksion dhe simbolizmi ishin tipike në veprat e tij të mëpasshme. Ato karakterizohen nga një stil simbolist dhe impresionist me një kolorit të ndritshëm e të qëndrueshëm, peisazhet të mahnitëshme me objekte reale nga të gjitha krahinat, momente të natyrës tipike dhe esenciale, me diell dhe qiellin e kaltër, stinët, dimrin me borë, pranverën me blerimin dhe lulet shumëngjyrëshe, verën në liqenin e Ohrit e brigjet e tij, vjeshtën të cilën ai e dashuronte aq shumë dhe e pikturonte, duke na dhënë kështu, bukurinë natyrore të pikturuar me mjeshtëri të vecantë me karakteristikat e një vjeshte të artë. Tablotë e qytetit të tij, rrugët karakteristike korcare, rrugicat, manat e Drenovës e Boboshticës, kështjellat dhe portat e lashta shqiptare, xhaminë e Tiranës e plot të tjera që tashmë janë vlera kombëtare dhe muzeale.
Pikturat impresioniste të Mios, mbeten më atraktivet në historinë e artit modern dhe nga më të vlerësuarat nga publiku, janë dëshmi e rezonancës të jashtëzakonëshme nga të cilat një numur i konsiderueshëm i tyre janë gdhëndur në ndërgjegjen tonë artistike. Peneli i artë i veprave të Mios, karakterizohet nga stili simbolist me ngjyra të ndritshme, tone të zgjedhura e të tejdukëshme, të trasha e forma të sheshta, kontrasti i hijeve blu, e verdha e celur, dhe gërshetimi i ngjyrës së trëndafilit me të blertën, natyrë të qetë me plot gjallëri jete, tjetër karakteristikë kjo, që e bëri punën e tij të vecantë dhe intriguese, që është arritur nëpërmjet përdorimit të simbolizmit dhe mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, komunikimi në përputhje me personalitetin e shikuesve. Dekadat e para të shekulli të 20’-të karakterizohen me përparimin e lëvizjeve të ndryshme moderniste dhe progresionit të artit në përgjithësi. Mjeshtëri i penelit, Vangjush Mio, e zhvendosi studion e tij në natyrë, duke e përqëndruar vëmendjen jo vetëm në qytetin e lindjes, rrethinat e tij, por edhe në qëndrat e tjera të zhvilluara artistike të kulturës moderne, një art të ashtuquajtur impresionist që shpaloste prirjet e tij njerëzore. Peisazhin natyror e konsideronte ‘qëndrën artistike” të talentit mjeshtëror, si një fakt të pamohueshëm se pasioni për pikturën dhe dashuria për Korcën e tij, ishin të lidhura me idetë progresiste të artit modern. Realizimi i pikturave të tij impresioniste janë thelbi i përjetshëm i gjërave dhe vizioni i të vërtetës, punës dhe talentit që mishërohet e pretendohet të jetë i afërm në lidhje me kushtet nga ku mund të vërehet drita, ngjyrat, dielli e qielli, vjeshta e artë, dimri me borë, tablotë me momentet më të përsosura e misterioze të jetës së tyre dhe në lidhje me vetë piktorin. Megjithese vitet shkojnë edhe sot në ditët e sotme, impresionizmi i pikturave të Mios, është shumë më tepër për të mbajtur lidhje të ngushta me traditën, dhe përbëjnë arritjet estetike të një krijimi artistik, suksesi të qëndrueshëm, si shkak i ndjeshmërisë ndaj modernes dhe tradicionales, për të pikturuar realitet të dlirë, ëmbëlsisht e gëzueshëm, bukurinë natyrore në kërkim pafundësisht për dritën natyrore, me një fjalë një arti të caktuar të jetësës, i cili jo vetëm përputhej me aspiratat e shoqërisë së kohës e shpirtit të popullit, por edhe me përfaqësimin realist të tyre. Nga veprat e tij mund të përmendim, “Dimri në Korcë”, “Dishnica” “Vithkuqi”, “ Manat e Drenovës”, “Kositësit e barit”,”Autoportreti”, “Portreti i Gruas” , “ Portret Plaku” ,”Cigani”, “Njeriu me gajde”, subjekte peisazhesh natyrore nga rrethinat e Korcës e Pogradecit e shumë të tjera, që tashmë ndodhen në galerinë e arteve dhe në shtëpinë muze të tij në Korcë. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar gjithashtu për të inkurajuar pavarësinë artistike duke u bërë artisti i parë shqiptar që promovoi pikturën, celi kështu ekspozitën e parë në Tiranë më 1920-të, dhe në vitet më pas me ekspozita të tjera, të tretën në Korcë, më 1926, të katërtën më 1928, të pestën kolektive në Tiranë dhe vlerësohet me Cmimin e Parë në pikturë. Duke krijuar personalitetin dhe fizioniminë e vet, ai në vitin 1933 celi ekspozitën personale në Korcë, më pas në ekspozita kolektive Tiranë e në Bari të Italisë,dhe në të gjithat ekspozitat të organizuara në Shqipëri. Ekspozita Retrospektive e organizuar në Tiranë për nder të tij do të ishte dhe ekspozita e fundit. Ndahet nga jeta më 30 dhjetor 1957.

- Oborri i Shtepise muze 200 vjecare te V. Mios
Në shtator të vitit 1920 “poeti i natyrës shqiptare”, peneli i të cilit ka në ‘arkivin” e tij, 400 vepra arti dhe 130 vizatime do të ndërpresë studimet në Institutin Mbretëror të Arteve të Bukura në Romë për arësye ekonomike dhe kthehet në Korcë, ku emërohet mësues i vizatimit në Liceun Francez të Korcës. Aty njihet edhe me Enver Hoxhën, i cili nisur nga kjo njohje shkonte shpesh në studion e piktorit Vangjush Mio. Enver Hoxha ka pozuar në studion e tij dhe mjeshtri i penelit i ka bërë edhe një portret shumë të bukur, me premtimin si do t’ia jepte si dhuratë kur ai të martohej. Gjithashtu piktori i bëri edhe fotografi portretit dhe atë foto ia dha Enverit. Vitet kalonin dhe Enver Hoxha u bë udhëheqës shteti, dicka që mjeshtëri nuk e kishte menduar më parë. Kështu një ditë me portretin në dorë niset për Tiranë, në Komitetin Qëndror të PPSH., me qëllimin për të përmbushur premtimin që kishte dhënë. I prezantohet dezhurnit, duke i thënë se jam piktori Vangjush Mio, njohës i hershëm i udhëheqësit, dëshiroj ta takoj për t’i dhënë këtë portret. Përvec pritjes së ftohtë nga ana e njeriut të dezhurnit, jo vetëm që nuk e lanë ta takonte Enver Hoxhën, por ia mbajnë edhe portretin, me premtimin se do ia japin ata vetë, Enver Hoxhës. Kalojnë disa vite, dhe një ditë prej ditësh piktori i shquar Vangjush Mio atakohet nëpërmjet shtypit të kohës (G.Zëri i Popullit), duke shkruar me muaj të tëra se ku është portreti që më premtove, duke i shoqëruar shkrimet vazhdimisht me foton që Mio i kishtë dhënë Enver Hoxhës. Vangjush Mio reagoi duke i thënë se unë premtimin e mbajta dhe portretin ta solla në Komitetin Qëndror, dhe ia lashë dezhurnit. Për muaj të tërë portreti u kërkua, por kurrë nuk u gjet. Kështu historia e atij portreti mbeti enigmë se ku shkoi dhe cfarë u bë me të, megjithëse në atë kohë pati edhe aludime, se u zhduk nga njerëzit e Koci Xoxes.
Takimi me vajzën e vetme të piktorit, Rozeta Mio.
Prapa Katedrales Orthodokse në qendër të qytetit të Korcës ndodhet, një ndërtesë karakteristike qytetare korcare, gati 200 vjecare, shtëpija e Piktorit të Popullit Vangjush Mio. Aty vijnë viztorë të ndryshëm vëndas e të huaj dhe vajza e vetme e piktorit kujdeset dhe mirëmban “thesarin” që i la i ati. Admiruese dhe krenare për babain e saj, ajo shprehet:”Babai im e kishte studion në natyrë. Këtu në këtë muze ka mbi 57 piktura nga më të bukurat të tij. Ai më merrte me vete kur pikturonte tablotë dhe më mësonte artin e bukur të pikturës. Natyra është mësuesi më i madh i piktorit –shprehej shpesh babai, -gjë që e tregoi bindshëm e madhërishëm në veprat e tij të paarritëshme. Rozeta vazhdon të na tregojë raportin e pandarë që ajo kishte me atin e saj. Për të ai ishte mësuesi i parë i vizatimit, që trashëgoi te ajo artin e vizatimit, duke ushtruar në vitet më pas, profesionin e mësueses së vizatimit.

- Ballkoni ne katin e dyte te shtepisë muze te Mios
Hartford CT USA
Mars 2011
|
|
Tweet |


