|

VETVRASJET NE KOSOVE DHE SHQIPERI

Nga: Mr.sci.Flori Bruqi

Mr. sci. Flori Bruqi www. floripress.blogspot.com

VETVRASJET NE KOSOVE DHE SHQIPERI

Pse vrasim veten? Sipas nje sondazhi te realizuar nga Instituti i Statistikave dhe ai i Shendetit Publik te RSH, rreth 5 000 te intervistuarve ndjehen “te pashprese” te cilet bejne pjese ne kontigjentet e atyre qe mund ta veteflijojne jeten ne cdo kohe.

Nje dukuri sociale kjo, me permasa alarmante per nje vend ne tranzicion, po te kemi parasysh se statistikat flasin per 200 vetevrasje ne vit dhe 400 tentativa te tjera, per tu veteflijuar.

E thene ndryshe, numri i atyre qe vetevriten ne Shqiperi , tashme eshte me i larte se numri i te vrareve nga krimet e ndryshme. Po ti shtojme kesaj, edhe vetevrasjet e nxenseve nga 10- 13 vjec, ndonjera prej tyre nen ndikimin e sekteve fetare, dukuria behet me komplekse dhe alarmante. “E kush nga ne, pasi u be 30- vjec, nuk e vrau veten nja dy a tri here”,- shkruan H. Balzaku ne nje nga romanet e tij. Dhe kjo eshte e vertete. Por, me shume se per aktin konkret te veteflijimit, shkrimtari i madh francez, e kishte fjalen ndofta per ate gjendje depresive qe i duhet cdo njeriu te kaloje ne periudhen dhe moshen me delikate te jetes, derisa ajo te hyje ne hulline e saj normale.

“Paaftesia per zgjidhjen e konflikteve (te natyrave te ndryshme social- ekonomike) dhe presioni per te qene i suksesshem”, konsiderohen si dy nga shkaqet qe me se shumti i cojne shqiptaret (femrat jane me te prekurat) drejt vetevrasjes, pasi kalojne me pare purgatorin e dhunes psikologjike e fizike nga prinderit, vellezerit apo bashkeshortet. Vetevrasje ka patur dhe do te kete ne cdo kohe, shtet dhe regjim (Suedia,Hungaria,Sllovenia,Vojvodina,Serbia)etj., jane keto shtete me nivelin me te larte te jeteses dhe vetevrasjeve njekohesisht, por dukuria atje nuk lidhet me shkaqe si ato ne Shqiperi dhe Kosove).

Pasi, kur cereku i popullsise se nje vendi nga me te varferit ne kontinent, sheh si rrugedalje te vetme per problemet e tij, veteflijimin, atehere gjendja eshte vertete shume alarmante. Pavaresisht nga shkaqet qe kane nxjerre pyetesoret e sondazhit, fakt eshte se nje njeri me se shumti detyrohet t’i jape fund jetes me vullnetin e tij, atehere kur vendi dhe shoqeria, nuk i ofrojne asnje rrugezgjidhje dhe shprese tjeter, per te arritur qellimet dhe endrrat e jetes se tij.

Pikerisht tek humbja e shpreses dhe paaftesia e klases politike shqiptare per te ofruar alternativa serioze dhe te shpejta ne kete situate, duket se duhen kerkuar pergjigjet, per pyetjen qe po behet kaq shpesh keto dite: Perse e vrasin veten shqiptaret?!

Shume njerez, nga veshtiresite e jetes se perditshme behen pesimiste,jeten e kane te pa kuptimt,bile edhe te pashprese.

Dhe ne kete gjendje psikologjike te stresuar dhe te skajshme ata e shohin zgjidhjen e vetme ne vetevrasje. Keta njerez kane nevoje per ndihme,qe te kapercejne kete gjendje psikologjike te renduar dhe jemi ne ,familja e tyre ,ata qe duhet tu japim nje arsye me teper per te jetuar,tu tregojme se shume njerez kane nevoje per ta dhe te gjithe i duam.Dhe pervec familjes ndikon edhe feja me idete e saj per jeten,qe jeta eshte e shenjte,eshte dhurate e Perendise dhe se eshte mekat te besh vetevrasje.

Me te tilla ide besimet fetare ndikojne ne gjendjen psikologjike te njerezve,i ngushellojne per te perballuar dhimbjet e shkaktuara nga fatkeqesite,veshtiresite e jetes.Ne nje gjendje depresive truri punon vetem per vetevrasjen dhe nuk eshte per tu habitur ,sepse eshte realitet.Megjithate shume studime provojne se ne vendet qe ka ndikim nga aspekti I besimi fetar ,numri i vetevrasjeve eshte pergjithesisht me i vogel.

Eshtë një fakt i pa mohueshëm tashmë, që në dekadën e tranzicionit, pasluftes etj., për shkak të një vakuumi shpirtëror, ideologjik moral dhe ekonomik fenomeni i vetëvrasjes është bërë pjesë e jetës së përditshme të shqiptarëve ne Kosove dhe Shqiperi.
Ekzistojne faktore te ndryshem te cilet mund ta nxisin kete fenomen . Me i rendesishmi eshte ai ekonomik.Jeta e re moderne po ka kerkesa te shumta te cilat nje njeri i rendomte shume veshtire t’ i arrije prandaj edhe krijohet ndjenja e disfates dhe mosdeshira per te luftuar metujte. Ka edhe shkaqe tjera si crregullimet e ndryshm emocionale…

Vetëvrasjet, e përcjellin njerëzimin që nga paraqitja e tij mbi dhe.
Ato kanë ndodhur edhe në oborre mbretërore dhe ndodhin edhe sot e tërë ditën rezidencave të hierarkive të larta politike apo shtetërore. Kane ndodhur dhe ndodhin edhe në mesin e të varfërve e edhe në mesin e të pasurve.

Ndodhin, siç kane ndodhur në vazhdimësi, edhe te të dashuruarit e edhe te ata që nuk ishin apo nuk janë të dashuruar…
Dhe, megjithë shpjegimet (nga ana shkencore) të këti fenomeni, megjithate akoma nuk është arritur zbërthimi tërësor dhe komplet, në kuptimin e definimt matematikore, të shkaqeve që shpijne deri në aktin makabër të vetëvrasjes.Vetëvrasja si akt i mohimit dhe mospajtimit me gjendjen egzistuese; Vetëvrasja si protestë ndaj gjendjes egzistuese; Vetëvrasjet si akt dëshmie ndaj një përkushtueshmërie të caktuar (në këtë rang bëjnë pjesë edhe vetëvrasjet për shkaqe dashurie); Vetëvrasjet si akt i shprehjes së pamundësisë për arritjen e objektivave të caktuara…

Por, në këtë rastë, do ta potencoja edhe aktin e vetëvrasjeve që ndodhin në shenjë solidariteti (vetëvrasjet për ideale të përbashkëta etj), që, për mendimin tim, janë akte shumë interesante etj…

Vetevrasjet jane pasqyrja e societetit,ato tregojn gjendjen ekonomike te nje popullit, shtetit, grupit…
Ne Zvicer fjala vjene ka vetevrasje te shumta te të rinjte.Pra, pse ndodhe nje gje e tille ne shtetin Zvicer? Pra shkaku i nje vetevrasjes s’eshte cdo here te parate por ka dhe shume faktore te tjera qe mund te bejn nje njeri te mendoj te leshoj jeten.
Sidoqofte faktoret jane te perditsheme, shume here komplekse dhe njerzit qe mendojn ne vetevrasje duhet te jene shume sensitive..Nqs qendrimi ekonomike eshte nje shkaktar per vetevrasje atehere mendoj se eshte nje gje shume e keqe per nje popull, sepse qendrimi ekonomik do te vleje per nje shumice te popullit, keshtu egzistone rreziku qe mund te kete me shume vetevrasje.
Nqs eshte gjendja emocionale nje faktor, atehere sigurisht gjitheashtu do te jete keqe, por jo te gjithe jane ne te njejten gjendje emocionale edhe jo te gjithe jane njejte sensitive..Nqs eshte psikologjia e njeriut nje faktor, psh depresivet, atehere mund te ndihmoj nje psikolog..
Nqs eshte nje dashuri e humbur a po jo e lumtur shkaktar, atehere duhet te them se jane shume dramatike ata njerz..Disa faktore mendoj se jane me te rrezikshme dhe shume veshtire per te zgjedhur…sidomos faktori ekonomik, sepse nje shtet smund te permisoj ekonomine per nje kohe te shkurter..
Vetevrasja eshte rrallehere menyra inpulsive.

Zakonisht,personi i cili deshiron te beje vetvrasje,kalon nje kohe te gjate duke menduar per te,duke u matur ata beje ate,duke planifikuar: si,kur,dhe ku.Shume me rendesi eshte te dihen shenjat e ketij procesit – per te kerkuar dhe ofruar ndihmen. Hulumtimet kane treguar qe rreth 80% te personave ,te cilet e bejne vetevrasjen,nje kohe para vdekjes tregojne disa prej ketyre simptomeve: – NDRYSHIMET TE PERSONI : jane te pikelluar,te mbyllur ne vetveten,tejet te ndishem,nervoz,te lodhun,te pavendost, pa vullnet,ndonjehere te shqetesuar, hiperaktiv….- NDRYSHIMET E SJELLJEVE : s’ munden m’u koncentrue ne pune,shkolle,obligimet e rendomta, painteresuar jane per dukurijen e tyre….- NDRYSHIMET NE SISTEMIN E NGRENJES : nuk kan oreks dhe dobesohen,ose teper e konsumojne ushqimin, numbin interesim per shoqeri,sex,hobit,humbja e deshires per aktivitetet ne te cilat kan gjejtur gjithmone kenaqesine me heret,merziten shume per parat,semundjet ( te verteta ose te paramenduara ), frikohen nga humbja e kontrollit qe ” tranohen “, qe do t’i lendojne tjeret ose vetvetin,ndihen fajtor,marres,veteurrejtjes,nuk kan shprese per ardhmeri -: ” kurre nuk do te mbese me mire,gjithemone do te ndjehem keshtu ” ;i keq perdorin drogat dhe alkoholin,para nje kohe te shkurte e kan humbur personin e dashur ( vdekja,shkurorezimi, ndarja…),i kryejne punet e veta,borxhet,pershendeten me shoket,familjen,te afermit,falin gjerat personale te qmueshme,kan : INPULSAT SUICIDALE ( VETEVRASESE), IDE, DEKLARATA,PLANET,TENTIMET E MEHERSHME TE VETVRASJEVE.Sjelljet ne menyren e cila mund te jet e rrezikshme ( jane te pa kujdesshem ne komunikacion ,e drejtojne veturen nen ndikimin e alkoholit….);kan qene ose jan viktimat e maltretimit seksual.

Normal,secila nga ketyre karakteristikave nuk dmth asgje,mirepo,kombinimi i disa prej tyre shpeshhere trgon se personi deshiron ose ekziston mundesia qe te beje vetvrasje…..Viteve ’80,ne trevat e ish- YU- ( prej Zagrebit e deri ne Shkup ),ka qene e njofshme sekta e ashtuquajtur – DARKERAT – ,anetaret e se ciles kan qene te obliguar te bejne vetvrasje pa i mbushur 20 vjet.

Ashtu ka bere vetvrasje ’80 ( ne Shkup ) nje femer ne lulen e rinise,duke kercyer prej nderteses akoma te pa peruruar e Radio Telivizionit te Shkupit( Maqedinise) …..Vetvrasjet jane gjithashtu dukuria shume e zgjeruar ne shtetet Skandinavike,a si nje arsye te shkencetareve,mirret mungesa e madhe e diellit gjat vitit ne ato treva….
Ballkani dhe shtetet e tij,kan disfate qe gjithmone te luftojne ( ne 100 vjet te fundit jane zhvilluar mesatarisht lufterat çdo 20 vjet ),dhe populli ashtu te jete edhe me i vujshem ne shume drejtime te jetes,ashtu dhe ne kete drejtim te vetevrasjeve.

Vetvrasjet jane ne shumicen e rasteve pasqyra e gjendjes momentale ( krizes ne shoqeri ),gjendjes shpirterore me pakenaqesite akceptuara,mirepo,asnje send e as problem nuk krahasohet e as qe eshte i vlefshem te behet per te vetevrasja.Ne kriminalistike, vetevrasesit jane kategorizuar si njerzit me trima mu per kete arsye se me se veshtiri eshte te ngritet dora mbi vetveten.Eksperte nderkombetare te shendetit te te miturve, kane zbuluar se kur nisin per here te pare mendimet tek njeriu per t’u vetevrare.

Qellimi i studimit ne fjale, i cili u publikua ne Asamblene e Ministrive te Shendetesise se Shqiperise, ishte te zbulonte sjelljet e rrezikshme qe kishin femijet qysh ne moshe te hershme, me qellim qe te parandalonin nje sere semundjesh.

Studimi ne fjale tregon se shume probleme shendetesore dhe psikologjike qe shfaqen ne moshe te rritur e kane zanafillen tek femijeria, ne kete grup sjelljesh te rrezikshme perfshihet edhe vetevrasja.

Kjo nuk mund te konsiderohet nje semundje mendore, pasi behet fjale per sjellje te cilat e kane origjinen nga femijeria, kur kjo grupmoshe piketon per here te pare ne tru sjellje me rrezik karshi vetvetes dhe ketu ndikojne shume faktore, mes te cileve jane ato shoqerore dhe familjare, shpjegojne specialistet.

Nderkohe qe studimi ka nxjerre ne pah se edhe semundje te tilla si obeziteti apo probleme te tjera mendore, e kane origjinen ne kete pike referimi, e cila ka nje ndikim shume te madh tek keta persona ne te ardhmen e tyre…

Me daten 8 shkurt 2006 vetevrasja e 5 (nese nuk gaboj) e nje te mituri i cili pak dite me pare Deshmitaret e Jehovait (DJ)kane qene ne shkollen e tij . Femijeve te shkolles DJ ju kane dhe ca broshura duke I ftuar ata qe ti lexojne shkrimet ne ato broshura.
Sipas deshmive ne broshurat e dhena kishte dhe rrjeshta ku thuhej se “Nese zgjedh vetvarjen do te ringjadhesh” .
Te gjithe viktimat jane vetevrare dhe te gjithe kane qene ndermjet 11- 14 vjec.
Kohet e funit eshte bere mode qe cdofemije qe var veten thuhet se perpara kane lexur broshurat e Deshmitareve te Jehovait.

Nje 12 vjecar nuk e di sa eshte ne gjendje te asimiloje aq thelle kuptimin e vdekjes dhe te ringjalljes se perndryshe Deshmitaret e Jehovait do kishin vdek te gjithe….

Shembull: Ja edhe disa artikuj te gazetes Korrieri qe kane te bejne me kete sekt te mallkuar:
M 13 Shkurt 2005 u be nje Vetevrasje e trishte ne qytetin e Fierit. Esmeralda Cenaj vetem 11 vjece, i dha fund jetes pas qortimeve te shumta te prinderve, se ne vend te studionte lendet shkollore, lexonte literature, te ofruar nga Deshmitaret e Jehovait”.

Policia: “Vajza u vetevar pas grindjes ne familje, per frekuentimin e besimit Jehovaj”. Akuza e te afermve: “Fajtore bejme keta persona, te cilet propagandojne se veteflijimi te con ne parajse”. Ditari mister i vogelushes Vetem 11 vjece, vetevaret ne banjon e shtepise dhe gjendet e vdekur, nje nxenese e klases se peste ne qytetin e Fierit. Ngjarja e trishte, sipas prinderve te 11 vjecares Esmeralda Cenaj dhe policise qe kreu hetimet, erdhi si rrjedhoje se grindjeve ne familje, per shkak te frekuentimit nga vajza te literatures se ofruar nga Deshmitaret e Jehovajt ne kete qytet.

Viktima duke u ndaluar prere nga prinderit qe te lexonte kete literature, kishte lene menjane mesimet dhe fshehtas familjareve, merrej me studimin e librave te ketij besimi, thane per gazeten, burime policore qe i referohen hetimeve te para.

Policia sqaroi pas ngjarjes, se 11 vjecarja eshte vetevarur pas nje grindjeje familjare pasi ka qene lexuese e rregullt e literaturave fetare te besimit Jehovaj. Ngjarja Alda, keshtu e therrisnin te ndjeren Esmerlada Cenaj, ishte banore banore e lagjes “1 Maj” te qytetit te Fierit.

Ajo eshte gjendur nga prinderit, e vetevarur ne banjen e shtepise ku banonte. Nxenesja e klases se peste te nje shkolle tetevjecare te qytetit, aktin e vetevarjes e kish kryer rreth ores 8.30 te mengjesit te djeshem, nderkohe qe trupi i saj eshte gjendur nga familjaret, rreth ores 09.00.

Burimet policore te cilat kryen kqyrjen e vendit te ngjarjes pohuan se 11 vjecarja ishte varur ne banjen e baneses ku ajo jetonte, me shallin e saj te cilin e kishte kapur tek varesja e peshqireve.

Kur familjaret kishin pikasur mungesen e saj ne banese, kishin filluar qe ta kerkonin. Deren e banjes e kishin pare te mbyllur, nderkohe qe nga ana e brendeshme nuk pergjigjej njeri. Pasi kishin dyshuar sepse kishin pare hije nga pas deres, kane thyer xhamin dhe jane shtangur kur kane pare vajzen e tyre, te vetevarur me shallin e saj, pohuan per gazeten, burimet policore fierake. Ne vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor i cili pasi ka derguar trupin e pajete te vogelushes ne morgun e spitalit te qytetit, ka kqyrur vendin e ngjarjes por dhe ka marre ne pyetje prinderit dhe familjaret e tjere te viktimes.

Policia Burimet policore pohuan per “Korrierin”, se 11 vjecarja Cenaj ka qene lexuese e rregullt e literaturave fetare qe ndajne neper banesa, Deshmitaret e Jehovait. Prinderit e Esmeraldes, kishin pohuar ne polici kur u moren ne pyetje, se vajza e tyre nuk kishin te dhena se ishte anetaresuar si Deshmitare e Jehovait, por literature te tyre ka lexuar sistenatikisht edhe pse ata nuk kishin qene asnjehere dakort qe e mitura, te shfletonte kete lloj literature.

Ata vleresonin se Alda ishte e mitur dhe nuk kishte kohe te merrej me studimin e nje literature te tille. “Alda ne nje kohe qe duhej te merrej me mesimet, duke ditur qe ne nuk ishim dakort qe ajo te shfletonte te tille literature e lexote ate ne menyre te fshehte”, kane pohuar prinderit e saj ne polici. Familja Arbeni 35 vjecar, djali i xhaxhait te Yllit, babait te Aldes se vetevarur, tha dje per “Korrierin”, se shkaku qe e coi vajzen ne veteflijim, sipas tij, jane revistat e Jehovait. “Une fajtor bej ata persona te cilet marrin leke prej drejtuesve te tyre te cilet ndajne revista dhe propogandojne se veteflijimi te con ne parajse”. Mesuesja Mesuesja e matematikes Tefta, tregon se Alda ishte nxenese ne klasen e peste ne shkollen tetevjecare “Jani bakalli”. Tefta thote se 11 vjecarja, ishte nje vajze inteligjente, kishte pasion letersine por mbante edhe ditar.

“Tani se cfare shkruante ne ditar, nuk e di pasi nuk ia kam lexuar, por shoqet e saj me kishin thene se mbante ditar. Ishte e respektueshme, frekuentonte jo vetem shkollen por edhe mesimet rregullisht”, pohon mesuesja. Fqinjet Fqinjet e familjes Cenaj ishin grumbulluar dje ne banese, per te ndare dhimbjen me ta. Hyseni, nje burre rreth te gjashtedhjetave, pohon se babai i vogelushes, Ylli, eshte nje biznesmen i respektuar.

Ai ka nje pike karburanti. Cifti Cenaj kishte tre femije, dy vajza dhe nje djale. I pyetur nese ka qene shkaku i leximit te literatures fetare, xha Hyseni vlereson se vajza “ishte femije dhe prinderit e saj nuk besojne aq shume e jo me ajo qe nuk di se eshte femije”.

Altini, cili eshte fqinje dhe shok me babain e te ndjeres, pohon: “Jane nje familje punetore dhe kane pare problemet e tyre. Jane njerez te respektuar”. Altini tregon edhe castet kur mesuan lajmin e rende. “Degjuam klithma dhe te thirrura. Shkova menjehere pasi njihemi, por cdo gje kishte mbaruar”. Rasti i dyte Ky eshte rasti i dyte ne qarkun e Fierit, kur afro nje vit me pare (2005)ne nje fshat te Lushnjes, nje vajze tjeter, gjimnaziste, u veteflijua me ciften e te atit, per shkak sipas te afermve, te leximit te literatures fetare te Jehovait.
Nga drejtues te kesaj shoqate, u tha qe vajza nuk kishte qene Deshmitare e Jehovait, por thjeshte simpatizante e kesaj shoqate. Deshmitaret e Jehovait Per te vertetuar nese vajza ka qene e regjistruar si besimtare e Jehovait apo vetem frekuentuese e rregullt e literaturave te ketij besimi, kerkuam te dhena ne seline e tyre por pa mundur t’i kontaktojme as ne linje telefonike. Nga banoret mesohet se Deshmitaret e Jehovait, ne fundjave, vijne vetem ne mengjes dhe pbasdite nuk duken me. …Nje nder kusherinjte me te afert te Aldes, Arbeni, tregon se sipas tij, besimi jehovaj ka sjelle pasoja ne jeten familjare te qytetareve ne Fier. “Une, – deklaron Arbeni, – sjell nje rast teper te fresket.

Para tre ditesh nje burre nga Fieri ndau gruan e tij sepse ajo frekuentonte Deshmitaret e Jehovait. Ai i kish thene gruas: “Ose me mua dhe familjen, ose me ate fene”, dhe ajo i ishte pergjigjur se do te shkonte te frekuentonte Deshmitaret e Jehovait.

Keshtu qe bashkeshorti i kishte thene: “Atehere shko me Deshmitaret. Nuk ke me pune as me mua dhe as me familjen”. Xh.B Me daten 13 Shkurt 2005 Silvana Hoxha vdiq pasi refuzoi te merrte gjak per te spetuar Nje vajze tiranase 24 vjecare, e semure rende dhe e shtruar ne spitalin e Tiranes, vdiq rreth dy vjet me pare, duke refuzuar sipas familjes se saj, te shkele besimin Jehovaj.

Silvana Hoxha, e lindur ne Burrel, ishte Deshmitare e Jehovait dhe bente pjese ne kete mision prej te pakten 9 vjetesh. E ndjera qendroi nje vit ne dhomen 18 te katit te gjashte ne spitalin nr. 1 te Qendres Universitare “Nene Tereza”.

Ajo nuk i lejoi bluzat e bardha t’i jepnin gjak, edhe pse ishte shume rende. Veshkat i ishin shkaterruar dhe ndodhej ne dialize. Familjaret treguan atehere se besimi ne kete fe iu rrenjos thelle dhe ajo merrte pjese ne te gjitha veprimtarite fetare qe organizonin Deshmitaret.

Madje thirri ne kete fe edhe mjaft te tjere perreth edhe pse shume pak e perkrahen. Familja tregonte se vajza ishte ne koma por sa here permendej, thoshte: “Ju lutem mos, mos me futni gjak”.

e afermit jane grindur me Deshmitaret, vecanerisht Hyseni, babai 58-vjecar pasi sipas tij, ata vinin ne spital duke i kerkuar te mos beje transfuzion gjaku. Pak jave me vone, ne maj 2002, Silvana nderroi jete. Me daten 13 Shkurt 2005 sipas citimeve te deshmitareve te Jehovait, ne faqen e tyre ne internet ne gjuhen shqipe, “eshte gabim qe gjaku te hahet”.

Ketu, duke u shtruar pyetja: “A eshte gabim te pranohet transfuzioni i gjakut”, jepet kjo pergjigje: “Mos harro, Jehovai kerkon qe te permbahemi nga gjaku. Kjo do te thote qe ne asnje menyre te mos fusim ne trup gjakun e nje personi tjeter, madje edhe gjakun tone qe eshte ruajtur menjane. (Veprat 21:25) Per kete arsye, te krishteret e vertete nuk pranojne transfuzion gjaku. Ata pranojne menyra te tjera trajtimi mjekesor, te tilla si transfuzionin e produkteve pa gjak. Megjithese e duan jeten, ata nuk perpiqen ta shpetojne ate, duke thyer ligjet e Perendise. Mateu 16:25.”. M daten 13 Shkurt 2005 perkushtimi pas “Deshmitareve te Jehovait” ne Tirane ka sjelle probleme edhe ne jeten e disa cifteve.

Ne Gjykaten e Faktit te Tiranes numerohen disa raste ku shkak i divorcit ka qene perkushtimi i njerit prej bashkeshorteve dhe kryesisht bashkeshortes, ne kete besim. Vetem pak kohe me pare juristet e Zyres se Permbarimit ne kryeqytet jane befasuar pas nje fakti trondites per ta.

Nje vajze gjashte vjece nuk deshironte te shkonte te jetonte me nenen e saj, e cila kishte tre vjet qe e kishte braktisur. Por pas divorcit te kerkuar nga bashkeshorti i besimtares, gjykata kishte vendosur qe njera prej dy vajzave te ciftit, me e vogla te qendronte me te emen.

Por femija madje nuk e njihte fare nenen, e cila e perkushtuar pas fese, kishte tre vjet qe e kishte braktisur, duke jetuar tre vjet ne komunitet.

Nje fakt qe i kishte habitur juristet e Permbarimit, kishte qene edhe paraqitja e juristit te vene ne dispozicion nga vete “Deshmitaret e Jehovait”, i cili i ndiqte te gjitha procedurat qe kryente bashkeshortja e divorcuar dhe besimtare e kesaj feje.

Ndersa i ati i vajzave, eshte shprehur se jeta e tij bashkeshortore kishte qene mese normale deri kur bashkeshortja e tij i ishte perkushtuar kesaj feje, e cila e kishte shnedrruar ne tjeter njeri DJ nje sekt te mallkuar.

Bibla tregon se keshtu i quanin edhe te krishteret e pare (shek I) – Veprat 24:5. Megjithate koha tregoi se keta persona qe mallkonin dhe persekutonin “sektin e Nazirejve” ishin te keqinformuar dhe ndoshta te shtyre nga Djalli.Me sa di une DJ predikojne per jeten dhe jo per vdekjen. Ketu ne Shqiperi ka shume keqinformime per ta por jashte i njohin mire si qytetare shembullore. Ka dhe shume nga ata qe dikur kane qene DJ dhe tani nga inati perhapin shpifje. Por a nuk eshte kjo qe duhet te presim qe te beje Djalli me njerezit e Perendise?Personalisht mendoj se nese te gjithe do ishin DJ nuk do kishte me nevoje per polici, ushtri apo edhe dyer per shtepite tona.

DJ nuk predikojne as vdekje, as dhune, e as vetevrasje. Shpeshhere m’e vijne te shtepia, e meqe jam i hapur per me degjuar mendimet e tjereve, gjithmone i degjoje me interes se cka kane me thane. Mesazhi i tyne asht gjithmone pozitiv e paqesor, bile shpeshhere paqesor i tepruem per mue,thote 20 vjecarja S.F
Eshte e dhimbshme qi fmijte morren jeten e tyre, por mendoj se jane faktore tjere qe kane ndikue ne vetevrasje. Na jena gjithmone te shpejte me drejtue gishta.,thote vajza 18 vjecare D.H.
Dëshmitarët e Jehovait: Sfondi HistorikDoktrina e Dëshmitarëve të Jehovait i pati fillimet e veta rreth vitit 1870, kur 18-vjeçari Çarlls Teiz Rasëll (Charles Taze Russell) filloi një studim biblik i cili fokusohej në kronologjinë biblike dhe në ardhjen e dytë të Krishtit.

Si rezultat i këtyre studimeve, Rasëll (Russell) publikoi disa libra and prezantoi lektorata formale përgjatë 1870-tave. Në vitin 1879, ai themeloi publikimet mujore “Kulla e Rojës së Zionit” (Zion’s Watch Tower) dhe Lajmëruesi i Prezencës së Krishtit (Herald of Christ’s Presence).

“Kulla e Rojës së Zionit dhe Shoqata e Trakteve” u formua zyrtarisht në 1884-ën, në të cilën Rasëll qëndroi si president deri në vdekjen e tij në 1916-ën. Përgjatë kësaj periudhe, Rasëll shkroi një seri librash me titullin “Studime në Shkrimet,” të cilat u bënë bazat e teologjisë së Dëshmitarëve të Jehovait.

Sot, organizata ‘teokratike’ e Dëshmitarëve të Jehovait, Bibla e Kullës së Rojës dhe Shoqata e Trakteve (BKRShT), e cila drejtohet nga disa burra në Bruklin të Nju Jork-ut (Brooklyn, New York).Dëshmitarët e Jehovait: Teologjia ThemeloreTeologjia e Dëshmitarëve të Jehovait ka shumë nuanca delikate (dhe disa jo aq delikate). Këto janë themelet e doktrinës së Kullës së Rojës: Perëndia është një qënie unike, pra nuk është Trini.

Perëndia nuk është i gjithëditur apo i kudogjendur. (Njëherë e njëkohë, BKRShT-ja shpalli që Perëndia e sundonte universin nga diku në sistemin yjor të Pleiadës (Pleiades) por qysh prej disa kohësh ata kanë hequr dorë nga ky mësim).

Krijesa e parë e Perëndisë ishte Kryeëngjëlli Mikael (Michael the Archangel), nëpërmjet të cilit më vonë Perëndia krijoi “gjithçka tjetër”, si p.sh. universin, tokën, dhe njerëzimin. Proçesi krijues i Perëndisë zgjati saktësisht 42,000 vjet.

Kur erdhi koha për një shpëtimtar që të lindej, Kryeëngjëlli Mikael u bë njeri, në formën e Jezus Krishtit. Jezusi (Mikaeli) ishte i pamëkatshëm dhe i mbante të gjitha ligjet e Perëndisë.

Ai vdiq në një “trung torturash,” në të cilin ai mbajti të gjitha mëkatet e njerëzimit, përveç atyre të Adamit. Jezusi u ngrit nga të vdekurit në frymë, pra jo në formë trupore. Dëshmitarët e Jehovait të cilët e ndjekin organizatën e Perëndisë në tokë (BKRSHT) me besnikëri, do të shpëtohen nga asgjesimi i përjetshëm dhe do të jetojën përjetësisht në Parajsën në Tokë.

Qielli (parajsa në qiell) është e rezervuar për një grup të veçantë prej 144,000 Dëshmitarësh të Jehovait, të cilët janë përcaktuar si “të rilindur” nga BKRShT-ja dhe që lejohen që të marrin kungimin vjetor.

Zakonisht, Dëshmitarët e Jehovait ndjekin rreth 3 deri në 5 takime në javë, ku mësojnë nga literaturat e BKRShT-së. Pjestarët e ri mbasi i kanë studjuar materialet për të paktën gjashtë muaj, i përgjigjen një serie pyetjesh përpara një paneli pleqsh (drejtuesh të respektuar), dhe mbas aprovimit, ata pagëzohen në organizatë (d.m.th. bëhen pjesë e organizatës).

Pastaj atyre u kërkohet që mbajnë një veshje dhe sjellje modeste, të mos votojnë gjatë kohës së votimeve, të mos ta përshëndesin dhe këndojnë këngën e flamurit, të ta bëjnë ushtrinë, dhe që të mos ti festojnë ditëlindjet dhe Krishtlindjen.

Çdo antar është i kërkuar që të përmbushi një kohë të caktuar (zakonisht disa orë në javë) gjatë të cilës duhet të shpërndajë literaturën e BKRShT-it dhe të mbledhi dhurata financiare për kryeqëndrën e BKRShT-it në Nju Jork.

Nëse një Dëshmitar i Jehovait e le organizatën, ai apo ajo si rezultat mohoet në të gjitha mënyrat. Jashtë organizatës së BKRShT-it, “Krishterimi” konsiderohet si “demoniak”. Krishterimi në përgjithësi konsiderohet si i rënë nga besimi, dhe i mbushur me pastorë të cilët janë antikrishta, në kisha të cilat drejtohen nga Satani, dhe që mbështesin qeveritë tokësore.Dëshmitarët e Jehovait: Doktrina e Kullës së Rojës në krahasim me Doktrinën e Krishterë Dëshmitarët e Jehovait dhe teologjia e Krishterë kanë disa ngjasi themelore. Përgjithësisht, ato të dyja mësojnë që Perëndia është Krijuesi i gjithçkaje, në kundërshtim me evolucionin natyror, dhe që të dyja i përmbahen besimit që Jezus Krishti do të kthehet në tokë për të shkatërruar Satanin dhe për të vendosur mbretërinë e përjetshme të Perëndisë.

Sidoqoftë, ky është fundi i ngjasive të përgjithshme midis këtyre dy teologjive. E vërteta është që teologjia e Dëshmitarëve të Jehovait dhe ajo e të Krishterëve ungjillorë ka shumë ndryshime, nga të cilat më e rëndësishmja është ajo në lidhje me personin dhe natyrën e Jezus Krishtit.

Hyjnia e Krishtit është pika kryesore e të gjithë Biblës. Shkrimet me shumë qartësi na mësojnë që Jezus Krishti është Perëndia. Dhe mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait në lidhje me Jezus Krishtin i kundërshtojnë qartësisht mësimet e Biblës.

Shumë pasazhe biblike na tregojnë që Jezus Krishti, i cili ekzistonte si Perëndi, mori formën fizike (trupore) të një shërbëtori të përulur në mënyrë që Ai të vdiste në kryq në vendin tonë.Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait i konsideron 66 librat e “Përkthimit të Botës së Re” të Shkrimeve të Shenjta (PBR) si e vetmja e vërtetë e frymëzuara Fjalë e Perëndisë. PBR-ja është e prodhuar dhe e publikuar nga një komitet “anonim” i BKRSHT-së.

PBR-ja (Përkthimi i Botës së Re) konsiderohet prej tyre si përkthimi i vetëm dhe më i mirë i Biblës, pasi “përkthyesit iu përmbajtën shumë afër asaj që gjendet në gjuhët origjinale të Biblës.”

Si shtesë, “trupi drejtues” i BKRShT-së konsiderohet kanali i vetëm i vërtetë i Perëndisë për interpretimin e saktë të Biblës.

Si rezultat, doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait kërkon që ne “të bashkohemi me kanalin e Perëndisë – organizatën e tij” në mënyrë që të jemi ndjekës të vërtetë të Perëndisë. Kjo nënkupton që nuk ka shpëtim tjetër jashtë BKRSHT-së (organizatës).

Doktrina e Krishterë thotë që Bibla është me të vërtetë e përbërë nga 66 libra të Dhjatës së Vjetër dhe asaj të Re, dhe që ajo është me të vërtetë Fjala e frymëzuar dhe e padështueshme e Perëndisë.

Por, PBR-ja (Përkthimi i Botës së Re) nuk është një përkthim i ligjshëm, pasi ai reflekton teologjine e Dëshmitarëve të Jehovait, dhe sidomos anshmërinë e tyre kundra hyjnisë së Jezus Krishtit dhe doktrinës së Krishterë të Trinisë.

P.sh., Gjoni 1:1 në PBR-në lexon kështu, “dhe Fjala [Jezusi] ishte perëndi.” Por të gjithë përkthimet e ligjshme të Biblës thonë, “dhe Fjala [Jezusi] ishte Perëndi.”Dëshmitarët e Jehovait: Përgjigja e Duhur Përsa i përket pretendimeve të Dëshmitarëve të Jehovait që PBR-së është i vetmi interpretim i saktë i Biblës, përgjigja e Krishterë është që asnjë drejtues fetar apo organizatë fetare nuk mund të ketë kontroll apo zotërim ekskluziv të interpretimit të Biblës.

Nëpërmjet Frymës së Shenjtë të gjithë të Krishterët janë në gjendje që të interpretojnë dhe kuptojnë Biblën e Shenjtë. Dhe përsa i përket pretendimit të Dëshmitarëve të Jehovait që BKRShT-ja është e vetmja rrugë shpëtimi për tek Perëndia, përgjigja e Krishterë është që të gjithë ata njerëz të cilët e kanë pranuar dhuratën e lirë të Jezus Krishtit, si Zotin dhe Shpëtimtarin e tyre, shpëtohen.

Shpëtimi është “me anë të hirit nëpërmjet besimit” në Jezus Krishtin (Efesianëve 2:8-9). Dhe asnjë sasi veprash apo antarësimi në ndonjë grup fetar nuk kërkohen për të filluar jetën e përjetshme me Perëndinë.Shënim I Flori Bruqit : Ky material u morr dhe u përkthye nga faqja Jehovah Witness – Watch (Tower) Out! http://www.jehovah-witness.com/

Megjithate para disa ditesh me ra ne dore numri i fundit i revistes “Kulla e Rojes”…vendosa t’i hedh nje sy edhe pashe qe te gjitha artikujt ne kete reviste ishin per ringjalljen…
Nuk e di pse deshmitaret e Jehovait kane filluar t’i vene nje theks kaq te vecante pikerisht kesaj teme.

Ringjallja eshte nje teme e rendesishme por nuk mendoj se eshte thelbi i Krishterimit…a nuk eshte Krishti thelbi Krishterimit?Megjithate nuk mendoj se Deshmitaret e Jehovait jane 100% pergjegjes per vetevrasjet e fundit qe kane ndodhur ne Shiqeri. Nuk besoj se ata ju kane thene atyre femmijeve te vrasin veten…
Ka shume faktore qe ndikojne ne vetvrasje: deshperimi i thelle, varferia, vetmia, divorcet etj, por asnjehere keta faktore nuk jane theksuar kaq shume sa ndikimi qe ka pasur sekti i Deshmitareve te Jehovait…

Njerezit papritur u bene te ndjeshem… Mos me keqkuptoni, nuk po mbroj Deshmitaret e Jehovait ketu…nuk kam as pse t’i akuzoj.

Ndoshta theksi qe ata i kane vene ringjalljes ose parajses ne predikimet e tyre plus deshperimi i madh dhe problemet e shumta qe ata femije kane pasur ne familjet e tyre, i ka shtyre ata femije te bejne dicka te tille.
Pra faji per mendimin tim nuk eshte 100% i Deshmitareve te Jehovait…

Vetevrasjet ndodhin po thuajse perdite, per arsye nga me te ndryshmet. Duket sikur vetevrasjet janë kthyer tashme ne pjese te jetes se shqiptareve, te percjella fort edhe me zhurmen e medias.Arsyet qe i shtyjne shqiptaret(nga Shqiperia,Kosova etj) te vrasin veten jane dy llojesh: sociale dhe individuale.Shteti Shqiptar (Shqiperi ,Kosove)nuk siguron me asgje, as jeten, vendin e punes e as te ardhurat .
Te mesuar per te mos marre pergjegjesi, njerezit nuk dine nga t’ia mbajne.

E natyrisht te gjitha keto kushtezohen me se miri nga varferia e madhe qe kalojn shqiptaret ne Shqiperine Etnike .

Ne keto kushte, disa njerez zgjedhin rrugen me te shkurter dhe te gabuar, duke vrare veten.Menyrat e vetvrasjes: vetehelmim ,vetevrasje me arme zjarri , hedhje nga lartesite , shtypje nga treni ,automobile,motocikleta,vetembytje ,vetevarje ne litare ,vetedjegie me lende djegese(benzin etj).

Vetëvrasjet, 2.5 herë më shumë viktima se vrasjet
Një vajzë 23-vjeçare me inicialet A.M, banore e lagjes “Kombinat” të kryeqytetit, ka simuluar për të tretën herë një vetëvrasje për arsye se prindërit e saj nuk e lejojnë të ndjekë besimin fetar që ajo dëshiron.

Me anë të një shiringe ka marrë gjak në krah dhe e ka hedhur atë në hundë duke e bërë të dukej si një tentativë për t’i dhënë fund jetës.

Për fat, kësaj radhe ka qenë vetëm një “trillim”, ndryshe nga dy herët e tjera kur ajo ka provuar me të vërtetë t’i japë fund jetës, por i ka kërcënuar prindërit se herën tjetër do ta bëjë seriozisht.

Mjekët e urgjencës e njohin tashmë rastin e 23-vjeçares dhe pohojnë se ajo duhet t’i nënshtrohet një trajtimi psikologjik.

Pas dy tentativave ajo vazhdon të jetë sërish e gjallë, por shumë të tjerë nuk kanë qenë me kaq fat.
Fenomeni
Vetëvrasja konsiderohet si shkaku i dytë për vdekjet në Shqipëri dhe Kosove , pas aksidenteve rrugore (121 raste në gjashtë muaj 2006 ne Shqiperi.Nuk kam shenime per Kosove).

Rastet e vetëvrasjeve janë të pranishme në të gjitha kronikat javore të mediave. Shifrat e këtij fenomeni marrin gati tre herë më shumë jetë njerëzish se krimi i vrasjes.
Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti numri i vetëvrasjeve ka qenë plot 108 raste, ose 2.5 herë më shumë se sa vrasjet, të cilat po për të njëjtën periudhë kanë shënuar vetëm 44 viktima(2006).

Fenomeni i frikshëm nuk njeh moshë apo kufij gjeografikë, pasi raste të reja regjistrohen çdo ditë dhe nga të gjitha zonat e vendit.

Sociologët, analistët dhe psikologët ia hedhin fajin për këtë rritje të frikshme të fenomenit, problemeve ekonomike dhe ngarkesës psikologjike që mbart me vete ‘urbanizimi’ i vendit, ndërkohë që nismat për krijimin e një rrjeti midis uniformave blu, institucioneve arsimore, psikologëve dhe prokurorëve për studimin dhe parandalimin e fenomenit, kanë mbetur vetëm nisma të mira.

Shifrat bëhen akoma më alarmante nëse do të llogarisim edhe rastet për tentativa, megjithëse këto janë vetëm një dështim i rastësishëm i vetëvrasjes.

Mungesa e një trajtimi nga familjet apo dhe e shoqërive të këtyre rasteve, ka bërë që edhe pse fati i ka shpëtuar më parë nga vetëvrasja, të tentojnë përsëri derisa ta realizojnë.
Motivet
Nga anketimet, por edhe analizat e shumta të kryera rasteve të vetëvrasjeve, shkaqet e këtyre vetekzekutimeve nuk janë të njëjtat për zonat, por edhe për grupmoshat e ndryshme. Në zonat rurale ndeshim kryesisht me raste vetëvrasjesh për shkak të borxheve dhe pamundësisë për të mbajtur familjen.

Si dhe për shkak të kontradiktave në familje. Në mjaft raste motivet janë edhe lidhjet e dashurisë mes të rinjve, të cilat nuk aprovohen nga familjet.

Statistikat tregojnë se numri i vetëvrasjeve ka shënuar një rritje të ndjeshme në zonat më të varfra, ku banorët fitojnë më pak sesa një pagë minimale mujore e administratës, që është rreth 12.000 lekë të reja.

Nëse u besojmë të dhënave zyrtare, si të papunë figurojnë vetëm 150.000 persona (72.7 mijë femra dhe 77.3 mijë meshkuj), në një popullsi prej 1.700.000 njerëz të aftë për punë.

Por numri real i të papunëve mendohet të jetë shumë më i madh, ndërsa edhe ata të cilët e kanë tashmë një vend pune nuk janë shumë më mirë, sepse një pjesë e tyre e marrin pagën disa muaj me vonesë.

Në të njëjtën ‘grackë ekonomike’ janë edhe pjesa më e madhe e popullsisë që jeton në fshat.
Kurse në zonat urbane, ndeshemi më tepër me rastet e vetëvrasjeve për shkak të depresioneve të thella të shkaktuara nga sëmundje të pashërueshme.

Por edhe në këto zona ndeshim raste vetëvrasjesh për shkak të gjendjeve ekonomike dhe motive dashurie. Adoleshentët e kryejnë këtë akt zakonisht nga depresione të shkaktuara nga krizat në familje, apo mungesa e edukimit.

Po kështu, edhe dhuna në familje është konsideruar si motiv. Shpesh janë akuzuar mediat, se në trajtimin e rasteve të veçanta ato ndikojnë duke dhënë shembuj vetëflijimesh.

Një ndikim të veçantë kanë krizat në marrëdhëniet e dashurisë dhe problemet në ambientin shoqëror apo problemet ekonomike.
Zonat
Nga anketimet e kryera edhe nga statistikat e publikuara herë pas here nga Ministria e Brendshme e RSH , zonat më të prekura nga vetëvrasjet janë zonat rurale.

Kjo për faktin se në këto zona kontradiktat shoqërore janë më të theksuara. Kurse trajtimi i familjeve dhe i shoqërisë për analizimin dhe parandalimin e këtij fenomeni, lë shumë për të dëshiruar. Në një statistikë të vitit të kaluar, vetëm 10 % e vetëflijimeve ishin regjistruar në Tiranë.

Në top listën e vetëvrasjeve qëndronte Fieri me 19 % të vetëvrasjeve, pastaj renditej Tirana e Shkodra me 15% dhe 10 %; të ndjekura nga Korça, Lezha dhe Berati.
Gjinia
Për nga gjinia kurbën e grafikëve të vetëvrasjeve e kryesojnë femrat me 60 % të rasteve të vetëflijimeve, kurse meshkujt 40 %.

Kjo për vetë faktin se femrat e kanë më tepër të vështirë për të gjetur rrugëdalje për problemet e tyre. Kryesisht në zonat rurale mungesa e një pavarësie ekonomike, por edhe konfliktet e tjera, e bëjnë femrën më tepër të ekspozuar ndaj depresionit që shpesh i çon deri në vetëvrasje.

Megjithatë, vihet re në Shqipëri ashtu si edhe në të gjithë botën vihet re, një shtim i numrit të vetëvrasjeve edhe në radhët e meshkujve.
Grupmoshat
Grumoshat më të prekura nga fenomeni i vetëvrasjeve janë ato 26-45 vjeç. Kjo për faktin se në këtë moshë ndodhin ballafaqimet më të mëdha me realitetin dhe rezultatet e atyre që mund të quhen si investime të adoleshencës.

Po t’i referohemi statistikave të vitit të kaluar, duke ditur se vetëm në periudhën janar prill 2005 ndodhën 90 vetëvrasje, nga të cilat deri në moshën 14 vjeç ishin regjistruar 4 % të rasteve; nga 14-18 vjeç regjistroheshin 11 % të vetëvrasjeve të kryera; 18-26 vjeç regjistroheshin 25 % të vetëvrasjeve; 26-45 vjeç ishin 33 % të vetëvrasjeve dhe mbi 45 vjeç me 27 % të rasteve.
1. Gjatë periudhës 50 vjecare të qeverisjes komuniste ne Shqiperi dhe Kosove u bë një shpëlarje e trurit njerëzor, duke e zhveshur atë nga çdo ideal apo vlerë tjetër njerëzore përveç idealit komunist,socialist i cili na rezultoi një nga mashtrimet më spektakulare dhe vdekjeprurëse të historisë njerëzore. Kjo shpëlarje truri sjell faktin që në një çast kur njeriu ndal dhe mediton përse duhet ta vazhdojë jetën, e vetmja përgjigje që i vjen ne kokë është “për para”. Po kur paratë mungojnë?
Sipas bisedës që kam pasur para nja dy vjetësh me disa miqtë e mi amerikanë, ata, bazuar në një punim kërkimor të një bashkatdhetarit të tyre rreth komunizmit, arrinin në përfundimi se shkak për korrupsionin e lartë, krimin dhe mungesën e ndjenjës njerëzore në Shqipëri dhe në vendet e tjera post-komuniste, ishte komunizmi dora vetë. Dhe, unë jam kryekëput dakord më ketë përfundim; në fund të fundit, sipas ideologjisë materialiste evolucioniste, njeriu është veç një kafshë e tej-evoluar, dhe për të mbijetuar duhet të operojë sipas ligjit të Selektimit Natyror. Kjo sjell çka thash më lartë
Shqetesimet obsesivo –kompulsive
Kompulsioni konceptohet si nje levizje e brendshme qe ju shtyn ju te beni veprime te cilat ne te vertete ju nuk doni ti beni, si p.sh. larja e duarve apo te kontrolluarit e deres nese e keni mbyllyr, ne menyre te perseritur. Keshtu eshte dhe perkthimi apo kuptimi i tij ne shqip, Kompulsion = detyrim apo shtrengim. Kompulsionet jane gjithmone te lidhura me Obsesionet dhe problemi njihet si Semundja Obsesivo –Kompulsive, ne angl.à Obsessive-Compulsive Disorder.
Obsesioni eshte nje mendim intruziv ose ndjenje qe shihet ne menyre konstante me pak lidhje ose aspak me ngjarjet aktuale.
Ju ndoshta, per shembull, jeni te obsesuar me idene se dikush po ju observon kudo. Shume nga ne kemi Obsesione; shumica prej nesh kane Kompulsione, dhe keto jane normale e shpesh si ndihma te vlefshme drejt eficences e suksesit. Nje ndjenje e pakte kompulsive drejt pastertise mund te jete shume e dobishme.
Ne personat me Shqetesime Obsesivo- Kompulsive, keto ndjenja shfaqen pa lidhje e me nje frekuence te mjaftueshme per te shkaktuar shqetesim e deri invaliditet.
Viktima, e cila eshte zakonisht person me inteligjence mbi-mesataren dhe i mire –arsimuar, mund te kete nje Obsesion, nje Kompuulsion, ose te dyja bashke, dhe e di fare mire qe kjo eshte nje situate irracionale, por nuk eshte ne gjendje ta kontrolloje ate.

Duke iu nenshtruar ndjenjes se Kompulsionit nuk ka lehtesim te Akthit te shoqeruar me te. Njerezit me shqetesime- obsesivo-kompulsive shpesh jane te preokupuar me pasterti absolute dhe frike nga kontaminimi, vecanerisht nga fecet.
Disa lajne aq shume sa u zhvillohet dermatit ekstrem ne duar.. Kompulsioni i eshte gjithashtu i perhapur e mundet qe ne menyre te jashtezakonshme te interferoje me zhvillimin e jeteses normale.
Obsesioni ku veprimet, punet, detyrimet duhen bere perfekt, me perpikmeri, ngadale, e me nje rradhe te caktuar – mund te jete invalidizues. Njerezit e prekur shpesh jane te preokupuar me agresionin dhe fillojne seancat e “ mendimeve magjike”- ndjenje kjo ku ngjarjet mund te ndodhin, vetem duke menduar rreth tyre. Kjo eshte dicka shqetesuese e i duhet kushtuar vemendje ne raport me mendimet agresive.
Shqetesimet Obsevivo- Kompulsive zakonisht fillojne ne jeten e hershme te te rriturve, pas nje ngjarje te stresuar si nje vdekje ne familje ose probleme seksuale. Vuajtesi shpesh, nuk e diskuton ketete problem e nuk kerkon ndihme per vite me rradhe, ka raste mbi 10 vjet. Nje te treten e ketyre te pafateve e ze me pas Depresioni Klinik dhe vetevrasjet nuk jane te rralla.
Kjo gjendje per nje kohe te gjate eshte klasifikuar si Neuroze, por sot vihet re tendenca per ta evituar kete term dhe thjeshte i referohemi si Crregullime te Sjelljes, ne angl. Behaviour Disorder.
Ekziston nje fare evidence qe kjo gjendje eshte e shoqeruar me demtime te lehta e te paevidentuara te trurit, ndoshta, ne disa raste, nga efekte prenatale, apo demtime gjate lindjes.
Frojdistet kane shpjegimet e tyre, duke pretenduar se problemi rezulton nga nje regresion mbrojtes tek faza para- edipale analo-sadistike, sidoqe mund ta marrim ( interpretojme) Ne kete.
Trajtimi me antidepresantet triciklike ka dhene rezultate te mira sidomos, klomipramina mund te jete e vlefshme, por rezultatet me te mira jane arritur nga terapia ne ndryshimin , e modifikimin e sjelljes dhe terapia familjare.
Nuk ka evidence qe Psikoanaliza mund ta kuroje kete crregullim…
Me poshte do te shkruajme per disa vrasje qe kane ndodhe ne disa vende Ballkanike…

SERBI: SHTOHEN VETEVRASJET

Pas dy oresh te tensionuara ne maje te nje ndertese 18 kateshe ne qender te qytetit te Nishit, Zoran Stankoviq mundohet te shmange vetevrasjen. Qindra njerez te cilet jane mbledhur per te pare ngjarjen jane shperndare ndersa policia e ka derguar 30 vjecarin e shqetesuar ne shtepi.
Me pas eshte mesuar se tregtari i vogel ambulant kishte marre vendimin per te vrare veten pasi disa oficere te policise i kishin sekuestruar te gjithe mallin te cilin ai mendonte ta shiste ne nje treg ambulant.
Stankoviq nuk eshte i vetmi i cili mendon se nuk ka me asnje aresye per te jetuar. Vetem ne Nish, policia lokale ka llogaritur se nga 350,000 banoret e qytetit, nje person vret veten cdo dite ndersa shume te tjere perpiqen te kryejne vetevrasje dhe per to nuk ka informacion.
Ngjarje te till ate ngjashme ndodhin cdo dite ne te gjithe Serbine. Subotica, nje qytet me popullsi prej 100,000 banore ne veri te Vojvodines, ka pasur numrin me te larte te vetevrasjeve dhe ende ka te pakten nje vetevrasje ne jave. 791 njerez kane kryer vetevrasje gjate dhjete vjeteve te fundit ndermjet viteve 1991 dhe 2001 – nje rritje prej 150 vetesh ne krahasim me dhjete vjetet e kaluara.
Ne Beograd, i cili ka nje popullsi prej dy milion e gjysem banore, rreth 900 njerez kane kryer vetevrasje gjate vitit te kaluar. Gjate dy javeve te kaluara vetem ne kryeqytet, ka pasur kater vetevrasje dhe disa perpjekje. Edhe ne qytetet Novi Sad, Sombor, Kragujevac gjendja eshte e ngjashme.
Eshte e veshtire te sigurosh statistika zyrtare, sepse nuk ka organizma te cilat te punojne kryesisht per kete problem. Por varferia duket se eshte aresyeja kryesore ne 28 vetevrasjet me te fundit ne Nish, ndersa 13 nga te vetevraret kane qene te papune dhe shtate te tjere jetonin me pensione minimale.
Nje numer gjithnje ne rritje i Serbeve mendojne se nuk ia vlen te jetojne me, nje fakt i theksuar edhe ne nje anketim te fundit te jetes familjare te kryer nga Dr. Andjelka Miliq, profesore e sociologjise ne Universitetin e Beogradit.
“Dy te tretat e familjeve te anketuara kane thene se ata ndjehen si te paafte per te perballuar te gjitha aspektet e jetes,” ka thene Miliq.
Dr. Julijana Puriq Pejakoviq, nje psikiatre nga Beogradi e cila eshte e specializuar ne studimin e vetevrasjeve, thekson gjithashtu edhe problemet me te cilat perballen komunitetet e medha te refugjateve te vendosura ne qendrat urbane te Serbise pas jetes ne zonat rurale te Kroacise, Bosnjes apo Kosoves.
Pothuajse te gjithe perballen me varferi dhe shume prej tyre kane humbur te dashurit e tyre te afert gjate viteve te luftes ose ne emigracion.
Dr. Pejakoviq thote se eshte e veshtire te jetosh i lumtur dhe i shendetshem kur je larg shtepise tende dhe kur jeton ne rrethana te veshtira. “Ne nje situate kur ke abandonuar shumicen e gjerave me te cilat ke jetuar per nje kohe te gjate, mund te krijohet nje vakum i madh ne jeten tende. Eshte teper e veshtire ta nxjerresh veten nga kjo gjendje”.
Shtimi i numri te vetevrasjeve eshte nje fenomen shqetesues, por po aq shqetesuese jane edhe metodat gjithnje e me brutale te cilat njerezit i zgjedhin per te kryer vetevrasje. Njerezit vrasin veten duke u helmuar, duke u hedhur nga ndertesa te larta, ose nen rrotat e trenave dhe duke hedhur veten ne ere me granate dore.
Mjeku patolog ligjor Dr. Slobodan Saviq konfirmon se armatimet e grumbulluara gjate konflikteve me te fundit rajonale po perdoren gjithnje e me teper per te kryer vetevrasje.
“Burrat kane me teper mundesi per te sigururar keto arme sesa grate, dhe si rrjedhim ata jane me te prirur per te vrare veten ne kete menyre,” ka thene ai per IWPR-ne.
Statistikat e Institutit per Mbrojtjen e Shendetit ne Beograd tregojne se nje numer ne rritje i femijeve po i japin fund jetes, vecanerisht rreth periudhave tradicionale te festive. Kjo ka theksuar nje nevoje per nje rrjet te mbeshtetjes emocionale me te mire ne Serbi, thone specialistet.
Varferia dhe konfliktet ndermjet familjes po permenden si nje shkak i mundeshem i ketyre vetevrasjeve. Stresi familjar, vecanerisht ne rradhet e atyre te cilet duhet te bejne me teper se nje pune per te perballuar jetesen, mund te jete vecanerisht i veshtire per t’u perballuar nga femijet.
“Marredheniet e keqija ndermjet femijeve dhe prinderve, te afermve, shokeve dhe kolegeve i rendojne te gjitha keto kriza,” thote Dr. Pejakoviq.
Ndersa rajoni ende perballet me probleme te veshtira dhe ekziston shume pak ndihme profesionale, duket se shume njerez te tjere si Stankoviq do ta gjejne veten prane gremines.

MAQEDONI: SHTOHEN VETEVRASJET

Varferia dhe stresi i pas luftes po shtyjne gjithnje e me teper njerez drejt vetevrasjes.
Nje burre i cili qendronte ne lartesine prej 80 metra ne nje dige ne Maqedonine jugore ka menduar se nuk kishte me asnje aresye per te jetuar. Duke menduar per humbjen e punes, gje e cila bente te pamundur mbajtjen e bashkeshortes dhe dy femijeve te tyre, personi i identifikuar si N.N ka vendosur ti jape fund jetes – dhe u hodh prej andej.
Per fat, ai shpetoi pas hedhjes nga diga e hidrocentralit te Tikves ne Kavadarci dhe tani po i nenshtrohet trajtimit psikiatrik. Shume te tjere te prekur nga depresioni i cili ka perfshire shume njerez ne kete vend te varfer, nuk jane me kaq fat.
Gjate 20 muajve te fundit, numri i vetevrasjeve ne Maqedoni eshte shtuar me nje te treten krahasuar me te njejten periudhe perpara vitit 2001. analistet fajesojne per kete rritje problemet ekonomike dhe traumen post konflikt.
Zedhenesi i ministrise se brendeshme Vojisllav Zafirovski ka thene se gjate dy vjeteve te kaluara ne Maqedoni kane kryer vetevrasje 367 njerez – 266 burra dhe 101 gra – ne nje vend me nje popullsi prej vetem 2.1 milion banore. Kjo tregon nje rritje prej 30 perqind.
Numri i vetevrasjeve eshte rritur se tepermi ne rajonet me te varfera, ku banoret fitojne me pak sesa shuma mesatare e pagave apo pensioneve prej 100 euro ne muaj. Nga nje popullsi prej 850,000 njerez te afte per pune, rreth 350,000 ose 37 perqind, jane te regjistruar si te papune. Edhe ata te cilet e kane nje vend pune nuk jane shume me mire, sepse disa dhjetra mijera punetore nuk paguhen prej muajsh.
Zafirovski ka thene se problemet ekonomike jane motivi kryesor per vetevrasjet, perfshire edhe njerezit me semundje te pasherueshme. Psikiatrja Vesna Atanasova, e cila zoteron nje klinike private ne Shkup, e pranon kete. “Motivi kryesor per vetevrasjet eshte varferia,” ka thene ajo per IWPR.
Per shtate muaj gjate vitit te kaluar, eshte zhvilluar konflikti i armatosur ndermjet forcave qeveritare Maqedonase dhe luftetareve Shqiptare te Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK. Ndersa numri i viktimave, rreth 200 te vrare, eshte i vogel ne krahasim me lufterat e tjera ne Ballkan, ajo ka shkaktuar nje traume te thelle ne rradhet e 8,000 njerezve, kryesisht Maqedonase etnik, te cilet jane zhvendosur nga shtepite e tyre.
“Vetevrasja eshte nje veprim agresiv i kryer ndaj vetes,” thote Staslav Petkovski, nje specialist i psikologjise mjeksore ne Shkup i cili ka punuar per shume vjet si terapist i familjeve. “Lufta, e kombinuar me varferine, ka shtuar agresionin si nje forme e zgjidhjes se konflikteve te jashteme dhe te brendeshme psikologjike”.
Petkovski ka kryer nje studim per gjendjen psikologjike te Maqedonasve etnike ne fund te vitit 2001 dhe fillimin e 2002. Duke perdorur nje grup prej 1,000 personash ne pese qytete, ai ka arritur ne perfundimin se ndjenjat mbizoteruese ne rradhet e njerezve jane zemerimi, frika dhe mungesa e shpreses.
“Per fat te keq, ata shenojne fillimin e nje spiraleje psikologjike e cila nxit dhunen dhe disa here drejtohet ndaj vetes,” ka thene Petkovski.
Psikiatri nga Shkupi Edip Shei mendon se mosha eshte nje factor i rendesishem. “Analizat kane treguar se, gjate 25 vjeteve te fundit, vetevrasjet jane shtuar tre here ne rradhet e adoleshenteve,” ka thene ai.
Nje raport i koheve te fundit i pergatitur nga Qendra e Gjendjes se Krizes, e cila vepron ne kliniken psikiatrike ne spitalin shteteror te Shkupit, ka arritur ne perfundimin se vetevrasjet jane shkaku i trete me i zakonshem per vdekjen ne rradhet e te rinjve ndermjet moshes 15 dhe 24 vjecare.
Shei ka pershkruar rastin e 16 vjecarit T.N nga Shkupi, prinderit e te cileve kane vendosur te ndahen per nje fare kohe si shkak i veshtiresive financiare. Pas ndarjes se tyre, djali nuk ka pranuar te komunikoje me prinderit dhe ka shkuar te jetoje me gjysherit.
Menjehere pas kesaj, ai ka rene ne shoqeri te keqe dhe ka pasur probleme me policine. Kur nje dite gjyshes se tij i ka humbur portofoli, T.N ka qene i dyshuari kryesor – dhe si rezultat ai ka tentuar vetevrasjen me nje thike. Per fat, ai nuk ka pasur sukses dhe tani po sherohet ne spital.
Shei gjithashtu thekson se njerezit me trauma nga lufta kane nevoje per ndihme. “Shteti duhet te mbaje qendra per rehabilitimin e ketyre njerezve ne zonat me te prekura nga konflikti i vitit te kaluar,” ka thene ai.Vetvrasjet jane edhe problem kombetare…

…Nje grua e sapomartuar, i ka dhene fund jetes ne moshen 26 vjeceare duke u veteqelluar, pak jave pasi priste te nxirrte ne drite nje femije, fry i pare i kurorezimit ne martese.

Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur dje ne fshatin Breg Krume te komunes Vranisht ne rrethin e Hasit. vIktima e vetevrasjes me arme zjarri, eshte 26 vjecarja Safe Ferizolli e cila prej shtate muajsh, ishte shtazene, pasi nje vit me pare, ishte martuar. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Kukesit.

Sipas tyre, Safe Ferizolli, 26 vjece, u gjet e vdekur ne banesen e saj ne oren 10.30 te dites se Premte, pasi kishte nje plage vdekjeprurese ne koke. Burimet saktesuan se 28 vjecarja Ferizolli, kishte kaluar ne nje gjendje te renduar te depresionit nervor ditet e fundit pasi e mundonte gjendja e veshtire ekonomike. Sipas te dhenave te grupit hetimor ne vendin e ngjarjes, gruaja 28 vjecare kishte probleme te mprehta sociale per shkak te varferise se tejskajshme. Duke mos e perballuar me situaten, ajo ka marre nje pistolete TT e cila gjendej pa leje ne shtepi dhe ka qelluar mbi vete duke gjetur fundin e dhimbshem. Burime nga vendngjarja, i thane “Korrieri”-t, se 26 vjecarja ishte martuar rreth nje vit me pare, ne fshatin pare i kurorezimit ne martese, ne fshatin Breg Krume te komunes Vranisht ne rrethin e Hasit.

Sipas burimeve te mesiperme, bashkeshorti i te rese, ishte i papune. Qe te dy, jetonin ne nje shtepi-kasolle dhe gjendja e tyre ekonomike paraqitej e renduar. Edhe vete 26 vjecarja ishte e papune dhe burre e grua, nuk arrinin te jetonin normalisht duke iu nenshturar pa deshiren e tyre, varferise.

Ne kete gjendje, 26 vjecarja dyshohet te kete kaluar prej disa ditesh ne depresion duke mos patur me deshire per te jetuar. Ne keto kushte ajo eshte vetevrare me pistolete duke gjetur fundin e menjehershem. Por bashke me te, eshte shuar edhe femija qe pas rreth tete javesh priste te dilte ne jete. Varrimi i te ndjeres eshte bere dje, me ndihmen financiare te vellezerve te saj.

…Ishte e mbyllur mes katër mureve të shtëpisë, e brengosur për mosfrekuentimin e shkollës, dhe e mbytur nga punët e shtëpisë. Kjo ka qenë gjendja në të cilën prej kohësh ishte duke jetuar 13-vjeçarja Flutura Jarua, e cila i dha fund jetës dy ditë më parë, duke u vetëhelmuar. Ndërsa në shtëpinë e saj në fshatin Boçovë të Levanit ka rënë zia.

Situata e krijuar tashmë në familjen Jarua është më e vështirë se një ditë më parë, kur ata i dhanë lamtumirën e fundit fëmijës së tyre.

Shtëpia është e huaj dhe tepër e ftohtë pa Fluturën. Sapo hyn në oborrin e shtëpisë dhe hedh sytë mbi ndërtesën, menjëherë të krijohet përshtypja se aty jeton një familje e rrënuar ekonomikisht.

Gjithçka është e vjetër dhe e mbajtur keq. Mure të krisur e të palyer, një kopsht i papunuar përpara shtëpisë dhe gjithçka e lënë rrëmujë. Mes të afërmve dhe familjarëve ka mbetur shija e hidhur e humbjes së vogëlushes dhe ata të tregojnë për 13-vjeçaren që vendosi të vetëflijohej. Nëna

“Nuk kishte arsye pse të vetëhelmohej”. E ëma e saj, Marjeta, rreth të 40-tave, e veshur tashmë me roba të zeza, nuk e fsheh dot dhimbjen dhe brengën për humbjen e vajzës. Duke treguar për të, shpesh ngre supet dhe mbledh trupin e imët, duke lënë të kuptosh se nuk ia merrte mendja kurrë që të kishte një fund tragjik.

Çdo ditë ajo i kërkonte vajzës së vogël që të merrej me të gjitha punët e shtëpisë. Ajo ka edhe një djalë 15-vjeçar, që quhej Denis. Marjeta e përjashton përdorimin e dhunës apo keqtrajtimin e vajzës, kur ajo nuk i bindej.

“Ka pasur edhe raste të tjera, kur unë i kam folur Fluturës për punët e shtëpisë dhe kjo ka qenë vetëm një arsye që ajo të bëhej një amvisë e mirë, por ajo gjithmonë nuk më dëgjonte dhe më kundërshtonte.

Megjithatë unë e toleroja, pasi mendoja që ishte ende e vogël dhe se një ditë do të më kuptonte”, shprehet ajo.

Nga biseda me familjarët dhe të afërmit e Fluturës, mësohet se po bënte gati dy vjet që ajo ishte shkëputur nga shkolla, sepse ishte mjaft e dobët në mësime dhe mezi kishte kaluar deri në klasë të pestë.Bashkëmoshatarët
Bashkëmoshataret e saj thanë për Gazetën se ajo ndihej e tradhtuar nga fati i saj, pasi nuk kishte mundur që të arrinte rezultate të mira në mësime.

Largimi nga shkolla fillimisht iu duk si një zgjidhje e drejtë dhe e mirë për të, por më vonë ajo u ndodh përpara një situate tepër të vështirë dhe pothuajse qante sa herë që ne takoheshim dhe diskutonim për mësimet.

“Ishte vajzë me sedër dhe nuk ia falte vetes që të ulej aq poshtë dhe të mbetej thjesht një shtëpiake, edhe pse në fshat. Mendonte se ne do të ecnim përpara dhe ajo do të mbetej në vend pa asnjë të ardhme.

Gjithashtu, shoqet e pakta të saj kanë pohuar se ajo u kishte thënë se ishte mërzitur që rrinte mbyllur në shtëpi.…Pa frikë mund të quhet një nga qytetet që mban rekord për rastet e vetëhelmimeve. Elbasani është “kryeqyteti” i viktimave të vetëhelmimeve. Në më pak se katër vjet në rrethin e Elbasanit janë regjistruar 300 raste të intoksikacioneve suicidale, ose, sikurse quhen ndryshe, të vetëvrasjeve nga të cilat janë shënuar 100 viktima.

Shifrat e tilla tronditëse, tepër alarmante dhe po kaq shqetësuese janë bërë publike pas përfundimit të një studimi të intoksikacioneve suicidale, sidomos atyre fosforo-organike, për rrethin e Elbasanit.
Ky studim është kryer nga mjekët reanimatorë Dr.Behar Gjevori dhe Dr. Nikollaq Thano të Qendrës Spitalore “Dr.Xhaferr Kongoli”, të cilët njëkohësisht janë edhe pedagogë të degës së infermierisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.MetodatSipas dy mjekëve, studimi në fjalë përfshin periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2004. Vetëm gjatë fillimit të këtij viti janë shënuar 90 raste të vetëhelmimeve.

Ata kanë pohuar se në studim janë marrë 139 raste me intoksikacione ushqimore për periudhën 2000-2002, të përpunuara në tabela statistikore paraprakisht.

Po kështu mjekët kanë pohuar se, për të arritur në përfundimin për vetë-helmimet, janë studiuar 61 kartela klinike me intoksikacion nga fosfororganiket dhe pesticidet përgjatë këtyre viteve.

Qëllimi i studimit të intoksikacioneve suicidale, sidomos fosforoganike, në rrethin e Elbasanit ka qenë trajtimi i tyre dhe rekomandime të përgjithshme për të mënjanuar këtë plagë të madhe të shoqërisë.ShkaqetPredominimi i seksit femër në intoksikasionet suicidale lidhet me ndikimin më të madh që kanë faktorët negativë social-ekonomikë mbi to.

Madje, ka të bëjë edhe me brishtësinë e vet këtij seksi në përgjithësi. Fruktacioni apo trysnia që ushtrohet ka intensitet më të madh mbi seksin femër, si dhe veçoritë psiko-hormonale që rrisin incidencën për suicidet tek femrat. “Janë shtuar rastet e vetëvrasjeve të lidhura me situatën social-ekonomike të një tranzicioni të tejzgjatur, nëpër të cilën po kalon, ashtu si gjithë Shqipëria, edhe Elbasani”, kanë pohuar mjekët.
Një tjetër shkak që ka sjellë rritjen e numrit të vetëvrasjeve në rrethin e Elbasanit, sipas mjekëve që e kanë kryer studimin, janë dhe ngjarjet e trazirave që përfshinë vendin tonë në vitin 1997, ku edhe Elbasani ishte ndër ata që u përfshinë në këto trazira dhe ku një pjesë e popullsisë pësoi traumë psikologjike, sidomos fëmijët që aktualisht i përkasin grupmoshës 17-24 vjeç.

Në fshat numërohen 57.8 për qind, ndërsa në qytete 42.2 për qind. Për intoksikacionin fosfoorganik numërohen 29.5 për qind në qytet dhe në fshat 70.5 për qind.

… Një grua 29- vjeçare ndodhet në gjendje kome, pasi ka tentuar t’i japë fund jetës, ndërkohë që ky është rasti i tretë i vetëhelmimit brenda dy ditëve të fundit. Rajmonda Sh., 29 vjeçe, nënë e 3 fëmijëve, lindur dhe banuese në fshatin Shushicë në Elbasan, ka mbërritur dje në spitalin e Elbasanit, pasi ka pirë një sasi rogori që përdoret ndaj insekteve që brejnë hardhitë e rrushit.

Nga hetimet e para mësohet se shkak i kësaj tentative kanë qënë grindjet e vazhdueshme të 29-vjeçares me bashkëshortin e saj. Ndërkohë në dhomat e reanimacionit të repartit kirurgjik, ndodhen dhe dy të vetëhelmuar të tjerë.

Ata kanë mbërritur atje dy ditë më parë dhe pas ndihmës mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Genti D., 26 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Beqir Dardha”, në Elbasan, u vetëhelmua me një sasi ilaçesh antidepresivë, thanë për gazetën, burime të policisë.

Burime të spitalit thanë për gazetën se 26- vjeçari, mbërriti në gjendje të rëndë por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia po heton mbi shkaqet e kësaj tentative vetëvrasjeje.

Po dy ditë më parë, në spitalin e Elbasanit mbërriti në gjendje kome dhe një 21- vjeçare nga ky qytet. M.Gj., e pamartuar, kishte pirë një sasi të konsiderueshme bar miu dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Familjarët kanë pohuar se nuk i dinin shkaqet e vetëhelmimit të vajzës së tyre. Vetëm gjatë majit janë shënuar katër raste të tentativave të vetëflijimit. Kurse gjatë këtij viti shënohen 90 raste me rreth 15 të vdekur.

Pjesa më e madhe janë vajza dhe gra nga fshatrat e qarkut të Elbasanit.
…Pak muaj më parë, i kishte vdekur burri në Greqi dhe dje ka vendosur t’i japë fund jetës. 16- vjeçarja M. Rrenja, banore fshatit Moravë në Berat, ka tentuar t’i japë jetës fund, duke pirë helm rogor, por ka shpëtuar për mrekulli nga vdekja pasi familjarët e kanë çuar në kohë në spitalin rajonal.

Burime nga spitali thanë për gazetën se 16-vjeçarja mbërriti në gjendje të rëndë në spital, por falë ndërhyrjes së menjëhershme ajo e ka kaluar rrezikun. Të afërmit e viktimës që ndodheshin në spital kanë pohuar se M. Rrënja ka tentuar t’i japë fund jetës në kushtet e depresionit.

Ajo kishte pirë helm pasi disa muaj më parë kishte humbur në Greqi bashkëshortin e saj. Ky i fundit kishte vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Pas vdekjes së bashkëshortit, 16- vjeçarja është kthyer tek i ati dhe mësohet se gjatë gjithë kohës ka qënë e mërzitur dhe e stresuar. Të afërmit e viktimës bëjnë të ditur se ajo ka dalë herët në mëngjes nga shtëpia dhe i është drejtuar serës së domateve, të cilat do t’i spërkaste me helm rogor.

Por në kushtet e depresionit ajo ka kapërdirë helmin dhe është gjetur në gjendje të rëndë, duke nxjerë shkumë nga goja, nga nëna e saj. Nëna ka lajmëruar të afërmit të cilët e kanë nisur me urgjencë vajzën në drejtim të spitalit, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një kabëll elektrik dhe trau i tavanit të banjës. Kaq pak sende i kanë mjaftuar 41-vjeçarit Tomor Laze nga Kuçova për t’i dhënë fund jetës. Një vendim i marrë aty për aty dhe krejt i pabesueshëm.

Por për Lazen motivi që e ka shtyrë drejt këtij akti, ka qenë shumë i fortë. Pak ditë më parë i kishte marrë nënës së vet 4 mijë lekë borxh, të cilat ishin bërë shkaku i vendimit të tmerrshëm për jetën e tij.

Pikërisht mosgjetja e asnjë lloj mundësie për t’i kthyer ato, ishte edhe arsyeja, që e kishte detyruar si zgjidhje të vetme të shikonte vetëflijimin dhe së bashku me jetën, të merrte me vete në varr borxhin e pa shlyer.

Dy gotat e fundit të rakisë të rrëkëllyera atje te kioska e lagjes, kishin qenë kënaqësia e fundit e tij, që ia kishte lejuar vetes para vetvrasjes.

Ndërsa gruas së tij, Bukuroshes, tani nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm të vazhdojë e vetme përpara, që të paktën të rrisë tre fëmijët që ka në shtëpi, tashmë të mbetur jetimë. Do të përpiqet t’i ushqejë jetimët e saj me pagën modeste që merr në ndërmarrjen e pastrimit të qytetit.Ngjarja
Ka qenë ora 21.30 kur Tomori është ktheyr në shtëpi. Eshtë përshëndetur me familjarët e tij dhe më pas i është drejtuar banjës. Vonesa e tij duket i ka shqetësuar familjarët. Fillimisht e shoqja e ka thirrur nga dera e banjës, por askush nuk i ka kthyer përgjigje.

Ndërsa minutat kalonin, ankthi te pjesëtarët e familjes rritej. Bukuroshja, e shoqja, duket se ka parandjerë të keqen dhe i ka kërkuar të birit që të shpërthente derën e banjës. Sapo kanë hapur derën kanë vënë re se Tomori ishte varur.

Menjëherë familjarët janë munduar që t’i heqin kabllin dhe më pas kanë dashur t’i japin edhe ndihmën e parë. Por edhe transportimi për në spitalin e qytetit duket se ka qenë i kotë. 41-vjeçari nuk kishte asnjë mundësi shpëtimi. Rrëfimi
Dy gotat e fundit të rakisë Tomori i kishte pirë me fqinjin e tij, Kadri Myrtelin, u cili nuk e ka besuar lajmin, kur Bukuroshja i kishte thënë për ngjarjen. “Menjëherë kam shkuar në shtëpi, kur më thirrën Bukuroshja dhe Aureli dhe nuk besova kur më thanë se Tomori kishte varur veten në banjo”. Sipas Kadriut, Tomorin kishte ditë që e brente shqetësimi se nuk kishte me se të ushqente fëmijët, sepse nuk po mundte që të gjente një punë.

Gjithë familja jetonte me pagën e Bukuroshes, gruas së shtëpisë, e cila punonte si fshesare në ndërmarrjen e pastrimit të Kuçovës. Me atë pagesë minimale nuk mund të mbaheshin frymët e shtëpisë.

“Në darkë para se të ndaheshim pimë nja dy gota aty te kioska afër shtëpisë. Atë ditë Tomori kishte këmbyer nja dy fjalë me të ëmën, të cilës i kishte marrë 4 mijë lekë borxh. Por nuk kishte çfarë t’i kthente.

Ai ishte me sedër dhe për këtë ka qenë i mërzitur gjithë ditën”, rrëfen miku i viktimës për ditën e ngjarjes. Sipas Kadriut, atë ditë Tomori shkoi në shtëpi më herët se ditët e tjera, duke i’u justifikuar se ishte i lodhur.

“Nuk kaloi as një orë a dy dhe më thirri djali i tij, Aureli, duke më thënë se ka vdekur babai. Nuk e besova, por vrapova sepse kjo nuk mund të ishte shaka”, vazhdon më tej ai. Kjo është historia e një jete të prerë në mes, për një borxh të pakthyer dot në kushte të pamundësisë për tu punësuar.

Tashmë në familjen e varfër të mbuluar nga zia nuk ngelet gjë tjetër veçse mendimi për shpenzimet e ceremonisë mortore….Auroli, djali i madh i shtëpisë, nuk ka për ta hequr ndonjëherë nga kujtesa momentin kur e pa babanë e tij të varur me kabëll.

Sipas 18-vjeçarit, i ati ka shkuar në shtëpi si zakonisht rreth orës 20.00, ndërsa ka qënë i dehur. “Babai kishte pirë raki së bashku me disa shokë të tij në një kioskë afër shtëpisë. Pasi ka mbërritur në shtëpi ai nuk bëri llafe me askënd, sepse nuk e kishte zakon që të fjalosej, ndërsa ka kërkuar që të flinte gjumë”, pohon mes lotësh Auroli.

Para se të shkonte për të fjetur ka shkuar në banjo. E shoqja dhe fëmijët kanë pritur që ai të dilte nga banjo, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Bukuroshja, e shoqja ka shkuar për ta thirrur. Meqënëse gruaja nuk ka marrë përgjigje dhe ka pritur mjaft për të dalë i shoqi i ka kërkuar ndihmë të birit të saj, i cili ka shqyer derën për t’i dhënë ndihmë të atit.

Pasi nënë e bir e kanë gjetur të zotin e shtëpisë të varur kanë vënë kujen dhe kanë kërkuar ndihmën e fqinjve, por nuk kanë mundur që ta shpëtojnë nga vdekja 41-vjeçarin….

….Një tjetër vetëvrasje është shënuar ditën e djeshme në Lushnjë. Ca fjalë të shkruara kobshëm pak minuta para vdekjes, ishin lamtumira e fundit e dhënë nga një adoleshente.

Marsela Binjaku, banuese në fshatin Karbunarë të këtij rrethi, i ka dhënë fund jetës së saj të re duke qëlluar veten me çiften e t’et.

Burime nga policia e Lushnjës pohojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00. 17-vjeçarja (me arësim tetëvjeçar) ka pritur momentin e përshtatshëm për të realizuar vendimin fatal.
E ndërsa prindërit e saj kanë dalë nga shtëpia, adoleshentja ka kërkuar armën, që e mbante me leje babai i saj. Para se të shkrepte çiften mbi trupin e saj të njomë, Marsela është ulur dhe ka shkruar këto fjalë. “Ju dua shumë të gjithëve.

Më falni për këtë shqetësim që po ju sjell. Lamtumirë!” Kjo ishte ndjesa e saj e fundit, mesazhi i fundit i lënë nga kjo botë. Më pas është vetëvrarë. Vetëm pak kohë pas vrasjes, pjesëtarët e familjes Binjaku janë tmerruar nga ajo që u kanë parë sytë. Marsela është gjetur e pajetë në një nga dhomat e shtëpisë, e mbytur në një pellg gjaku.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje. Të afërmit e viktimës kanë pohuar para bluve se vajza e tyre ishte natyrë e qetë dhe nuk kishte asnjë shkak që ajo të bënte vetëvrasje. Marsela pas mbarimit të klasës së tetë rrinte në shtëpi.

Edhe komshinjtë kanë deklaruar se familja Binjaku ishte e rregullt dhe se nuk e keqtrajtonin 17-vjeçaren. Pavarësisht dëshmive, ngelen vërtet mister motivet që e detyruan të renë t’i jepte fund jetës së saj në lulen e rinisë. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të gjetjes së motivit të krimit…

Ngjarja ka ndo-dhur rreth orës 7.30 të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Shkodrës. Burime nga policia, bëjnë të ditur se një 42-vjeçare (emri i së cilës nuk bëhet i ditur) ka qëndruar për pak kohë mbi Urën e Bunës. Më pas ajo ka rënë në ujërat e këtij lumi.

Kalimtarë të rastit të cilët kanë vënë re se gruaja po përpëlitej, e kanë ndihmuar atë, duke e nxjerrë nga lumi. Më pas shpëtimtarët kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendgjarje.

Nga verifikimet e bëra nga blutë ka rezultuar se, shtetësja në fjalë vuante nga çrregullime mendore. Ndërkohë ekspertët e çështjes po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes….
…Prokuroria e Rrethit te Lushnjes, po heton se derisa ka arritur te ndikoje perkatesia fetare ndaj vajzes 17 vjecare Marsela Binjaku e cila i dha fund jetes tre dite me pare me arme zjarri.

Adoleshentja u gjet e vdekur pasi ishte veteqelluar ne banesen e saj, en kushte te nje gjendjeje te renduar psikologjike, qe besohet nga familjaret dhe te afermit e viktimes, se ka ardhur nga ndikimi i sektit te Deshmitareve te Jehovait, qe vajza sipas tyre kishte perqafuar prej disa kohesh.

Ne nje leter qe kishte lene para se te vetevritej, Marsela sipas te afermve, shkruante: “Jetoj nje jete boshe dhe te kote… Nga librat per Jehovain kam mesuar se data 7 Maj eshte nje dite e shenjte dhe kush flijohet ne kete date per Jehovain, shpiti i tij nuk vdes por shkon ne parajse…

Mami dhe Babi. Ju dua shume dhe te me falni per kete shqetesim qe po ju sjell”.

Nga biseda e korrespondentit tone ne vendngjarje, me te afermit, mesuam se Qemali duke pare se gruaja kishte pune shume me makinen qepese kish futur vitin e kaluar te bijen Marselen ne nje kurs rrobaqepesie ne Lushnje.

Ne kete kurs ajo ishte njohur me disa gra te cilat ishin deshmitare te Jehovait te cilat e kishin pajisur me literature per kete sekt fetar. Prinderit nuk dinin gje. Lidhjen me Deshmitaret e Jehovait prinderit e mesuan pasi kishin lexuar mesazhin qe kishte lene e bija e tyre, pas vetevrasjes. “Te gjitha provat e grumbulluara ne ambjentet e familjes Binjaku ne fshatin Kashte Bardhe te komunes Karbunare e Vogel lidhur me vetevrasjen qe kreu para tre ditesh Marsela Binjaku i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Lushnje per te kryer hetime te metejshme.

Keshtu ka pohuar per “Korrieri”-n shefi i komisariatit te Lushnjes Albert Ismaili. Mesohet se disa te dhena jane grumbulluar nga ana e policise e cila i ka hedhur ne dosje sic eshte rasti ku familjaret kane pohuar se Marsela ka qene Deshmitare e Jehovait kur ka kryer kursin si rrobaqepese nderkohe qe prane godines qe ajo ka kryer kursin nuk ekziston asnje ambient i Deshmitareve te Jehovait por i nje sekti tjeter fetar. Xhemil Beharaj…

….Specialistët dhe psikologët e Elbasanit japin alarmin për rritjen e numrit të vetëflijimeve në këtë qark. Sipas tyre, numri i rasteve është rritur 6 herë në katër vitet e fundit dhe shkak kryesor, sipas tyre, janë traumat e vitit 1997.

Si specialistë, si psikologë dhe si mjekë humanë, dr. Behar Gjevori dhe dr. Nikollaq Thano, pohojnë se kanë ndërmarrë një nismë për impenjimin e strukturave shtetërore në rajon, komunitetit të nxënësve, studentëve, prindërve, shoqatave të ndryshme, për të analizuar këtë fenomen tragjik në Elbasan dhe për të marrë masa për minimizimin e tij.

Lëvizja “Jo vetëhelmimit” që sapo ka nisur në Elbasan, sipas organizatorëve, shpresohet të gjejë një mbështetje masive të faktorëve të mësipërm, në mënyrë që tragjeditë e këtij lloji të minimizohen.

“Nisur nga statistikat në 72% të rasteve viktimat janë të seksit femër”, thotë për gazetën “Shekulli” specialisti Gjevori. Referuar shifrave, sipas specialistit Thano, rezulton se vetëhelmimi ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit dhe në 29% të rasteve është me pasojë vdekje.

Kështu, nëse në vitin 2000 në rrethin e Elbasanit u regjistruan 15 raste të vetëhelmimit, në vitin 2001 shifra u rrit në 37 raste, në vitin 2002 në 87 raste, në vitin 2003 numërohen 95 raste, ndërsa vetëm gjatë 5 muajve të këtij viti janë regjistruar 31 raste.

Statistikat, por dhe studimet tona të një periudhe të gjatë, shton për gazetën dr.Gjevori, evidentojnë si shkaktar të vetëflijimit ndikimin e traumave të vitit 1997.

Fëmijët dhe adoleshentët e 7-8 viteve më parë, shton ai, të rritur mes krismave të armëve gjatë trazirave, (në rajonin e Elbasanit u shënuan mbi 130 viktima), kanë qenë objekt i këtij terrori psikologjik.

Sot ata janë rritur dhe rezultojnë të jenë kontigjenti më i madh (mbi 70%), i atyre që vetëflijohen.

Në këtë dramë sociale, shtojnë specialistët, nuk mohohen dhe faktorët e njohur si varfëria, ikja në emigrim apo braktisja e njërit prej partnerëve, tradhtia bashkëshortore, ndryshimi i mënyrës së jetesës (mbipopullimi i qendrave urbane nga fshati).
Moshat 15-44 vjeç janë më të prekurat nga ky fenomen….

Menjëherë pas viteve `90, për File Kronin jeta ka marrë një rrjedhë krejt tjetër, por që pas disa kohësh ajo ka ndryshuar sërish.

Ajo nuk e kishte menduar që gjërat do të ndryshonin për keq brenda pak vitesh.

Që në ditët e para të demokracisë, bashkëshorti i 58-vjeçares që u vetëvra dje nisi të merret me kambizëm, duke u bërë njëri nga më të fuqishmit në qytet.

Por në vitin 1997, ai u ekzekutua farë pranë shtëpisë me qëllim për t’u grabitur. Kjo shënoi edhe tragjedinë e parë për familjen Kroni. Ndërsa e dyta, e cila ishte fatalja për File Kronin, ishte vrasja e djalit në Kolumbi. Këto dy ngjarje bënë që ajo të kalojë në depresion nervor. Vetëvrasja
Ka qenë ora 09.00 e mëngjesit të djeshëm kur është kthyer në shtëpi djali i vetëm me të cilin jetonte 58-vjeçarja, Angjelini.

Ai e ka gjetur të sapovrarë nënën e tij, ndërsa pranë saj ndodhej një pistoletë “Zastava” dhe një gëzhoje. Menjëherë 38-vjeçari ka lajmëruar fqinjët, të cilët e kanë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit.

Por çdo gjë ka qenë e kotë. Ajo kishte vdekur menjëherë, sapo plumbi i kishte prekur zemrën. Shtëpia ku ndodhi vrasja ndodhet në një rrugicë përballë shkollës “Jordan Misja”. Menjëherë pas ngjarjes forcat e policisë rrethuan të gjithë zonën, duke mos lejuar askënd të afrohet, madje as gazetarët apo operatorët.

Kjo ka bërë që misteri për vetëvrasjen të rritet, pasi në polici është mbajtur i shoqëruar deri në orët e mbrëmjes edhe i biri i viktimës, njeriu i vetëm i saj.

File Kroni i është nënshtruar autopsisë pasi në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Për të vërtetuar faktin se gëzhoja nuk është larguar qëllimisht nga vendi i ngjarjes për të humbur gjurmët, ekspertët kanë vendosur të bëjnë autopsinë.

Ndërsa përgjigjet përfundimtare do të dalin pasi të bëhet ekspertiza e armës në Ministrinë e Rendit.Motivi
Deri dje në mbrëmje, sipas policisë, motivi kryesor që e ka çuar në vetëvrasje 58-vjeçaren ka qenë depresioni.

Siç është mësuar, ajo prej një viti, kur iu vra edhe djali në Kolumbi, kishte kaluar në depresion. Kjo pasi familja Kroni, me mjaft emër në qytetin e Shkodrës kishte pësuar disa fatkeqësi.

Në tetor të `97-ës, kambisti Lulash Kroni vritet në një pritë që i kishin bërë për ta grabitur. Ngjarja u shoqërua me shumë bujë në qytet, duke u cilësuar si një nga vrasjet më me zhurmë.

Vrasësit i grabitën jo vetëm sasinë e madhe të lekëve, por dhe çdo gjë me vlerë që ai kishte. Autorë të ngjarjes u cilësuan dy komshinj të tij. Njëri prej tyre është i dënuar dhe aktualisht po vuan dënimin, kurse i dyti është vrarë në Itali pak vite më parë. Mendohet se ky ekzekutim atij i është bërë për hakmarrje.

Ngjarjet vazhdojnë me të tjera viktima. Këtë muaj është mbushur një vit, kur në Kolumbi është vrarë djali i Lulash Kronit, Ardi Kroni, 30 vjeç. Megjithatë, kjo vrasje mendohet se nuk ka të bëjë me vrasjen e të atit apo të autorit të ekzekutuar në Milano.Fqinja: Vinte te ne për kafe e thoshte gjithnjë se do të vetëvritejFile Kroni kishte kohë që vuante nga një depresion nervor”. Kështu kanë pohuar komshinjtë e familjes, e cila që nga viti 1997 numëroi tri viktima.

Madje ato vetë kanë deklaruar se Filja kishte pohuar shpesh se do të vriste veten. “Nuk më ka shkuar asnjëherë mendja se me të vërtete Filja do të vriste veten. Tani e ndiej veten disi në faj që nuk e kam vlerësuar atë çfarë na thoshte.

Mendoja se po thoshte ndonjë gjë të pamenduar dhe pa kuptim, siç vepronte shpesh. Vinte të pinte kafe dhe na thoshte: ‘Po e pi këtë kafe se do të vras veten’.

Ngaqë e thoshte shpesh, nuk ia vinim re. Këtë e lidhinim me tragjedinë e jetës së saj. Ka qenë një grua e fortë, por që jeta, mesa duket, e lodhi. Vdekja e të birit ishte goditja më e madhe. Këtë nuk mundi ta përballonte.

Gjatë gjithë ditës vetëm për të fliste. Jemi munduar t’i qëndrojmë afër, ta ftojmë për kafe apo të shkonim ne tek ajo për kafe, por dhe ne kemi problemet tona.

Më duket se nuk kam bërë sa duhet, mbase duhej t’i kisha qëndruar më pranë, ta bëja të fliste më shumë që të shfrynte.

Shpesh mallkonte veten se ishte gjallë dhe i biri në tokë. I lutej Zotit që të kishte mirësinë dhe ta merrte dhe atë që të bashkohej me djalin dhe burrin”.

Këto ishin fjalët e një gruaje, fqinje e viktimës, e cila nuk donte të identifikohej. Ajo tregon se me Filen e kishte kaluar mirë gjithmonë dhe kishin biseduar bashkë për çdo gjë.

“Për vrasjen e djalit nuk fliste shumë, thotë ajo, por gjithmonë e përsëriste se ‘do vriste veten’”.Djali në polici dhe nëna në morgShtëpia e familjes Kroni deri në orët e mbrëmjes ka qenë e mbyllur. Pas orëve me zhurmë të paradites, dreka dhe pasditja kanë qenë krejt të qeta.

Madje shtëpia ka qenë e mbyllur plotësiht. Vëmendja e të gjithë qytetit është përqëndruar dje në lagjen “Tom Kola”.

Emri i njohur i familjes Kroni dhe fatkeqësitë e tyre e kanë bërë të ndjeshëm opinionin. Lajmi se kishte vrarë vetën e veja e Lulash Kronit ka bërë që në rrugicë të drejtohen shumë kureshtarë, të cilët sigurisht që kanë hasur në rezistencën e bluve të cilët s´kanë lejuar që të futet askush në “zonën e nxehtë”.

Familjarët dhe personat e tjerë pranë familjes janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë për të dhënë sqarime për ngjarjen.

Bashkë me ta ka qenë dhe djali i Files, Angjelin Kroni, 38 vjeç. Nënë e bir jetonin vetëm. Ndërkohë që për arsye hetimi dhe për shkak të autopsisë që duhej të bëhej, viktima 58-vjeçare ka qëndruar në spital edhe për shumë orë të tjera.

Në morg ajo ka qëndruar për disa orë. Të gjitha këto kanë bërë që shtëpia përdhese e familjes Kroni të qëndronte e mbyllur për shumë orë.

Ndërsa e diela do të jetë ndryshe. Sipas zakonit, ajo do të kalohet me zhvillimin e ceremonisë mortore për gruan që nuk arriti t’u bëntë ballë fatkeqësive të jetës, vrasjeve të burrit dhe të djalit të saj. Në orët e mbrëmjes është lënë i lirë djali i vetëm i familjes, i cili ka nisur të merret me organizimin e ceremonisë mortore të së jëmës….

….Nje 42 vjecar, baba i dy femijeve ne lagjen “Guerrile” te Shkodres, i ka dhene fund tragjikisht jetes se tij, duke u vetevarur me nje litar ne punishten ku punonte. Policia e Shkodres, beson se shkaku qe e ka cuar 42 vjecarin ne nje veprim te tille eshte depresioni nervor.

Ylvi Mercaj eshte gjendur me litar ne fyt rreth ores 7 te mengjesit te djeshem, brenda ne oficinen qe ishte prone private e tij, e cila ndodhet ngjitur me oborrin e shtepise.

Njeri nga kusherinjte e Ylviut tregon: “Ylviu ishte zgjuar heret si zakonisht dhe kishte dale nga shtepia per te filluar punen sic bente cdo dite, rreth ores 6 e 30. Por hyrja e tij aty ate dite kishte pasur qellim tjeter. Pasi ka lidhur litarin e trashe ne tavanin e repartit ka kryer ne cast veprimin fatal.

I pari qe ka hyre aty ne oren 7 ka qene nje nga tre punetoret qe kishte punesuar ne repart. I tmerruar duke thirrur ka trokitur ne deren e shtepise duke i dhene lajmin vellait dhe gruas se tij.

Me pas Samiu, vellai i madh, i cili jetonte ne nje shtepi me viktimen ka zgjidhur trupin dhe se bashku e kemi derguar ne spital por gjithcka ka qene e kote. Ai kishte vdekur ne cast, duke lene jetime dy djem Orlendin 6 vjec dhe Oraldin 3 vjec.

Ata jane derguar tek disa kusherinj ketu prane dhe akoma nuk e dine se ci ka ngjare”. Vetevarja e Ylviut ka cuditur te gjithe ata qe e njihnin, pasi ka qene njeri i qete dhe shume punetor, teper i rregullt dhe korrekt ne familje.

Me kete oficine mbante shume mire familjen, kishte arritur te njihej si nje nga mjeshtrat me te mire te punimit te llamarines dhe merrte porosi jo vetem brenda ne Shkoder, por dhe ne Malesi te Madhe.

“Ne nje periudhe te shkurter ka pasur ca probleme shendetesore, por eshte kuruar ne spitalin neuro psikiatrik te Shkodres dhe me pas gjithcka dukej se vazhdonte normalisht tek ai”. Pervec nje depresioni nervor qe mund te kete kaluar per momentin, asnje shkak tjeter nuk mund te gjejme, qe mund ta kete cuar deri ne vetevarje.
Bashkeshortja Ditila, e cila si ka mbushur ende te tridhjetat, tregon se dy dite me pare i shoqi kishte nje shprehje merzie dhe nje cast u shpreh se po me merziste mua dhe femijet, por nuk arrita ta kuptoj dhe te mendoja nje fund te tille, pasi ne familje gjithcka shkonte shume mire dhe e mora si dicka qe po kalonte per momentin”.

Ditila pohon se “dje ne mbremje dukej i qete, pasi luajti dhe bisedoi pak me femijet sic bente zakonisht, hengrem darke dhe rame te flinim. Ka bere gjume fare te qete dhe eshte zgjuar si cdo dite per te filluar punen. Nuk arrij te kuptoj pse e beri nje veprim te tille, kur gjithcka shkonte mire”. Valbona Idrizi…

…Babai ka shkuar krejt rastësisht në kasollen e bagëtivë , por është tmerruar nga skena që i ka dalë përpara syve. Vajza e tij qëndronte e varur në litar në njërin prej trarëve. E ka zbritur në tokë, por gjithçka ishte e kotë.

Megjithëse trupi i 16-vjeçares Nertila ishte ende i nxehtë, ajo kishte vdekur. Ngjarja ka ndodhur dje në orën 15.30 në fshatin Leminot të Korçës.

Mendimi i parë për të justifikuar këtë vetëvrasje për prindërit, ka qënë një shqetësim që i kishin sjellë vajzës së tij dy vëllezër tregtarë ambulantë në fshatin e tyre.

Babai 45-vjeçar, vetëm disa minuta pas zbulimit të tragjedisë, ka dalë në afërsi të qendrës së fshatit për të gjetur dy vëllezërit Besnik dhe Qemal Kuqo, respektivisht 29 dhe 23 vjeç, nga fshati Vloçisht, të cilët njihesh prej vitesh në këtë fshat, pasi ishin shitës ambulatë.

Siç është bërë e ditur nga policia, e cila ka pyetur dëshmitarët, Fetahu u ka thënë dy vëllezërve se “i kishte palajmëruar të mos i binit në qafë vajzës së tij”, dhe në drejtim të tyre ka hedhur një granatë dore, e cila ka shpërthyer menjëherë.

Më pas ka shkuar në shtëpi ku kishte vajzën e vdekur, duke pritur të vinte policia. Ndërsa nëna e Nertilës, Flurura, gjatë rrëfimit të saj për Gazetën ka treguar se “dy vëllezërit ia kishin mërzitur prej disa kohësh jetën, pasi ata e ngacmonin vajzën.

Ndërsa burri i saj kishte tentuar disa herë të merrej vesh me ta, por nuk kishte mundur”.Çfarë ndodhi me vajzën tuaj?
Prej disa kohësh Besniku dhe Qemali e ngacmonin vajzën time. Ata i thoshin se ajo po të shkonte me ata do të jetonte mirë.

Madje, i propozuan se do të shkonin dhe jashtë shtetit, sepse ajo ishte shumë e mirë. Vajza fillimisht nuk na tha gjë, por ata vazhdonin ta ngacmonin, duke i thënë gjithfarë gjërash.

Më pas ajo u ankua te ne. Pas kësaj, Fetahu shkoi dhe u tha dy vëllezërve që ta lënë të qetë vajzën. Ndërsa Besniku i përgjigjet keq, duke i thënë “që të largohej se, sa vajza ngacmojmë ne, nuk bëhemi merak”.
Po përpara ngjarjes çfarë ndodhi, pasi ju thatë se paralajmërimi është bërë herët?Kur dështuan me metodën e parë, njëri prej vëllezërve e takoi përsëri Nertilën dhe i propozoi martesë.

Nertila erdhi në shtëpi dhe na tregoi për propozimin e Kuqove. Fetahi i tha se asnjëri prej tyre nuk është për atë, pasi ajo është e vogël dhe ata kanë qëllime të këqia ndaj saj. Kur i ka parë vajza për herë të fundit?
Ditën e premte ata e takuan përsëri vajzën dhe i thanë fjalë shumë të turpshme. Nertila erdhi e tronditur në shtëpi dhe prej 24 orësh nuk luajti nga vendi, ishte bërë si e përhumbur. Sot (dje) në mesditë, kur ne po bënim gjumin e drekës, ajo kishte shkuar në haurin e bagëtive, ku ishte vetëvarur.

Fetahu shkoi rastësisht në haur dhe pa vajzën të vetëvarur. E hoqi prej andej, e solli në shtëpi dhe u largua. Nuk më tha gjë se ku do të shkonte, unë mora vesh më pas se çfarë kishte bërë.

Granata, njëri nga vëllezërit vdiq dhe tjetri në Spitalin UshtarakMenjëherë pas shpërthimit të granatës në furgonin e tyre, vëlleztit Kuqo janë dërguar në spitalin e qytetit të Korçës, ku dhe i janë nënshtruar ndërhyrjes mjekësore.

Por, fatale kanë qenë plagët për njërin pre tyre. Megjithë ndërhyrjen e mjekëve, Besnik Kuqo, 29 vjeç, i martuar dhe babai i një fëmije, nuk ka mundur të shpëtojë nga vdekja. Kurse vëllai i tij, 23-vjeçari Qemal Kuqo, në gjendje të rëndë, është përcjellë për në Spialin Ushtarak në Tiranë.

Nga shpërthimi i granatës ai ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe në bark. Ndërkohë, policia ka arrestuar në banesën e tij Fetah Mullaymerin dhe deri në orët e vona të mbrëmjes e ka pyetur për ngjarjen. Madje, në polici janë shoqëruar edhe pjesëtarë të familjes Kuqo, për të sqaruar rrethanat…

…Nëna e tre fëmijëve, e cila u hodh nga kati i tretë i shtëpisë së saj, pasi kishte prerë venat ka dhënë shpirt dje në spitalin rajonal të Vlorës.

Mamude Selfo, 55 vjeçe nuk ka mundur dot t’i shpëtojë plagëve të marra dhe humbjes së madhe të gjakut dhe dje ajo ka vdekur, ndërsa ka lënë përufnimisht jetim tre fëmijët e saj. Vogëlushët tashmë kanë mbetur pa asnjërin nga prindërit, pasi babai i tyre ka vdekur dy vjet më parë.

Varfëria dhe gjendja e vështirë ekonomike, në të cilën ndodhej ajo së bashku me fëmijët e sa, pas vdekjes së të shoqit e ka detyruar atë të marrë vendimin ekstrem. Më pas 55-vjeçarja ka kaluar në një gjendje të thellë depresioni.

Më 9 qershor e gjendur në shtëpinë e saj në lagjen “Lirim” në Vlorë, fillimisht ka prerë venat dhe më pas ështe hedhur nga kati i tretë i pallatit. Familja e vogël tashmë e mbetur me katër vetë jetonin vetëm me pensionin e të atit dhe me një asistencë të vogël që merrte e ëma e tyre si e papunë.

Ndërsa dje dhimbja në shtëpinë e tyre ka qenë e madhe. Tre fëmijët ishin ulur pranë trupit pajetë të nënës së tyre dhe e vajtonin.

Pritet që 55-vjeçarja, e cila humbi jetën tragjikisht të përcillet për në banesën e fundit. Ende nuk dihet se kush do të merret me rritjen e tre fëmijëve, më i madhi i të cilëve është 15 vjeç dhe nuk është në gjendje që të mbajë edhe dy fëmijët e tjerë.
Megjithatë të afërmit dhe familjarët do tu hedhin një dorë për tre fëmijët tashmë të mbetur jetimë…

…Një 60-vjeçar nga Librazhdi është hedhur nga një urë hekurudhore dhe ka gjetur vdekjen. Sipas policisë, Mehmet Leka është hedhur nga Ura e Pishkashit, duke marrë plagë të rënda.

Menjëherë kalimtarë të rastit që e kanë parë e kanë nisur për në spital, por ka vdekur gjatë rrugës. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e shjyrë 60-vjeçarin të vetëflijohet,thuhet ne raportin e policse…

Theksojjme se vetvrasje te nxitura nga DJ ne Kosove deri me tash nuk ka…

 



Related posts

Shkodra ka serbë?!
Mbreti Agron në Tiranë, e Mbretëresha Teutë në Prishtinë. Ps...
Masakrat në Çamëri
TURP DHE NONSENS, SERBIA NË KRYE TË AP-SË SË KOMBEVE TË BASH...

Leave a Reply





Archive