|

VRASJA MAKABRE E AKADEMIK FEHMI AGANIT

 

Nga: Flori Bruqi

Fehmi Agani: Personalitet i integruar dhe koherent

Në shkurt të vitit 2002, FDH-ja kishte publikuar të gjitha të dhënat që posedonte lidhur me vrasjen e politikanit kosovar, përfshirë edhe emrat e dorasve të dyshimtë si dhe të zyrtarëve që ishin të përfshirë në krim, ndërkohë që deri në atë moment asgjë nuk ishte punuar në këtë drejtim nga ana e organeve serbe të drejtësisë. Sipas FDH-së, menjëherë pas vrasjes së Aganit, më 6 maj 1999, pushteti serb ka hetuar ekzekutorët e dyshimtë, edhe pse në të njëjtën kohë Beogradi zyrtarisht akuzonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të ketë kryer këtë vrasje.
Danica Marinkoviq, personi që ka shënimet për hetimet rreth vrasjes, prokuroria hesht “Danica Marinkoviq, atëbotë gjykatëse hetuese e Gjyqit të Qarkut të Prishtinës ka urdhëruar arrestimin e Predrag Nikoliqit nga Njësia Speciale e Policisë dhe të Zoran Gjeletoviqit, rezervist i policisë nga Fushë-Kosova në bazë të dyshimit se kanë vrarë Fehmi Aganin, më 6 maj 1999 afër Fushë-Kosovës”, thoshte raporti i FDH-së, i botuar në shkurt të vitit 2002, derisa nga Prokuroria Publike e Serbisë kërkonte më shumë hollësi lidhur me fatin e shënimeve nga hetimi i dy të dyshuarve. Ky raport i FDH-së, pati përmendur edhe shefin e policisë së Fushë-Kosovës, Radomir Vjeshticën, të ketë qenë prezent në momentin e vrasjes, ndërkohë që po sipas këtij burimi, një oficer tjetër i policisë që kishte qenë aty kishte refuzuar të hapte zjarr në Aganin. “Njëri nga dëshmitarët e vrasjes jeton në Kosovë dhe mund të merret në pyetje gjatë hetimeve të mëtejshme të rastit”, pati sugjeruar FDH-ja Prokurorinë Publike të Serbisë. Udhëheqësja e FDH-së, Kandiq, atëbotë kishte pohuar se “disa policë thonë se të gjithë pjesëtarët e policisë që kanë qenë në Kosovë e dinë se Fehmi Agani është vrarë në praninë e atij shefi të policisë që ka qenë në Fushë-Kosovë. Se ka pasur një hetim dhe se të dyshimtit janë lëshuar nga paraburgimi përë ardhjes së KFOR-it në Kosovë”. Informatat e veta, FDH-ja pohon t’i ketë marrë nga burime zyrtare por edhe jozyrtare, ndërkohë që Prokuroria e Serbisë, as në kohën e Milosheviqit e as të Koshtunicës nuk ka bërë gjë në këtë drejtim.
Policët që vranë Aganin, të njëjtën ditë vranë edhe pesë anëtarët e familjes BlakqoriSipas FDH-së, doktori i sociologjisë dhe njëri nga personalitetet kyqe që përfaqësonte shqiptarët e Kosovës nën regjimin e Milosheviqit, së bashku me të shoqen Sadijen dhe të birin Mentorin ishin larguar nga Prishtina në mëngjesin e 6 majit të vitit 1999 me një tren për në Maqedoni, në kohën që Serbia dhe forcat e saj serbe në Kosovë tashëm ishin shënjestër e bombardimeve të NATO-s. Diku rreth orës 9 të asaj dite, treni është kthyer prapa nga Bllaca, pasi autoritetet maqedonase kishin mbyllur kufirin. Rreth orës 15, atë të enjte, vetëm 4 kilometra jashtë Fushë- Kosovës, policia e ndaloi trenin dhe i urdhëroi të dilnin jashtë rreth 500 persona që ishin brenda. Ishin rreth 50 policë që rrethuan dhe bastisen këta njerëz, për të ndarë më pas 15 të rinjë prej tyre, për t’i rrahur dhe kërcënuar me vrasje. Fehmi Agani, në përpjekje për t’i shpëtuar këta të rinjë, ka hequr pallton dhe shallin me të cilin kishte mbuluar kokën në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e policëve. Rreth 40 minuta më vonë, tre autobusë arritën aty dhe policia urdhëroi shqiptarët që të futen brenda për të shkuar në Prishtinë. Pasi që familja Agani kishte hyrë në njërin prej autobusëve, një policë ka kërkuar që Fehmiu të dilte jashtë, duke i thënë se duhej të bisedonte me të. Policia e dërgoi Aganin në një automjet, ndërsa autobusët u larguan. Me të kthyer në Prishtinë, zonja Agani shkoi në disa stacione të policisë për të kërkuar informata lidhur me bashkëshortin e saj, por nuk arriti të mësonte gjë. Dy ditë më vonë atë e ftuan në morgun e Spitalit të Prishtinës, ku i thanë se kufoma e bashkëshortit të saj gjendej aty dy ditët e fundit. Sipas FDH-së, policët serbë Nikoliq e Gjeletoviq, që vranë Aganin po të njëjtën ditë kishin vrarë edhe pesë anëtarë të familjes Blakqori: Miradijen(54), Fehmiun (60) me birin e tyre Labinotin (14) si dhe bashkshortët Mahmutin (59) e Sabilen (56).
Fehmi Agani u vra nga çetnikët serb. Ai ishte nje personalitet i integruar e koherent intelektual e njerezor,ne te cilin krijuesi dhe morali bashkeshkriheshin si rralle e tek. Ne jeten arsimore, kulturore e publike shqiptare akademik Fehmi Agani eshte i njohur qysh para Plenumit te Brioneve te vitit 1966. Ai dhe intelektualet jo te shumte te asaj kohe u perpoqen qe energjite shoqerore te çliruara ne ate kthese t’i perudhnin ne rruge pozitive dhe ndertuese. I formuar ne traditat e medha te humanizmit e te mendimit shoqeror,me synim themelor çlirimin e njeriut, profesor Fehmi Agani ngulte kembe ne kerkimin e hapesirave te reja per zgjerimin e te drejtave shoqerore e kombetare te shqiptareve me synim barazimin me te tjeret ne ish-Jugosllavi. Kerkonte rruge per zgjerimin e hapesires se lirise e te ndertimit shoqeror, shpaloste vizionin emancipues, ndertues, çlirues, me largpamjen e perpjekjet per t’i drejtuar veprimet e zhvillimet ne ate fryme e vizion, gjithe duke e ditur se fjala ishte per nje proces. Ndarjet dhe ripushtiet e hapesirave shqiptare nga sllavet e te tjeret ne Lufterat Ballkanike Fehmiu i shihte si nje prej burimeve kryesore per tragjedite, shkaterrimet, gjenocidet e ricikluara ne Kosove dhe ne viset shqiptare te ish-Jugosllavise, burime te pabarazive dhe te padrejtesive te skajshme, te dyfishuara dhe me faktin se edhe me vete shoqeria e imponuar jugosllave ishte e ndertuar mbi pabarazi dhe, permes zhvillimeve per te cilat nuk ishte i huaj diferencimi dhe segreganom etmk, funksiononte, megjithe ndihmat jo te vogla me synim emancipimi nga jashte, si shoqeri qe me shume elemente erftonte abarazi. AjoP P 1 gjendje, sipas vleresimeve te drejta te tij dhe te tjereve, nuk mund te pranohej kurrsesi si zgjidhje. Ishte i bindur dhe optimist se nje zgjidhje me e mire duhej te gjindej dhe do te gjindej, te synohej dhe te krijohej. Konsideronte se, per te arritur aty, duhej nje pune frymegjate e shume elementeve te bashkuar dhe konvergues, duheshin pergatitje. E revoltonte qendrimi i kuazidemokrateve dhe mbrojtesve te arsyeve te imponuara shteterore nga bota, sipas te cilit, megjithe realitetet etnike, kombetare, historike, shoqerore, gjuhesore, demografike, kulturore, shqiptaret e ishJugosllavise duhej te mbeteshin te ndare ne me shume shtete dhe gjithandej pakice. Sa ka shkruar dhe sa kam pare nga bisedat e aferta mbi tridhjetevjeçare, ai mendonte se zgjidhja e çeshtjes se Kosoves paraqet vetem pjesen e luanit te zgjidhjes se ëeshtjes madhore te pazgjidhur shqiptare, e cila eshte nje teresi e nderlidhur dhe me çeshtje te tjera ne Ballkan.
Paralelisht me kerkimin e rrugeve te çlirimit kombetar, kujtoj se per Fehmi Aganin ishte njesoj e rendesishme te çeleshin rruge e hapesira per ~lirimin e njeriut, te individit, per çka punoi, shkroi dhe veproi pareshtur e me intensitet te madh. E thoshte hapur se, gjithe duke qene hap i domosdoshem, çlirimi kombetar dhe krijimi i shtetit nuk jane te mjaftueshem per çlirimin e njeriut. Jepte shembuj e raste eklatante kur neglizhencat ne kete planin e dyte behen fatale per te gjitha llojet e zhvillimeve dhe e rrezikojne drejtpersedrejti dhe çlirimin kombetar. Ne mendjen e tij te dy keto aspekte çmoheshin barabar si thelbesore dhe shiheshin njesoj si çeshtje, prandaj ngulte kembe ne kerkesen per nderrtimin paralel te raporteve demokratike, per selitjen e tolerances dhe funksionimin e shoqerise civile. Po te lihen anash elementet e taktikave te rastit, ai nuk shihte ndonje mundesi te lakmueshme te zgjidhjes se tyre veç e veç.
Ne strategjine e tij te veprimtarise veshtire te ndashme mendore dhe praktike te viteve ’70-’80, ingranimi ne jeteri shoqerore te kerkimit te rrugeve per perparim institucional te te drejtave te shqip tareve paralelisht me avancimin e pergjithshem te te drejtave ishte i domosdoshem. Ai vepronte paralelisht per krijimin e klimes politike dhe per avancimin e kerkesave juridike-kushtetuese drejt rritjes se statusit te Kosoves si nje prej rrugeve te mevetesimit dhe te zhvillimit ne harmoni me potencialet e veta. Fehmi Agani ishte nder ata qe e krijuan, e mbeshteten, e argumentuan dhe e ushqyen me tere fuqine e mendjes e te dijeve qe kishin mbledhur ne jeten e tyre kerkesen per krijimin e Republikes se Kosoves te barabarte me republikat e tjera te ishjugosllavise. Duhet te them se per arsye te tilla dhe me shume per arsye te rendit moral, ku ai shkel-qente me altruizmin e pashoq, brezi im ne ate kohe punen dhe veprimet e Fehmi Aganit me shoke i shihte si lufte per ~eshtjen, por edhe si reper, si pike orientuese per sjelljen e te tjereve. Fehmi Aganin e gjejme ne vorbullen e ndertimeve e te veprimtarive institutcionale-shken-core e universitare, kulturore, veprimtar te guximshem per organizimin e kontakteve shkencore-kulturore institucionale me instancat perkatese te Shqiperise, me ndikim vendimtar ne proceset e afrimeve dhe te integrimeve gjuhesore. Mbi te gjitha e gjejme nder ata qe shquheshin per mbroj-tjen e interesave, te kauzes shqiptare, duke kerkuar hapesira te reja veprimi e zhvillimi.
Studimet me vlere sociologjike dhe me synime politikologjike, hulumtimi i proceseve shoqerore-politike ne Shqiperi, studimet e historise se mendimit sociologjik, ne dhjetevjeteshin e fundit te jetes s2 tij ndjekin dy vija:
1. te argumentimeve e shpjegimeve politike te te drejtave shqiptare e te Kosoves ne raport me popujt perreth, projektimeve te levizjeve konkrete politike perbrenda shoqerise sone, projektimeve te pavaresise shteterore e shtetformuese te Kosoves dhe te mbrojtjes e perhapjes se ketyre ideve;
2. paralelisht me kete ai shtronte çeshtjet e organizimit te jetes shoqerore, pergjithesisht te organizimit te shoqerise civile e te proceseve te demokratizimit. Veprimtaria shkrimore-shkencoreintelektuale e konceptuar keshtu ne nje teresi jetesore-ekzistenciale ishte angazhimi paresor i Fehmiut, mesi ku shquhej me shume kthjellesia dhe the-llesia e mendjes dhe shpirti i tij krijues.
Ashtu siç angazhohej per krijimin dhe selitjen e lidhjeve te shumanshme midis shoqerive perdhunshem te ndara shqiptare, per zgjidhjen e drejte te çeshtjes shqiptare, po ashtu angazhohej per selitjen e lidhjeve miqesore te shqiptareve me popujt perreth.
Miqesia me popujt fqinj ne mendjen e tij ishte interes paresor kom betar. Do te doja sot ketu te flisja me gjate per idete e parapelqyera te Fehmi Aganit lidhur me rruget e (ri)ndertimit te shoqerise, te ~lirimit e te mbrojtjes se individit nga pushteti, nga fetishet e nga format e tjera roberuese, per tolerancen, per tolerancen qe na duhet si buka, per nevojat e bashkepunimit nder vete dhe me fqinjte, por lajmet per ecurite lidhur me dokumentin themelor ligjor te Kosoves, ngecjet per ne te pakuptueshme dy vjet pas luftes, me bene te ndalem te nje refleks me i vjeter i Fehmiut, te nje bindje aktuale per jeten tone shoqerore, politike e ekzistenciale.
Ne mbeshtetje te vrojtimeve te gjithanshme kombetare, historike, sociopolitike, zhvillimore, Fehmi Agani, ashtu si Gazmend Zajmi e mendimtare te tjere, pavaresine e Kosoves e shihte si zgjidhje me peshe ne rrugen e zgjidhjes se çeshtjes shqiptare. Ne kete rruge e drejta e vetevendosjes i delte çelesi me i pershtatshem. Çeshtjes se vetevendosjes ai i kishte kushtuar nje studim te gjere ne fillim te viteve ’90 dhe preokupimit per te nuk i shqitej deri vone. “Vetevendosja, si e drejte e pergjithshme e te gjithe popujve” eshte thelbesisht demokratike, shprehje thelbesore e demokratizimit… ajo eshte e lidhur, gershetohet me te drejtat individuale, njerezore… si e drejte kolektive, e drejte e komuniteteve, nuk mund te reduktohet ne te drejtat individuale njerezore dhe as te shterret me to”,- thoshte ai, per te vazhduar: “Qe te mund te realizohet, e drejta e vetevendosjes presupozon shprehjen e lire e te sigurt te vullnetit te popullit perkates. Prandaj, referen-dumet, votimet ose procese te tjera me pjesemarrje te tere popullit, jane parakushte per realizimin e saj.”
Fakti se shqiptaret e Kosoves, pas gjithe atyre veprimeve paqesore, pas pervojes se gjeno-cidit serb ende jo plotesisht te ndriquar e te ndeshkuar dhe luftes, megjithe incidentet gjithsesi te papranueshme, por te shpjegueshme me peshen e tragjedise se p2suar, jane gati t’ua njohin te drejtat komuniteteve qe jetojne me ta, flet qarte, do te vazhdonte ideja e Fehmiut, per te kuptuarit e tyre te vetevendosjes si te drejte dhe si obligim. Mohimi dhe anashkalimi i kesaj te drejte dhe kompleksit te ~eshtjeve qe lidhen me te nga pushtetet jugosllave/serbe, perkatesisht shtypjet dhe terroret e vazhdueshme shteterore kane qene burimi i reagimeve dhe organizimeve te tjera, nxitja direkte per krijimin e institucioneve vetanake e vetembrojtese, qe dikush po i quan paralele, dhe te rezistences se armatosur me ne fund.
Prej vepres se Fehmiut duhet te nxirret mesimi se problemet nuk mund te zgjidhen pa perfilljen e te drejtes themelore per pavaresi te ketij populli dhe pa respektimin e te drejtes per vetevendosje, pa vleresimin e vullnetit te popullit, por, ne te njejeten kohe, keto te drejta nuk mund te realizohen pa ori-entimin tone rrenjesor drejt ndertimit te shoqerise funksionale dhe demokratike, proceseve te mire-kuptimit dhe jetes se mirefillte civile, veprimit shume te nevojshem per uljen e tensioneve ndershqiptare dhe per ndertimin e urave me fqinjet, pa tolerancen. Jam i sigurt se te tilla do t’ishin aspektet e rende-sishme te punes se Fehmi Aganit njeheresh studimore dhe praktike sot.
Pikerisht per permbajtjet kaq relevante per shoqerine dhe jeten tone, ne radhe te pare, por edhe per pietetin ndaj figures se tij, ndaj fiijimeve te tij sublime per ~eshtjen madhore shqiptare e gjithnje me mbeshtetje gjithenjerezore, mund te them se po punohet intensivisht ne pergatitjen per botim te veprave te akademik Fehmi Aganit. Deshiroj qe heren tjeter te mblidhemi me rastin e promovimit te kesaj ndermarrjeje te rendesishme shkencore-kulturore.
*******
Në bazë të të dhënave dhe dëshmive me të cilat disponojmë, Fondi për të Drejtën Humanitare ia ka drejtuar kërkesën prokuroit publik repiublikan, Sinisha Simiqit që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që vrasja e politikanit dhe e punonjësit shkencor, Fehmi Agani gjatë kohës së intervenimit të NATO-s, të zgjidhet me procedurë penale.
Gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Danica Marinkoviq aso kohe e ka caktuar paraburgosjen e pjesëtarit të Njësive të Speciale të Policisë, Predrag Pegja Nikoliqit dhe pjesëtarit të Njësive Rezervë të
policisë së Fushë Kosovës, Zoran Djeletoviqit, për shkak të dyshimit të bazuar se më 6 maj të vitit 1999 e kanë vrarë Aganin në afërsi të Fushë Kosovës.
FDH-ja nuk ka njohuri se ku ndodhen shënimet e hetuesisë kundër Nikoliqit dhe Djeletiqit, por nga Prokuroria Publike Republikane kjo mund të dihet. FDH-ja disponon me të dhëna se Fehmi Agani është vrarë në prani të komandantit të RPB të Fushë Kosovës, Radomir Vjeshticës dhe se njëri polic ka refuzuar të shtijë në Aganin. Në Kosovë jeton një dëshmitar okular i vrasjes së Fehmi Aganit, i cili mund të merret në pyetje gjatë procedurës penale.
Fehmi Agani, bashkëshortja e tij, Sadija, dhe djali, Mentori, janë nisur në ora 7 të mëngjesit më 6 maj të vitit 1999 me tren nga Prishtina për në Maqedoni. Në mënyrë që të mos e njoh policia, Agani ka mbajtur një shall rreth kokës dhe mantil të gjatë. Rreth orës 9, treni është ndalur para kalimit kufitar në Blace, sepse Maqedonia atë ditë e ka mbyllur kufirin. Pas pritjes shumëorëshe, treni është kthyer prapa për në Prishtinë. Katër kilometra para Fushë Kosovës, në ora 15 .00, policia e ka ndalur treninn dhe i ka nxjerrë jashtë rreth 500 udhëtarë në një fushë. I kanë rrethuar rreth 50 policë, të cilët, pas kontrollimit të udhëtarëve të veçantë, i kanë ndarë 15 të rinjë. Ata kanë filluar t’i rrahin nën kërcënimin se do t’i pushkatojnë.
Duke i parë se si po i keqtrajtojnë, Agani e ka hequr shallin dhe mantelin në mënyrë që ta tëtheq vëmendjen nga ai vet dhe në një mënyrë t’i mbrojë të rinjtë. Pas 40 minutash, policia i ka lëshuar të rinjtë, i ka sjellur tre autobusa dhe ka kërkuar nga udhëtarët të hyjnë me qëllim që t’i dërgojnë në Prishtinë.
Pasi që Fehmi Agani, me bashkëshorten dhe me djalin, kanë hyrë në autobus, një polic e ka thirrur që të dal jashtë duke thënë se duhet që me të të bëjë një bisedë të shkurtë. Ai polic, pastaj, e ka futur Aganin në një automobil, kurse autobusët janë nisur për në Prishtinë pa të.
Me të arritur në Prishtinë, bashkëshortja e Aganit , Sadija, i është drejtuar stacioneve policore, por askund nuk ka marrë informacion se ku ndodhet burri i saj. Pas dy ditësh, më 8 maj, është thirrur të vijë në morgun e spitalit të Prishtinës ku i është thënë se trupi i burrit të saj ndodhet aty tash e dy ditë….
Analiza e vrasja se Fehmi Aganit simbas “Notizie Est- Balcani” te dates 10-5-1999
Fehmi Agani politikan kosovar qe u lajmerua si i vrare ne fillim te prillit, dhe per te cilin nuk dihej asgje per jave u gjete i vrare rreth 30 km nga Prishtina. Kete here lajmin e ka dhene te paret ata qe sigurisht jane edhe vrasesit e tije, zyrtaret serbe. TANJUG( kontrolluar nga ministria e informacionit serb) shkruan se Fehmi Agani deri para bombardimeve te natos ishte nje nga liderat me te medhenje te LDK-se mbas Rugoves, u vra nga UCK pa dhene asnje gje te detajuar, sikurse nuk tregon asgje ne menyren se si u vra. Informacione jepen nga familja e Aganit, ne menyre te vecant nga djali i tije, i shperngulur ne Maqedoni: Agani u rrembye te enjten ne 6 maje nga policia serbe ne afersi te Lipjanit ne nje tren te mbushur me te shperngulur qe u kthyen mbrapsh nga autoritete Maqedonase dhe qe ktheheshin ne Prishtine. Agani 66 vjecar e ndane nga gruaja dhe djali duke e marre me vete policia. Te premten nje pjestar i familjes qe shkoje per te marre informacion ne polici per fatin e Aganit i thane se e gjeten te vrare. Nje tjeter intelektual Kosovare qe eshte strehuar perkohosishte ne maqedoni Ismaili thot se ka qene per disa jave i fshehur se bashku me Aganin nga data 29 mars diten qe policia serbe beri nje operacio te gjere ku arrestoi shume persona ne Prishtine. Ne kete dite ne rremujen qe mbizotronte ne qytet u dha dhe lajmi i vrasjes se tije. Ismaili konfermon se javen e kaluar Agani kishte vendosur te kthehej ne banesen e tije duke hequr dore te shkonte ne Mqoedoni sic beri vet Ismaili. Ne fakt javen e shkuar Natasa Kandic e organizates per te Drejtat e Njeriut ne Beograd kishte konfirmuar ne nje intervist dhene gazetes malezeze “Monitor” qe Agani ashtu si edhe Demaci u rishfaqen ne apartamentet e tyre ne Prishtine mbas nje kohe ne klandestinitet. Zhdukja e Aganit u komunikua edhe nga agjensia shqipetare e Maqedonise “Albapres” e cila lajmeroi te premten ne 7 maje ne mengjes perpara se TANJUG te komunikonte vrasjen e tije, lajmin se Agani “u arrestua nga policia serbe dhe u nda vecas nga familja e tije ne momentin qe donte te largohej nga Prishtina”. Ne baze te Kosovapress agjensia e UCK-se, Agani u vra nga policia serbe sepse ne kundershtim nga Rugova kundershtoi te kryente bisedime me autoritetet serbe, dhe keshtu po te largohej jashte Kosoves do te deklaronte pozicjonin e tije. Ne baze te komandantit te UCK-se Thaci i intervistuar nga Retuers , Aganin e vrane autoritetet serbe per te shkatrruar procestin e bashkimit te forcave shqiptare. Thaci ishte ne te kaluaren nxensi i Aganit me te cilin kishte nje raporte shume te mire.
flori-bruqi
(Flori Bruqi)
Lajmi i vrasjes nuk mund te mos lexohet ne fakt ne baze te zhvillimeve te ditve te fundit, qe shikon nje ndarje te brendshme ne levizjen shqiptaro Kosovare, per shkak te tentativave te fundit per te ifiltruar grupe te armatosura te FARK te kontrolluara nga kryeministri ne emigrim Bukoshi, pozicjoni i te cilit eshte afer Rugoves dhe Berishes qe nuk shikohet mire nga perndimi kohet e fundit. Brenda levizjes politike shqiptare, Agani, profesor i sociologjise, megjithse bente pjes ne LDK-ne e Rugoves, por ishte i vetmi politikan moderator qe ishte dakort me nje djalog me UCK-ne fal simpatise qe gezonte nga te gjitha forcat kosovare. Vrasja e tije heq nga skena nje nje figure lidhse te rendesishme per djalogun ndemjet forcave politike shqiptare, ne nje moment ne te cilin, duke pare tentativat pe te arritur nje solucion diplomatik mbi lekuren e popullit kosovare, nje cfardo forme te unitetit politik midis forcave shqipetare do te ishte e rendesishme per te mbrojtur interesat e tyre. Per fat te keq nuk u morrvesh kurre se cila ishte pozicjoni i Aganit ne krahasim me ate te Rugoves per te djaloguar me MIloshevicin, por e sigurt qe nje zgjidhje e provokoi carje te thella brenda LDK-se. Nje gje eshte shume e qarte se vdekja e tije i interesonte si Beogradit dhe te tjerve.
Ne fund nuk mund te mos kuptosh diferencen efatit te Aganit, qe u detyrua te largohej, maskuar ne nje tren te mbushur me te shperngulur dhe te kthyer ne kufi, sekuestruar nga policia serbe dhe ekzekutuar, dhe fati i Rugoves, qe u largua ne nje menyre te rehtshme ne nje xhet te sherbimeve te fshehta italjane ne Rome, fale ndihmes se pergjegjsit te masakres se popullit Kosovar, Miloshevicit, dhe nje nga sponsorat me te medhenje te ketije te fundit Dinit, tani ndodhet ne nje vile luksoze ne Rome dhe i pritur nga te fuqishmit e gjysmes se botes. Rugova e pa te arsyshme te djalogonte me Miloshevicin, Milutinovicin& co, por ne menyre te dukshme nuk levizi nje gisht per te ndihmuar nje si Agani qe kishte qene krahu i djathte i tia per shume vjet, por u braktis ne fatin e tije. Ashtu sic u braktisen edhe Flora Brovina, presidentja e Lidhjes se grave shqiptare te Kosoves, sekuestruar nga policia dhe paramilitaret serbe ne 22 prille dhe Albin Kurti, ish president i Bashkimit Studentor te Prishtines dhe zedhenes i Demacit dhe ai i sekuestruar se bashku me babane dhe vllane qe te gjthe rezultojne “deseparesidos”.
Flori Bruqi
20 gusht 2009
Burimi i lajmit: Ruters 8 maje 1999; albapress, 7 maj 1999, TANJUG 7 maj 1999 ” “monitor” maj 1999

 



Related posts

Kosova një thesar i antikitetit
Ceremoni mortore për Beqir Sadikun
Ditë të pa harruara me miq nga Tirana
Ta ruajmë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar

Leave a Reply





Archive