|

Vëllim Poetik

Poezi të përzgjedhura nga redaksia e gazetës Prishtina Press. Falenderojmë autorët për krijimtarinë dhe kontributin e tyre në fushën e artit dhe letërsisë. Ky  vëllim poetik përmban poezi nga poetët e ndëgjuar, si Namik Selmani, Pilo Zyba, Musa Jupolli, Agjelina Krasniqi Bardhaj, Ismail Rexhepi, Mark Kuzhnini, Lindita Prenga, Dhimitër Nica, Agim Gashi, Milazim Kajtazi, Hyqmet Hasko, Haxhi Dikolli, Eduart Frakulla, etj, krijmtaria e të cilëve mbetet trashëgimi për letërsinë shqiptare. Lexim të këndshëm!

Për t’u bërë pjesë e  rubrikës ‘Vëllimi Poetik” na dërgoni shkrimet tuaja tek adresa e emailit: contact@prishtinapress.info

 

 

Vëllim Poetik

Rubrika nr. 10

22 Gusht 2012

 

 

 

 

Namik Selmani

 

Ngjalëro, moj pikëlore!
Motiv dashurie nga Çamëria

 

Nga Namik Selmani

 

1
Ngjalero , moj pikëlore .
Ngjalëro mbi kurmin tim
Gur e shkrepa ndiz në hone
Vallen hidh mbi trëndafilë
Ngjalëro pa fund në ëndrra

Më bëj mbret, të dhëndërroj!
Mos më lodhet dora, këmba
Kur tek ti të fluturoj.

2.
Më këndo një këngë djepi
E ujdisma fjalë më fjalë .
Në s’ke krua, shko te deti
Hidhja gjoksit bërë zjarr.
Se do tres plumbin e pushkës
Ta bëj dhe ku të mbjell mallin.
Gjethëro te sytë e bukur
Bëmë fllad të ta puth ballin.

3.
Bëmë gjerdan ku të vë dorën
Në një valle ngrohma gjurin.
Mal më mal të zgjedh kurorën
Nëpër faqe të sjell prushin.
Prush i prushit thëngjillndezur
S’ma djeg sirin gjuhë e flakës
Ngjalëro, moj koceshpleksur
Nusëro në jele dallgësh!

4.
Më bëj lis e kapedan
Një ushtri të marr me vete.
Ku të ketë stere e valë
Të të them ca amanete.
Bashkë e leshit të mos soset
Dorë e bukur kur ta dredhë.
Moj nepërka pikalore,
M’i gremis në hon rrufetë .

5.
Se rrufe sot qenkam vetë
Ty të paskam dritë e qiell
Me një këngë i dëboj retë
Për ty sot do sjell një diell.
Sytë e mi, mos m’i verbo
Kur gremis malin e lartë
Ngjalëro, moj ngjalëro
Klumushtore faqekartë.

6.
Ngjalëro, moj ngjalëro!

 

 

 

 

Agim Gashi

 

VASHAVE SHQIPTARE

Nga: Agim Gashi

 

Vashat e bukura që ka Shqipnia

Nuk i ka askush në këtë botë,
Janë shtatëhedhura si perria,
Janë hijeshia e të bukurës tokë.

O ju vashat e trojeve Arbnore
Dilni se zanat për shoqe ju njohin,
Ka ardh koha me shkrirje bore
kur dielli e hana duan t’ju shohin!

Duan të marrin bukuri zanash
Gjithë brigjet dhe gjelbërimi,
Nëpër kopshte ku ndiçon hana
Dhe kudo ku çon rreze dielli.

Dilni të ndrisni brigje e skuta
si në kohërat e arta të Ilirisë,
kur i zbukuronte Mbretreshë Teuta,
Që ishte yll i ndritshëm i bukurisë.

Kur jeni ende vasha beqare
Ju pëlcet faqja e ju gufon gjiri,
Kur bëheni nuse shtatsorkadhe
Ju lakmon në degë edhe bilbili.

Kur ju bëheni nëna fëmijësh
Shton yjet e vet edhe qielli,
Shtonjë kokrrat pemët e stinës,
Qeshet hëna e qeshet dielli.

O ju vasha të bukura të Arbërisë
Pastërinë që mbani në trup e tesha,
Ua jepni gjithë konakëve të shtëpisë
Dhe ujërat burojnë më të kthjellta.

Unë këngëtari e poeti në këto dhena,
Ju këndoj përjetësisht me krenari,
Me jetu dhe njëqind jetra të tjera
Pos shqiptares, tjetër nuk shtie në gji…

05.05.2010
Düren-Spitali i Birkesdorfit

 

 

 

 

Enxhi Krasniqi Bardhaj

 

E IMJA BOTE

Nga: Agjelina Krasniqi Bardhaj

 

Të qetësoj ndonje ngërç, tronditje, mall, pabesi,
Apo dhimbje, që përvëlon nëpër rropullin e motit?
Mes territ të natës thërras; ndihmë për ngrohtësi,
E etur të gëlltis helmin në vend të pikës së lotit!…
Zgjatem si majë e prehtë në të thepisurin shkëmb,
Si çekan mbi kokë mbaj gishtin dhe gjykoj,
Atëherë kur bukën gelltis si një gjëmb,
Luftoj me veten, plagën e hapur ta mbijetoj!…

Palët e tjerura do ti vendos sërish në furkëz,
Besimin dhe fjalën do ta vendos ne drugëz,
Do i rrah duart e mpira, përplas këmbët në tokë
Ta ndjej ecjen përpara e zgjuar, dhe jetëplotë…

Dua të kuptoj, ç’po më ndodh! Ku e kam timen botë!…

 

 

 

 

 

PENA IME

Nga: Agjelina Krasniqi Bardhaj

 

Përplasje!…
Dyert rrapëllojnë!…
Qerpikziu merr pamje trishtuese!..

Pena ime e lehtë
Shpërndan tinguj zhurmuese,,
Burimin e kanë,
Nga zgafellat drithëruese.

Pena përplaset,
Le njolla të vrazhda
Mbi letrën e bardhë vezulluese,
Shëmtite bëjnë zhurmë
Të hatashme, dhe pickuese.

Një hallakatje
E shpërqëndruar
Sjellë bezdinë,
Fare pa u ftuar.

Spiralet e makthit
Mbi letër zhgaravitur,
Dhe njolla e zezë në një kënd
Mbetën në terr papritur.

Një pauzë sundon
Mes dy paragrafeve të mprehta,
Poetit të letrave të bukura,
Dhe hieroglifeve të fshehta.

Zgjohu pena ime !…
Fjala kurrë të mos shteroje,
Edhe atëhere
Kur dera te rapëllojë….

Hapesirat e tyre,
Kurre të mos ngrijnë…
Vargjet të venë flatra,
Dhe qiejve të arijnë…

 

 

 

 

 

Pilo Zyba

 

TI MË MBAN TË GJALLË NË JETË

Nga: Pilo Zyba

 

Nuk e di pse jam i dehur, nga vështrimi apo shija,
Nga hiret e tua derdhur, nëpër gjithë ndjenjat e mia?

Nuk e di pse kam dëshirë, gjithë nishanet pika – pika,
Ti numëroj lehtë, mirë, deri sa të zbardhet drita…

Ti qëndron shtrirë në diell, rreze mërr dhe nxihesh vetë,
Vështrimi im, nga imi qiell, kostume ndjenjash të pret…

Deti më duket i vogël, para detit tënd të shpirtit,
Diku një fushë, një kodër, krijim i merkullis’ së Krishtit…

Ti hapësirë qiell dhe tokë, ti ajër ujë dhe det,
Ti që gjallë mban këtë botë, Ti që përtërin në jetë…

Ti më ngjall, dhe ti me vdes, Ti me lind, e ti me tret,
Ti jep ëndrra, më jep shpresë, bota me buzën tënde flet…

Ti je varg i një poeme, ti je rrjedha e një burimi,
Gjelbërimi i çdo peme, muzikë tinguj – agimi…

Ti je ëndërr, je pikturë, më bën me krahë e me lehtë,
Ndjenja jote është një urë, që më mban gjallë në jetë…

 

 

 

 

 

LONDËR E BUKURA LONDËR

Nga: Pilo Zyba

 

Qiell i mbyllur, ngjyrë gri, dhe një rreze përmes resh,
Në lulishten ku unë rri, ngjyrë e lules nis dhe qesh…

Prej mermeri monumentet, mbi to buste, vetë mbretëria,
Era larg si dirigjente, muzikë për veshet e mia…

Lumi Tamiz qetë – qetë, rrjedh e ikën dalë-ngadalë,
Londrës më mërmërima i flet, shushurima – mijra fjalë…

Parqe – parqe pa mbarim, gjelbërim në rrugë e brigje,
Buzëqeshja si lulëzim, në shpirt njerzish gjeka shtigje…

Art në qiell, art në tokë, art dhe lashtësi e endur,
Histori në terrakotë, nga duar mjeshtërisht e gdhendur…

Një bust prej bronxi i derdhur, te një hark e te një urë,
Ide dhe mjeshtra janë mbledhur, për të shkruar në kulturë…

Mjeshtër nga e gjithë bota, gdhendur me duar dhe mëndje,
Në çdo monoment e portë, Londër gjithë bukurinë tënde…

Nëpër kate e gradaçela, hyrë në gjuhën e kombit,
Londër anije me vela, në detin e madh të globit…

Në mes meje dhe mes teje, në qiell si endërrime,
Vetëtin vegim rrufeje, portreti të dashurës time…

Londer – Londër, ti s’e di, ke bukuri, pa fund, pa anë,
Por je mbret pa mbretëri, kur të dashurën s’kam pranë…

 

 

 

 

 

 

Musa Jupolli

 

Eh Vëlla Poet

Nga: Musa Jupolli

 

Eh vëlla poet e mik
Orën letrare ma fale
pas shumë dekadash
në dhuratë lirinë

Lirinë e mbështjellur
me vujtje
Lirinë e ç’akorduar
ku as vapa s’ ka mëshirë
ku papastërtia ka zënë vend
dhe i buzëqeshet Atdheut tim
si me pahirë

Ec e guxo të marrësh frymëzim
poetik,politik, ekonomik
Eh kultura e Atdheut tim
vuajtje e poetit e piktorit
në mërgim
Artist e Mjeshtër
piktura me libër në dorë
shetit e djersitur
në kërkim strehim
kritikë e ç ‘ veshur
lecka lecka

Ja atje mbi urë
rrafshnalta kopshtore
minaret e Atdheut tim
në lulishtën e dies
kryqi i armikut tim
Univesiteti i rinisë time

Vaso Pashës i bëra thirrje
më erdh në takim

leni kish’ e xhami
feja e shqiptarit
asht’ shqiptaria,

… dhe ashtu i mërrolur
fort më qortoi
Ku je shqiptar?
Pse nuk ma mësove vargun
O popull i pa fe
Pse e humbe fenë tënde t’ ëmbel shqiptare

Zgjohu rinia e popullit tim
pa libër e me gjum
je bërë i topitur i kopitur

Vëlla poet e mik
nesër është vonë
Për atë Zot që flet shqip
bukën e gjuhën
n’ adhurim i ke
burim i Atdheut tim.

 

Prishtinë 07/08/2012

 

 

 

 

Ismail Rexhepi

 

 

Më ndodhë…

Nga: Ismail Rexhepi

 

Më ndodhë të tër një natë, të kujtoj
Siq ndodhin orteqe bore pa pritë vijë,
Rrëmuj e ftohtë që shtiret në buzëqeshjen tënde
I zgjedhur mbetem me ty të rrijë.

Ngrohtë strukem te këmbët e shtratit tëndë
Filgjani në dorë tënde dridhet, rrjedhë
Buza e tharë , oaza e shpirtit
Në bebzën e syrit dashurinë e derdhë…

Mysafir i heshtjes tënde të mbytur
Dua të ndizem në cilëndo prekje nga ti,
Për ty për pritjen e shpirtin tënd
I etur shumë i etur për flakën tënde vijë.

Dhe e di i urtë!!!
për mik të vijë,
a për shpirtë
me ty di të rri…

 

 

 

 

Pa titull

Nga: Ismail Rexhepi

 

O dritë e hënës
shkëndi e shkëputur nga unë
Që fshihesh në mua
Më fyej njëher! Lyp t’falun që më more
Pa më thënë të dua…

ti hënë Rebele!
e plotë…
apo yllë i shkëputur?

ku je nisur
gjurmë shkëndiash
pluhur e thërrime,
shigjetë e dalur nga harku
nishan në zemrën time…

 

 

 

 

Mark Kuzhnini

 

 

Ke lakmuar por je denuar

Nga:Mark Kuzhnini

 

Nëse koha njehër prishet arsyeja do të dihet
qielli per ne do qajë

nëse borë do bie ne korrik akulli do ngrihet
me lotët e merzisë pluhurin do e shperlaj

Nëse njëherë fjalët kanë munguar
tani nuk mungojn se zemrat flasin mes vete
pasurit janë breshër qe mbas shiut do rigojnë
qe e sulmuan fatin e kësaj jete.

Nëse emrin tim diku ke ndojherë per ta ndeshur
behu kinse nuk e ke ndegjuar apo as qe e ke parë
me perqafimin tjeter ti je veshur
trupin e ke bashkuar por shpirterat i ke lenë te ndarë.

Nëse ndokush per nje dashuri është duke folur
flitet per ne se sa dikur ne jemi dashur
qiellin do e shohesh qe me ngjason i mërrolur
do thonë njerëzit cfarë dashurie ata kanë pasur.

 

 

 

 

 

NUK MUNDEM PA TY

Nga:Mark Kuzhnini

 

Me duket zbrazet i tër qyteti
kur ty nuk të shoh
vetem zëri ytë kujtim meë mbeti

por më afër zemra të do

S,mundem pa ty
s,kam fjalë të flas më asgjë
e kotë nata pa ne të dy
mungesa jote më la pa zë

Qëndrojm larg njëri tjetrit
por sa afër të kam më shpirt
këtë dhe dielli e di
por mua tani s’më shëndrit

Përse ike pa më folur
ato fjal do i shëndrroja në kujtim
trup dhe shpirt më jan lodhur
duket se shum pak kanë shërim.

 

 

 

 

 

 

MESHIR KERKOJ

Nga:Mark Kuzhnini

 

Viktim e vuajtjes gjymtyr e humbur
mëshir kërkoj nga Zoti pa interes
për atë që po e humbi dhe më s’mund ta gjej
në prag të humbjes kërkoj mëshir se po vdes

Rrufet e pa mëshirshme më sulmojn pa pritur
qëndroj si shkëmb përball tyre dhe nuk flas
ato rrufe që më sulmojn jan në krahun e djallit
un me thënjen është një ZOT vazhdimishte thërras

Përpjekje bëj ta gjej pavdeksin në tokë
bazohem tek të dhenat që është gjetur diku dikur
medikamentin për pavdeksi që e ka gjetur Gilgameshi
fjalët e shumta më kan bër të shurdh

Enkiduj si mik më të mir e kam mburrjen
sepse mburrem që jam shqipëtar gjithmonë
por miku im në kët rast mburrja nuk më vdes
loti nga syri si ujë buzëdetit shkumbon

Por mbret Uruku unë nuk jam
dhe përnjeqaste me vdekjen jam pajtuar
sepse vdekja e kuptova që është veqse një fillim i jetës
dhe shpirti i zënë peng nga trupi ka për tu liruar.

 

 

 

 

 

MIRDITA

Nga:Mark Kuzhnini

 

Mirtditë emër i madh për shqipëtarë
fushat e gjëra që e rrethojnë
diellin fqinjë e ka sipër
shqiponjët anemban saj këndojnë
sa nga turku e sa nga të tjerët
Mirdita u mbrojt pa u shkelur
nuk më besojnë tani këta të mjeret
që Mirdita ne baltë kurr s’ka ngelur

Me burra dhe burrënesha
të bashkuar gjithnjë qëndronin
me kapedana e princesha
për armiq as që mendonin.

 

 

 

 

 

Lindita Prenga

 

 

Shterngate e qiellit

Nga: Lindita Prenga

 

Shtërngatë furishëm shpërthen perdes së qiellit
përplaset buzëve tokësore të shkrifta.
Shtërngohet lisnajve furfullueshem bri diellit

zemerëohet burimeve shpirtërore të brishta.

Lëngon krahë pëllumbash lajmëtare
buzë pelegrinesh njomëzon mendimet.,
ecen apokalipseve gjëmuese pa fjalë
dridhet kësaj bote e gjitha shpirtë vrarë.

Po po shtërngatë e krrusur dritë hënës
hijeve të maleve u zën pusinë.
Fushave lule qelura në gjirin e nënës
u mori pistilin e shtegëtoj ne kalim.

Eh sa kohë mendimet vëshojnë furishëm
larë me qumshtin të derdhur prej yjesh.
Aq herë do gjëmojë qielli gjith nxitime
në kërkim të vërtetësisë që struket vështrimesh.

Atëhere vetëm atë herë, po kur
do buqase mirësia nga mitra e tokës.
Atëherë ,atëhëre po kur
do numërohen vitet, e do ti bien kokës .

 

 

 

 

 

 

 

Dhimiter Nica

 

KORESPODENCË ME ANTONION NGA NAPOLI

Nga: Dhimitër Nica

 

Unë dhe Antonio u njohëm rastësisht,
Disa vjet më parë në një ishull të Greqisë.

Unë të miat,halle nga Shqipëria

Ai i revoltuar, nga Napoli-Italia.

Më gjëj një profet tamam si Orakulli,
Të zhdukim përgjithmonë plehrat nga Napoli.

Më jep një mendim diku në Afrikë
T’ i flakim pa merak,të mos kemi frikë!

Larg në Sahara,s’ka njerëz e gjelbërim
Të gjejmë një zgjidhje për qytetin tim.

Na mbytën mikrobet,helmimet toksike
Diku në Najrobi,a në fushën Nilike…!

Të gjejmë ndërmjetësit,do paguhen mirë
Do garantojnë veten dhe brezat që vijnë…

Disa vjet me radhë flisja me Antonion
Por ka disa kohë, s’më hap telefonin…

Po vijnë në vendin tim plehrat dhe haletë,
Fekalet dhe helmet, s’i desh’ as botë e tretë.

Historia shkruan,nuk ju toleron
Qielli vendit tim dhe zogjtë po verbon…!

 

 

 

AKOMA SE KAM GJETUR . . .

Nga: Dhimitër Nica

 

Bëj të nxjerr një këngë të vjetër
Që rri fshehur thellë në shpirt
Por akoma se kam gjetur
Në është këngë,a është flirt . . .
Ajo vjen e vogël fare
Del e zbetë në horizont
M’i hedh hapat si manare
S’di ku vete,s’di nga shkon…

Zbret nga mali porsi zanë
Zbret nga retë e riveson
Binjakë kërkon në çdo anë
Pastaj ç’mallet,qan,loton…

Më ngjan me vajzë,me zanë e flutur
Nuse bukur dhe belë hollë
Ngjyer në hënë,a ngjyer në Kumtur
Ngjyer në qiell,në det a borë !?

Se shoh dot,veç në ëndërra,
Po më ç’mend e dua shumë!
“Jam ashtu siç më ka bër nëna
Veç për ty”,- më thotë në gjumë.

Sa hap sytë i përlotur
Unë e ndjej,
Ajo është pranë meje rrotull
S’ju gënjej…!

 

 

 

 

 

 

Milazim Kajtazi

 

NGA AJO DITË…!

Nga: Milazim Kajtazi

 

nga ajo ditë Tetori
gjergjefi qendisurë më tulipan
ojë ,grep e gjylpanë
qeizin paluarë e lamë
e i premë të gjitha më gershanë

i ramë trup e shkurtë

grepin më qendisë tentene
ti në xhepë ruanë edhe sot
grepin ende kujtim e mbanë
e të gjitha i dhamë
për dashurin tonë.

 

 

 

TE RROTA E KUQE

Nga: Milazim Kajtazi

 

te rrota e kuqe
më u ba nuse
deri te molla e kuqe
shtriva fustanin e nusërisë
e i këndova çarmërisë

nuse jam bërë sot
e vallzojë në Bulevardë
në bregdetin shqipëtarë
jam përmalluarë
më pritë se du më ardhë

të këndoj në Parajsë
vallzojë në Ramond e Kosovë
burek më ngrën në Strug e Tetovë
Pastiçeri qaj më pi
më ngrën drekë në Vushtrri
e gjumin me ba në Pamvarsi.

 

 

 

GJURMËVE TË TIJ…!

Nga: Milazim Kajtazi

 

sa thellë kishte rrënjët
gjaku ende rrjedhë i fresket
në zëmer damarit
e gjallë ende higëllimë e kalit

e unë në mes të saj kaluroj
trup e trup kalasë

një kujtim për një trim
e një lisë e një plis kërkoj

për një trim
me shumë trima pas
therras e piskasë
ku je o Skenderbe
kam ardhë te të takojë
pas gjashtë shekujshë
patkojt e kalit tuaj kërkoj
shpaten,dhe gjurmet e saj

therras o Gjergj
ku janë Kastriotet
gurë themelë i shqiptarisë
mbrojtës të cilvilizimit modernë
kush do qe i kërkon
shkoni në Krujë,shkoni
po,po aty do i gjënë

aty është edhe lisi im
aty gjëjë frymzimin tim
që të bëhesh edhe më shqiptarë
nga Kalaja e Krujës,i qonë fjalë
n’Kuvend të Lezhes më ardhë
nga Kalaja e Durrsit e Shkodres
një za Kalas së Lezhës dhe Vlores
njera/tjetren shohin në horizont
lidhen besën në Zot e në Komb
për trojet tona e për një flamurë
o do i bejmë
o s’do ekzistojm kurrë

ngrihu Gjergj më fol një fjalë
n’Krujen tuaj sot kam ardhë
gjurmet e juaja ti kërkoj
edhe kalin tuaj të takoj
veç një deshirë kerkoj nga ju
coptim trojesh mos më leju

ngrihu trim mos më pritu
se të porta të pret kali
për ju qe e kem shalu
edhe njëherë Shipnin më na e bashku.

 

 

 

 

 

Deshira Haxhi

 

Eshte radha ime!

Nga: Deshira Haxhi

 

Mbrapa i lash pushimet
jeta më fton në përleshje
ndjehem e fortë, e kthyer në gur

kështu jetën do e përplas flakësh.

Mos u cudit aspak
rrezikshmërine e kam në gjak
do ndjek përherë hapat e tim Ati
ndoshta e përgjakur, zvarritem për pak.

…dhe ashtu zvarritur
jetën do e kap për flokësh
se… kur ajo qeshte unë derdhja lot
me gotitjen e parë s’më hodhi përtok.

U nisa
goditjet e tua s’i duroj dot më
shpesh më shkele të përgjakur
loti i gënjeshtërt s’më mashtroi kurr.

Mos më moho,do i derdhem errësirës
….është radha ime harkun t’a marr !!!

 

 

 

Hyqmet Hasko

 

FËSHFRIN NJË PJERGULL E GJELBËR

 Nga: Hyqmet Hasko

 

Fëshfërin një pjergull e gjelbër,

në krahët  e erës përqark,

seç më zuri një mall i vjetër,

dhe me hodhi në vite larg.

 

Seç më vjen një zë i hollë,

me përmallim e mjaltë derdhur,

nga një harresë seç me zgjon,

për një puthje tek ajo pjergull.

 

Diç me fsheh e diç me ruan,

dhe më kredh në kujtime,

vitet ikën, po nuk harruan,

puthjen mjaltë te buza ime.

 

Fëshfërin kjo pjergull e gjelbër,

dhe pse e plakur buzëqesh,

mirë se erdhe mik i vjetër,

ku zgjodhe vajzë një hyjneshë.

 

Por s’e di ti mike pjergull,

sa lot për të kam derdhur,

dhe qe kismet i një tjetri,

se për mua merak ka mbetur.

 

Por sot ajo erdhi të më takojë,

tek ti pjergull e paharruar,

që si miq shkollor të festojmë,

por tashmë me zjarr të shuar…

 

 

 

JAM SI TI SHQIPËRI

Nga: Hyqmet Hasko

 

Shqipëri, moj e holla në brinjë,
kush ta pa në sy, njohu dashurinë,

nga zemra jote mori madhështinë,
lartësoi nëpër shekuj krenarinë.

Shqipëri, syri i pushkës që s’fjeti,
malet tunde me dorën tek djepi.
Jam si ti, në çdo gjë të kam ngjarë,
kam veç një emër, jam shqiptar.

Ne trup kam gjak të pastër prej nëne.
Dashurinë e dhembshurinë kam për miq,
unë jam ëndërr nga drita e çdo ëndrre,
për sytë e tu nga sytë e mi jap dritë.

Unë jam si ti, një sy i pamjegulluar,
Qeleshebardhë, borë malesh zbardhuar,
unë jam si ti, pranverë që pranveroj,
unë jam si ti dhe me ty mbretëroj !

 

 

JETË ME PËRPJEKJE

Nga: Hyqmet Hasko

 

Jetë që s’të jetova mirë,
se pate çaste me errësirë,

por s’u zhyta kurrë në baltë,
tek një lule kërkova mjaltë.

Te dy ecëm në rrugë me gurë,
dhe u përplasëm në ndonjë mur,
por kurrë nuk ramë e nuk ngecëm,
me këmbët tona prapë ne ecëm.

Ecëm larg dhe ecëm shumë
dallgë mbas dallge nëpër lumë,
nëpër mjegulla me gjëmime,
por prapë dolëm në kthjellime.

Pak na panë dhe pak na deshën,
buzëpërveshur dhe na qeshen,
por ne bashke përherë mbetem,
dhe fjalë zemre shpesh ne gjetëm.

Fjalët tona në çdo sofër,
shtruar mbeti fjalë e zgjuar,
dhe na ndezi zjarr në votër,
shiun e shqotën për të larguar.

Ti me ke dhe unë të kam,
jetë që koha nuk na ndau,
ikin vitet edhe na lanë,
ty themelin dhe mua traun.

Dhe të dy bashkë u gëzuam,
dhe me mjaltë sofrën shtruam,
dhe kërkuam nga njeri – tjetri,
nderimin e një jete mbreti.

 

 

 

 

 

Haxhi Dikolli

 

NJË DITË PA VETEN TIME

Nga: Haxhi Dikolli

 

Gjithmonë i jam trembur, një ditë pa ty
Por shpesh besoja, që nuk do të vinte
Por ja që ne sot, nuk jemi më të dy

Mes puthjesh, s’do jemi as sonte

Një ditë pa ty, një ditë pa veten time
Një ditë e grinjtë, që shkon në askund
Një ditë pa zërin, që s’mori dot era
Një ditë pa gërshetin, që era s’përkund.

 

 

 

 

 

NE DUHET TE PRES !

Nga: Haxhi Dikolli

 

Mos më thuaj :
- Është çmenduri !
Brenda lotit tim;

Si mund të krihesh ti ?!

U dashka të pres
Në sytë e t’u i dehur !
Një jetë para pasqyrës, e;
… përsëri, pa krehur !?

 

 

 

 

 

Të j’Em ?!

Nga: Haxhi Dikolli

 

Em me ty, Em pa ty !
Herë, herë, më mirë të dy.
Në pritjen time, vetëm them :

- Të j’Em , apo të mos j’Em !

 

 

METAMORFOZA E NJË BURRI

Nga: Haxhi Dikolli

 

Më ndodh shpeshherë të kaloj
I lodhur, parkut në një rrugë
Kur i “ cfilitur “, vij nga mbledhjet

A’po herë, herë, kur jam pa gjumë

E bëhem shpejt, i vogël fare
Shume vite shkuar, miturak
Ç’do gjë këtu, më ngjall kujtime
Ç’do pemë e lule nëpër park

Tani jam tjetër, siç më shihni
Dhe mbaj këpucë “ llustrafinë ”
Atëherë sandale me një rrip
E ndonje bluzë me fat, pa vrimë

Tani ka gra, që më thërresin
Emra, për shok e miqësi
Duart e bardha kur mi zgjatin
Ej ! Mik i dashur : – “ Bel Ami “

Po është një stol atje matanë
Ku varet dega e një shelgu
Do shkoj të ulem me ngadalë
E të kujtoj prej nga kam erdhur

E shpejt e shpejt, dua të rritem
Të mbushem thinj’, të bëhem plak
Të shoh pastaj, se si do dukem
Pas qindra vjetesh, te ky park !

 

 

 

 

 

 

Eduart Frakulla

 

NJE DORE PER TY DO TE LE JASHTE …!!

Nga: Eduart Frakulla ‘Pasha Vlonjat’

 

Më prek në shpirt shikimi yt ,
Vuajtjet e tua të kësaj bote ,
Te fundit cigare nis të ndez,

Mes tymit më shfaqet buzëqeshja jote !

Ti miku im I mirë më thua …
Je rreze drite mburojë për mua ,
Në dhomën e errët për ty lotoj ..
nga gjumi I mbytur mëngjezet zgjoj !

(Une ) flas me vete plot kërshëri ,
Në se do të vdes ti mos mbaj zi
POR KENDO …….
një dorë për ty do të le jashtë ,
Të t’ledhatoj, ëmbël të të flas !

(E di ajo ditë do të vijë )
E ëmbël (NGA PARAJSA ) do të buzeqesh,
Kur ti të më thuash gjithë gezim,
NDRYSHOI JETA IME O ENGJELL MBROJTES
JETOJ E (I) LUMTUR O SHPIRTI IM!!

 

 

 

 

 

I NGROTI LOT PERSHKOI FAQEN !

Nga: Eduart Frakulla ‘Pasha Vlonjat’

 

I ngrohti lot përshkoi faqen ,
Ndër kapilar u drodh dhe dridhja ,
Të carat e buzëve nisi ti mbuloj ,

Kujtoja orët dhe kohen shtrydhja !

Kërkoja orët dhe kohën kërkoja ,
Si tregut vërtitesh kur bën pazar ,
E shtrenjtë ora e shtrenjtë dhe koha ,
Sa do të shtenjta kam për ti mar….!

Dhe në të zëntë ty zilia ,
Yll që shndrinë e që mer zjarrrrrrr
…..kam kohën time orët e mija ,
Orët e tua s’kam për ti mar…….!

 

 

 

 

” IKONA IME ”

Nga: Eduart Frakulla ‘Pasha Vlonjat’

 

Nënë shpirt jetë të kam ,
Dhe kur jam larg të ndihej pran ,
Sa hërë përlotem vështroj nga Ti ,
Mëngjes e mbrëmje lutem tek Ty !

Kur shpirti ndihet i trazuar ,
O NENE nis thërret ….

Ti vjen afrohesh më buzëqesh ,
NIS FLET :CKE BIRO ME PYET ?

Nis më puth syt e flokët më lëmon ,
Aq ëmbël më buzëqesh ,sa plagët më shëron ,
Tek Ti mbështetem e ndihem rehat ,
E Ti nis flet..”-SHKO BIRO JETA VAZHDON ”- ti nise prap……

 

 

 

___________________________________________________

 

Rubrikat e Mëparshme

 

Vëllim Poetik nr.9: Lexo Këtu >>

Vëllim Poetik nr. 8: Lexo Këtu >>

Vëllim Poetik nr.7: Lexo Këtu >>

Vëllim Poetik nr.6: Lexo Këtu >>

Vëllim Poetik nr.5: Lexo Këtu >>

Vëllim Poetik nr.4: Lexo Këtu >>

Vëllim Poetik nr.3: Lexo Këtu >>

Vëllim Poetik nr.2: Lexo Këtu >>

Vëllim Poetik nr.1: Lexo Këtu >>

 

 



Related posts

Cikël Poetik nga libri “PASQYRË E PËRGJAKUR”
ROMANI HOTEL ARBËRIA I MEHMET KRAJËS
GJUHËT INDOEVROPIANE
DIALOG QORTUES ME POEZINË

1 Comment for “Vëllim Poetik”

Leave a Reply





Archive