|

Vrasjet/“Vetëvrasjet “/e ushtarëve shqiptarë në Armatën jugosllave ishin fenomen i gjenocidit shtetëror jugosllavo serb !

Shkruan: Shefik Sadiku

 

Shefik Sadiku

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar dhe 25 vjetorit të rënies së Aziz Kelmendit!

 

Vrasjet/“Vetëvrasjet “/e ushtarëve shqiptarë në Armatën jugosllave ishin fenomen i gjenocidit shtetëror jugosllavo serb !

 

 

Ne, e kemi përjetuar dhunën dhe krimin e shtetit gjenocidal serb, i cili e donte atdheun tonë pa ne, sepse kështu ishte i formuar ky “shtet”, për të na i bërë 1001 të zeza vetëm për të na e fyer dhe përdhosur identitetin kombëtar, për të na e mohuar edhe të drejtën tonë më elementare – JETËN. Kur ua merrnin jetën të rinjve shqiptarë, në emër të shtetit të Mbretërisë së Jugosllavisë, thoshin: “ka bërë vetëvrasje”! Me këtë  “epitet”, pastaj e paketonin në arkë të vdekurish e vulosnin me vulë plumbi dhe e nënshkruanin: “rreptësishtë është e ndaluar të shikohet”, sepse është sekret shtetëror! Ngjashëm veprohej edhe në periudhën e Titos dhe pas tij, kur i vrisnin ushtarët shqiptarë në Armatën Popullore të Jugosllavisë. Refreni përsëritej! Po kështu ndodhi edhe në periudhën e Millosheviqit gjer në vitin 1993, ppër të dalur më vonë sheshazi me sloganin: “ju shqiptarët nuk keni të drejtë të jetoni të lirë; ose pranoni Serbinë si shpëtimtaren tuaj, ose shporruni nga Kosova për në Shqipëri apo ku të doni…”. Kështu flisnin veprimet e okupuesit serb…

Duhet të themelohet një “Institut Historik” (me ekspertë shkencorë) i cli do të merret me ndriçimin e historisë kombëtare, sepse në shumë fusha kanë me vagonë fakte historike për padrejtësitë e regjimeve serbe që u kanë shkaktuar shqiptarëve, e sidomos pas pushtimit të Kosovës dhe ndarjes nga trungu kombëtar, më 1912.

Unë do të ndalem me një segment të veçantë, i cili ka të bëjë me padrejtësitë që i janë bërë rinisë shqiptare në ushtritë serbo-jugosllave, sidomos pas themelimit të Mbretërisë së Jugosllavisë (SKS), më 1918 e gjer më 1993. Për këtë temë ndoshta kanë shkruar autorë të ndryshëm, historianë apo profesionistë të tjerë, por shpeshherë, unë mendoj,  është paraqitur jo në mënyrë të drejtë zhvillimi i ngjarjeve historike të kësaj natyre, ose nuk është gjurmuar sa duhet kjo fushë, sepse në ato procese ka pasur ndikim të madh politika ditore. Kërkoj mirëkuptim, nëse gjatë këtij shkrimi mund të bëjë lëshime apo gabime në sistemimin e ngjarjeve, në radhitjen e tyre si dhe në shtjellimin profesional të tyre.

Në gjeneratën tonë, rol jo të drejtë kanë luajtur bërësit e politikës dhe politika ditore duke vepruar  e menduar gabimisht, ngase, nëse e shkruajmë një ngjarje të saktë, e cila ka ndodhur në shekullin e XIX apo në shekullin e XX, jemi munduar ta paraqesim si të mjerë, duke menduar se nëse qahemi e vajtojmë para evropianëve, apo superfuqive, atyre u dhimbsemi, kështu ata do të na ndihmojnë apo edhe rastësisht do të na ndihmojnë, për shkakun që kemi mbetur jetim, pasi që Shqipërinë nuk e donim si “Atdhe” tonin.

Kështu ishte edukimi dhe arsimimi i  politikës në periudhën e Titos, prandaj na shfaqet edhe sot perceptimi, se a mos po e shtimë ndokënd në “gjynah që të na e japin Republikën”, ose të na e njohin Shtetin e Kosovës! Duke vajtuar, asnjë shteti të Evropës plakë nuk iu kemi dhimbsur e nuk do t’i dhimbsemi!

Por, qëllimi i këtij shkrimi është që t’i prek disa raste ose ngjarje, të cilat i përjetuan ushtarët shqiptarë në periudha të ndryshme:

1. Periudha në ushtrinë e Mbretërisë së Jugosllavisë 1918 – 1941,

2. Periudha e Titos prej 1945 – 1981,

3. Perudha prej 1981 – 1989, e cila njihet si periudha e pas Titos, dhe

4. Perudha prej 1989 – 1993, periudha e Milosheviqit.

 

Në të gjitha këto periudha ka funksionuar sistemi shtetëror, secili më i përsosur se tjetri por, qëllimi ishte i njëjtë – zhdukja dhe dëbimi i  popullit shqiptar nga trojet e veta dhe pushtimi i Kosovës dhe trojeve shqiptare e në veçanti në ish Jugosllavi (e kanë synuar edhe Shqipërinë, për t’i shijuar bukuritë e florës dhe faunës, si dhe detin Adriatik)!

  1. 1.      Periudha në ushtrinë e Mbretërisë së Jugosllavisë 1918 – 1941

“Bota mëshirëplotë dhe pitoreske e të verbërve të mirë ka marrë fund, tani është mbretëria e egër, mizore dhe e pamëshirshme e të verbërve. Sikur të shihje atë që shoh unë, do të dëshiroje të ishe i verbër. Të besoj!”

“Verbëri” ( Hoze Saramago)

Pas Luftës së Parë Botërore, në Konferencën e Versajës, Serbisë, përkatësisht Mbretërisë së Jugosllavisë iu njoh e drejta e pushtimit të Kosovës dhe viseve të saja shqiptare. Pas themelimit të shtetit jugosllav – Serbi – Kroaci – Slloveni (SKS), më 01. 12. 1918, një prej veprimeve politike me hapa të shpejtë që e bëri politika e Serbisë, ishte fillimi i  “rekrutimit“ të rinisë shqiptare në ushtrinë e Mbretërisë së Jugosllavisë. Shqiptarët ishin të dërrmuar edhe nga luftërat, të cilat ishin të shpeshta në trojet e tyre. Ata prej gjithë pushtuesve pësonin, jo vetëm në rrafshin politiko – juridik, por edhe në atë ekonomiko-social. Kjo për faktin, që të gjithë pushtuesit, pa përjashtim, ishin kriminelë sepse e dëshironin Kosovën me viset e saja pa popullatë shqiptare Serbia ua digjte pasurinë e paluajtshme dhe ua plaçkiste atë të luajtshmen. Populli shqiptar ndërronte edhe vendbanimet e veta, në përpjekje për të shpëtuar së paku anëtarët e familjeve, sepse pushtuesi serb i ndiqte nga vatrat e tyre, duke i drejtuar të ikin për Turqi, për arsye të besimit fetar ose, së paku, duhet të dalin e të jetojnë në viset kodrinore malore, për shkak se në viset e rrafshëta duhet të vendoset populli të cilin e kishte krijuar “zoti” për të jetuar në tokat pjellore: në Rrafshin e Kosovës, të Dukagjinit, përgjatë Luginës së Vardarit dhe të Moravës. Populli shqiptar nuk kishte mbrojtje, por kishte mbetur në mëshirën e kolonëve serbë, të cilët i sillte Krali i Serbisë. Deshe apo nuk deshe duhej pajtuar gjer në kohë më të mira.

Populli shqiptar, sidomos ata që jetonin nëpër fshatra ishin pak të arsimuar, sepse shkalla e lartë e analfabetizmit ishte si pasojë e politikës antishqiptare të osmanlinjve, rrugën e të cilëve e ndoqi edhe politika serbe. Në këso rrethanash politike dhe të varfërisë së skajshme shqiptarët, pa dëshirën e tyre, mbetën nën sundimin e Mbretërisë së SKS-së.

Dërgimi i rekrutëve shqiptarë në ushtrinë e mbretit ishte i detyrueshëm, por për prindërit shqiptarë ishte edhe i dhimbshëm, sepse (familja) e rriste djalin me shumë mundime, në skamje e në varfëri, e Serbia ia merrte ushtar! Kurrë nuk dihej nëse do të kthehej i gjallë në shtëpinë e tij…!

  Shumë prindër i martonin djemtë në moshë të re, për arsye se, po t’i ndodhte diçka djalit, dëshironin ta ketë një trashëgimtar dhe të shtohet familja, sepse përmes kësaj ëndërronin që një ditë edhe ne do ta gëzojmë lirinë si popull, apo  të formohemi si komb?!. Edhe familjes së Hasan Isufit nga Panorci, fshat i rrethit të Prizrenit i lindin 4 djem: Shabani, Hajdari, Miftari dhe Shabani (Shabani i fundit emër i ripërtërirë i djalit të madh, të cilin ia vret ushtria serbe në vitin 1915).

Miftar ( Hasan ) Hasani i lindur në vitin 1900, në moshën 19-vjeçare martohet me Hyrie Tahirin nga Sferka. Pas një viti martesë i lindë një vajzë, të cilën e pagëzojnë – Ajnë. Në vitin 1921 priste fëmijën e dytë, mirëpo e morën ushtar. Pas disa muajsh i lindën binjakë: Binaku dhe Dina, i pagëzuan.

Miftarin e morën ushtar pa vullnetin e tij. Babai i tij – Hasani kishte dezertuar pas 12 vitesh nga ushtria e osmanlinjve dhe kishte ardhur në shtëpi! Vëllain e madh Shabanin ia kishte vrarë ushtria serbe në vitin 1915. Ky nuk mund të pajtohej me këtë vrasje; sipas kanunit duhej ndërmarrë diçka. Pra, hakun e vëllait duhet me e marrë me çdo kusht. Miftari në ushtri shkoi edhe me këta shokë: Sali Caka i Panorcit, Metë Xhemajli i Turjakës etj. Në fillim i  dërguan në Suboticë në shërbim ushtarak, e pas disa muajsh i transferojnë në Petrovaradin, ku do të përjetojnë tortura të rënda, të karakterit fizik dhe psikologjik. Shqiptarët, në ushtrinë e mbretit, siç e quante populli, pësonin maltretime të ndryshme, ngarkoheshin me punët më të rënda, i dërgonin në vendrojat më të rrezikshme; ka qenë vështirë për t’i përballuar. Për këtë arsye kur shkonte ndonjë djalë i ri në ushtri, në atë familje e përcillnin të afërmit, familja e gjerë, por edhe dajallarët e i tërë katundi, sepse nuk dihej se a do të kthehej i gjallë…!

… Në Petrovaradin Miftar Hasanit ia vunë zullumin që prej fillimit. Shpeshherë bisedonte me shokë, sidomos me bashkëvendësit e tij, Sali Cakën, Metë Xhemajlin dhe Sejdi Halilin e Llapçevës, për padrejtësitë që ua bënin eprorët ushtarakë. Organikisht nuk durohej kjo formë e maltretimeve.

…Miftari vendosi që të ikë nga ushtria e Serbisë së vjetër (kështu i thoshte populli) pas 16 muaj shërbim i informoi shokët e tij shqiptarë, edhe pse këta e këshillonin që të durojë edhe 2 muaj se e shumta shkoi. I  thoshin, për ta ngushëlluar!

Miftari  kaloi kufirin dhe doli në Hungari, në Budapest ku gjeti punë me një ëmbëltore, dhe filloi të punojë te Izet Agaj, familje shqiptare nga Gostivari. Aty, Miftari i kaloi 3 vjet. Brenda kësaj kohe i kishte shkruar familjes se ku ishte. Familja e Miftarit, nuk e kanë ditur sherrin e përgjuesve dhe të xhandarmërisë sekrete të shtetit te Serbisë, letrat i kanë lexuar pa mbërri në familje. Gjithashtu, këta i dërgonin te një i “njohur” për t’i lexuar, i cili ishte ”mik i shtëpisë“ së babait të Miftarit!…Mjerisht ky “miku i shtëpisë” së Hasanit ishte edhe në shërbim të pushtetit.

…Prej dëshirës se u gjet djali, Hasani-babai i Miftarit, u këshillue me atë “mikun e shtëpisë” Xhemë Ramën, kryetar i Komunës së Dollcit. Ai  i premtoi  të vijë në shtëpi Miftari, se nuk ka për ta prekur askush nga ana e pushtetit! Hasani i rregulloi letrat e udhëtimit dhe sipas udhëzimeve të “mikut”, u nis me tren dhe shkoi në Budapest. Një gëzim dhe çmallje të me dridhje në shpirt e përjetoi në ato momente të takimit me Miftarin, sepse në vete ende e kishte një mosbesim ndaj pushtetit serb, por vullneti për ta pasur djalin në shtëpi si dhe “besa e mikut” ia mbushën mendjen për këtë veprim. Edhe familja e Isuf Agajt u gëzua kur e panë babain e Miftarit, por edhe u mërzitën kur e kuptuan qëllimin e ardhjes së tij, për ta marrë Miftarin…

…Më në fund vendosën që të nisen për në Kosovë e Panorc, për të cilin ishte përmalluar Miftari por, edhe për familjen, se i kishin kaluar 4 vjet e gjysmë që kur  nuk i kishte parë më të dashurit e tij…

…Hasani me të birin Miftarin[1] u nisën me tren nga Budapesti në drejtim të Suboticës. Kur mbërritën në kufi, xhandarët e Serbisë i legjitimuan dhe Miftarin e zbritën nga treni. Prej aty e dërguan në burg, ndërkaq babai i tij, Hasani e mori rrugën për në Kosovë pa djalin e vet, i dëshpëruar se si ia fali besimin “mikut të shtëpisë”, i cili e preu në besë!?. Miftarin e nxorën para gjyqit dhe e dënuan me 3 muaj burg për dezertim nga ushtria. Pastaj, pasi e vuajti dënimin, e dërguan në shërbim ushtarak në Petrovaradin, për ta mbaruar pjesën e mbetur të shërbimit ushtarak, pra për t’i mbaruar edhe ata dy muaj sa i kishin mbetur.

 Miftari iu nënshtrua këtij “urdhri” me shpresë se do të kalojnë këta dy muaj shpejt; se nuk e dënuan shumë e, së shpejti do të kthehet në familjen e vet, në Panorc, të cilën e deshi më shumë se herëve tjera, sepse e kuptoi se sa jemi ne, prapa të tjerëve dhe, në çfarë rrethanash jetojmë në Kosovë… Eprorët ushtarakë ia vunë zullumin përsëri Miftarit, e sidomos një jevg nga Peja, me gradë ushtarake kapter…

…Një natë Miftarin e dërgojnë në roje. Jevgu i shkon tinëzisht për ta kontrolluar. Miftarin e kishte marrë gjumi, ndërsa jevgu përfiton nga rasti dhe ia vjedh shulin e pushkës. Më pas kthehet në kazermë i informon eprorët tjerë, të cilët marrin qëndrim për të shkuar te Miftari dhe për ta ndëshkuar sipas rregullave ushtarake. Mirëpo, ndërkohë Miftarit i del gjumi, e kupton dredhinë që i ishte bërë dhe shkon te një roje tjetër ku ruante po ashtu një shqiptar, i tregon se çka i kishte ndodhur. Bashkëkombësit të vet ia kërkon shulin e pushkës, me kusht që t’i pret eprorët në gjendje të rregullt, sepse ishte i bindur që do t’i bëjnë “kontroll”. Kështu edhe ndodhi. Pas pak arritën së bashku: kapteri, një kapiten dhe një major, në “vendrojën e vdekjes” ku ruante Miftar Hasani! Miftari iu bërtet: Ndal (stoj, serbisht)! Ata nuk ndalen, të bindur se jevgu e kishte shulin e pushkës. Miftari, duke vërejtur se janë më shumë persona, u drejtohet edhe një herë me: Ndaluni! Ata edhe më tutje ecin në drejtim të tij, dhe meqë edhe pas thirrjes së tretë që të ndalen, ata nuk ndalen, Miftari shtie me pushkë në drejtim të tyre dhe i vret që të tretë! Ia merr shulin e pushkës së vet kapterit-jevg, i kontrollon dhe bindet se ishin oficerët kujdestarë të kazermës ushtarake. Shpejt ia dorëzon shulin e pushkës shokut të tij shqiptar, të cilin e falënderon për shërbimin. Ndonëse pa dëshirën e tij, Miftari tashmë ishte i vetëdijshëm se tash e tutje filloi një jetë edhe më e rrezikshme. Këtu pa u hamendur shumë, i drejtohet kufirit të Hungarisë, sepse tashmë i dinte shtigjet e largimit. Me të shpejtë alarmohet ushtria e Serbisë dhe xhandarët e përforcojnë kufirin. Pas disa ditësh Miftarin e merr uria, etja, pagjumësia, dhe vendosë t’i kërkojë pak bukë një plake. Fatkeqësisht, në vend që t’i ofrojë ndihmë ajo i lajmëron ushtarët, të cilët e rrethojnë Miftarin. Në luftë me ta arrin t’i vret disa, besa plagoset edhe vetë. Nga plagët që kishte marrë nuk kishte mundur të luftonte më, kështu që ushtarët e zënë të gjallë.

Miftari kishte ende municion, së paku për ta vrarë veten, por nuk e bëri këtë, sepse nuk ishte në traditën e shqiptarit që të vetëvritet. Ai  thoshte me vete se e kishte marrë hakun e vëllait dhe të shumë vëllezërve shqiptarë, dhe se “rasti im të jetë një shembull për ushtrinë e Serbisë së Vjetër që të mos luajnë me karakterin e shqiptarëve, se nuk durohet dhuna dhe maltretimi i oficerëve ushtarakë të Serbisë”! Këtu, pra nuk ka vetëvrasje. Shqiptari di të vret e jo të vetëvritet! 

Miftarin, ashtu të plagosur, e dërgojnë për “shërim” në një spital. Pas një muaj e disa ditë e nxjerrin para Gjyqit Ushtarak në Beograd me aktakuzën për vrasjen e dhjetëra ushtarëve e oficerëve.

            Gjyqi ushtarak në Beograd, Miftar Hasanin e dënoi me vdekje. Para se ta ekzekutonin ia lejuan një vizitë nga familja. Kishin ardhur për ta vizituar vëllai i tij, Hajdari dhe një kushëri nga Panorci, Sylë Rexhepi. Hasani, babai i Miftarit, tradhtinë që ia kishte bërë “miku i shtëpisë” e përjetoi rëndë, por edhe për shkak të moshës së shtyrë nuk mundi të shkojë e ta shohë djalin para se ta ekzekutonin armiqtë e popullit shqiptar. Gjer në vdekje e ka vrarë ndërgjegjja pse i besoi “pushtetarit të pabesë”.

Miftar Hasanin e ekzekutuan në Beograd me një vendim të Gjyqit Ushtarak, në vitin 1926, dhe trupin e pajetë nuk ia dërguan familjes së tij. Ata që e njohën e prisnin dhe nuk mund ta besonin “vdekjen” e tij. Në kujtimin e të njohurve të Miftarit mbetet në moshë të njomë figura dhe personaliteti i tij! Nëse nuk kishte mundësi të shkruante populli për atë, vepra e tij heroike, se paku, kujtohej nëpërmjet këngëve folklorike…

Lavdi jetës dhe veprës së Miftar Hasanit!.

Këso peripecish, pra kanë pësuar shumë ushtarë shqiptarë gjatë Jugosllavisë së Kralit, që nga pushtimi i Vilajetit të Kosovës më 1912 e gjer në shkatërrimin e këtij shteti fantazmë. Një politike të tillë mjerisht i kanë shërbyer edhe disa shqiptarë të shitur te pushteti antipopullor, te pushteti shovinist serb. Një politike pushtuese më së miri i shërben shembulli individual i Miftar Hasanit[2], se si kanë qëndruar shqiptarët, e sidomos ushtarët shqiptarë në ushtrinë e Mbretërisë Jugosllave.

 

2. Periudha e Titos prej 1945 – 1981

“Të gjithë flisnin përnjëherë. Zërat i kishin të fortë, kundërshtues dhe të padurueshëm. Jo realitetin e kthenin në mundësi, mandej në parashikim, mandej në fakt të pamohueshëm, ashtu siç bëjnë gjithmonë njerëzit kur dëshirat u shndërrohen në fjalë, e fjalët në krim.”

 

“Zhurmë dhe tërbim” (Vilijem Fokner)

Për këtë periudhë ia vlen të merret si shembull Nuhi ( Sadik ) Tafaj, nga fshati Grajkoc, Komuna e Suharekës, i lindur më 1949. Në APJ e mobilizojnë në vitin 1968 në Karllovc të Kroacisë .

            Procedura e hetimit të ushtarëve për përkatësinë familjare?

Shërbimi sekret ushtarak e ka pasur të rregulluar kontrollin për çdo ushtar veç e veç, sepse ka funksionuar sistemi shtetëror për t’i likuiduar armiqtë e shtetit jugosllav! Duke u bazuar në këtë fakt, kryesisht janë luftuar shqiptarët dhe kroatët, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Të njëjtin sistem e kanë pasur edhe pas themelimit të Mbretërisë së Jugosllavisë (pas 01.12.1918); në këtë kohë i kanë ndjekur vetëm shqiptarët, sepse të tjerët nuk kanë konsideruar armiq brenda Jugosllavisë…

…Shteti jugosllav i ka pasur nëpër çdo komunë të instaluara zyrat e ashtuquajtura (OZN-a – Odeljenje za za?titu naroda – Zyra për mbrojtjen e popullit, Narodna odbrana – Mbrojtja popullore). Në këtë zyrë ka funksionuar sistemi i grumbullimit të informatave dhe përpunimi i tyre për secilin “rekrut” që do të shkonte në shërbim ushtarak, në APJ. Këto të dhëna i merrnin nga UDB-a, e cila shkruante për “gjeneralit e familjes së rekrutit” (dosjet) gjer te katragjyshi, për të ditur se cilit tabor i ka takuar që nga Lufta Ballkanike (1912) e këndej. Qëndrimi politik i shtetit ishte që, nëse nuk ia kanë arritur që atë familje ta “kenë në mbikëqyrje” ose ta bëjnë bashkëpunëtore të “shtetit serb-jugosllav”, atij duhej  t’i vihet zullumi. Kësaj procedure iu nënshtrua edhe  Familja e Nuhiut. Pas 8 shkurtit të vitit 1945 kur  politika e Titos e shpalli administrimin ushtarak në Kosovë (ose kur u bë pushtimi klasik Kosovës nga Serbia), e mobilizoi rininë shqiptare me dhunë dhe, e nisën në drejtim të Tivarit, gjoja për t’i dërguar në drejtim të veriut, për ta dëbuar nazizmin gjerman. Rekrutët shqiptarë, me paramendim  ndalen në Tivar, dhe në fillim të prillit bëjnë një masakër të pa imagjinuar për mendjen e njeriut normal. Historiografia shqiptare ende nuk ka arritur ta zbulojë numrin e të masakruarve në Tivar!?. Kësaj masakre i është nënshtruar edhe babai i Nuhiut, Sadiku. Për t’i humbur gjurmët e këtij krimi, politika jugosllave i ka “porositur” të gjithë ata shqiptarë, të cilët kanë shpëtuar: “nëse tregoni se çka keni parë edhe ju do t’jua bëjmë edhe më keq “… Nëpërmes kësaj dhune fizike për likuidimin e rreth 4000 shqiptarëve e përdorën dhunën psikologjike ndaj të përjetuarve të kësaj masakre si dhe, duke i kërcënuar se do t’i burgosnin dhe do t’ua bënin edhe më keq nëse tregojnë për tragjedinë e përjetuar në Tivar. Rreptësishtë e kanë pasur të ndaluar që të japin çfarëdo informate, në të kundërtën pasonin ndëshkimet për ata që jepinin çfarëdo informacioni. Kjo ishte politika titiste! Të kanë vrarë dhe nuk ke pasur të drejtë të ankohesh ose ta bisedosh, apo ta publikosh ngjarjen. Pikërisht, tmerri dhe frika kanë qenë të asaj natyre sa që edhe historianët, të cilët janë shkolluar në atë sistem politik, nuk kanë guxuar ta ndriçojnë këtë histori të krimit, sepse po të merrej historiani shqiptar me ndriçimin e jetës së shqiptarëve do ta pësonte sikurse shumë intelektualë të kalibrit të Rexhep Bunjakut, Marije Shllakut, Gjon Sereçit, Metush Krasniqit, Adem Demaçit me shokë, Ukshin Hotit etj… Pra, masakrën e Tivarit e përjetoi Sadiku, babai i Nuhiut, i cili nuk e ka fshehur këtë krim të rinisë së tij që e pësuan shokët e tij në Tivar. Ai  u ka treguar të afërmve të tij, e kanë dëgjuar edhe fëmijët e tij. Kështu, edhe Nuhiu i ka kuptuar krimet serbe, se si pushtetarët serbo-jugosllavë janë të pabesë dhe mund të të vrasin në pabesi! Këtë formë të edukimit familjar, Nuhiu nuk e ka mësuar as në shkollë, nuk e ka lexuar as në librat e Historisë Shqiptare, por ka mësuar keq e më keq për shqiptarët se këta janë armiq të politikës së Jugosllavisë etj… Familja e Nuhiut, edhe aksionin e armëve (1956) e kishte kaluar keq, sikur shumë familje anekënd Kosovës, ku për një pushkë i rrihnin dhe i keqtrajtonin shqiptarët në emër të çarmatimit. Në rrethin e Suharekës më së shumti e pësonin, sidomos, ata të cilët e kishin përjetuar masakrën e Tivarit. Në këso rrethana e pësoi edhe bashkëfshatari i Sadikut, Misin Liman Beqiraj (65-vjeçar), të cilin e likuiduan…!

…Pikërisht në vitin 1968, në Kosovë, u organizuan demonstratat e studentëve shqiptarë, në të cilat kërkohej barazia e popullit tonë me popujt tjerë në RSFJ…. Megjithatë, shqiptarët i fituan disa të drejta sa për t’u mashtruar, siç ishte përdorimi i lirë i flamurit kombëtar, universiteti etj. Politika zyrtare serbe u tërbua, kërkonin që populli shqiptar të trajtohej edhe më tej si skllav, dhe të shfrytëzohej si fuqi punëtore për ta zhvilluar Serbinë, sepse për ta “Kosova ishte e shenjtë! Ishte tokë serbe” etj…

Pikërisht në këso rrethana politike e angazhojnë në shërbim ushtarak edhe  Nuhi ( Sadik ) Tafajn. Nga oficerët ushtarakë serbë trajtohej sikur rob lufte e jo sikur çdo ushtar tjetër. Atë shpeshherë e kërcënonte, e keqtrajtonte, e fyente, e njollosur dhe nëpërkëmbte karakterin e dinjitetin e tij, sidomos një oficer i njësisë së tij, jo vetëm para ushtarëve të njësisë së tij, por edhe para të tjerëve, gjoja për t’u treguar se në ç’shkallë të ulët janë ushtarët shqiptarë. Kështu e filloi edhe një ditë të dhjetorit të vitit ’69. Së pari filloi ta qortojë Nuhiun, duke iu kërcënuar se do ta vret. Oficeri i zi e nxjerr revolverin dhe ia drejton Nuhit, por falë shkathtësive të tij dhe karakterit, së bashku me të drejtën e natyrshme, sepse kjo ishte në anën e Nuhiut, ia grabitë revolverin dhe me të e vret në vetëmbrojtje atë oficier (kapiten ) të APJ-së. Për këtë vepër penale Gjyqi Ushtarak në Zagreb e dënoi Nuhiun me 12 vjet burg, të cilin e vuan në Goli Otok të Kroacisë. Gjer më 28. 02. 1971 dihej se ishte në vuajtje të dënimit, por nga kjo datë i humbën gjurmët, së bashku me një të burgosur tjetër me emrin Salih, i cili ishte nga Prapaçani, ( si duket i kanë hedhur në Detin Adriatik. Goli Otoku (në gjuhën shqipe d. m. th. ujdhesë e zhveshur) është shndërruar në kamp përqendrimi pas vitit 1948, kur i kanë dërguar të burgosurit e parë shqiptarë (por, edhe komunistët jugosllavë duke i akuzuar si informbyroistë)! Kjo ujdhesë shkëmbore, që atëherë, ka filluar të përdoret si burg për të burgosur. Aty përdorej dhuna fizike dhe kërcënimi psikologjik sistematik, gjer në vdekje. Në këtë kamp-burg, gardianët e burgut i kanë detyruar të burgosurit ta rrahin shoqi-shoqin gjer në vdekje! Nëse i burgosuri nuk e ka rrahur shokun e vet, atëherë ka pasuar dhuna e gardianëve dhe, në fund, trupin e pajetë të të burgosurit, e kanë hedhur në detin Adriatik. Ky shembull i fashistëve dhe shovinistëve jugosllavo-serbë si duket është ndjekur edhe nga udhëheqja e burgut të Alkatrazit (ujdhesë e vogël në gjirin e qytetit San Francisko të Kalifornisë)! Kështu, pra, mizorisht janë likuiduar edhe Nuhi Tafaj dhe Salihu i Prapaçanit[3].

Kurrë nuk e informuan familjen për zhdukjen e djalit të tyre, edhe pse interesoheshin për fatin e tij që, së paku, eshtrat e tij të pushonin në varret e të parëve të tyre… Gjithmonë pushtetarët i janë përgjigjur familjes së Nuhiut me: “ne nuk dimë asgjë”, duke mos mundur  të sajojnë “vetëvrasjen” si arsyetim të zhdukjes së djalit të tyre. E vërteta ishte se këta shovinistë nuk mund të ngopeshin me padrejtësitë dhe plagët që ua shkaktonin popullit shqiptar, duke kurdisur skena nga më të ndryshmet për vrasjet e ushtarëve shqiptarë. Shembulli i Nuhiut dhe shumë sikur ky janë të ngjashëm me jetën e ushtarëve shqiptarë që përjetuan edhe në kohën e Mbretit (1918 –1941). Shumë atdhetarë nuk kanë thënë rastësisht, se “shqiptarët nën sundimin e Serbisë janë sikur në kohën e Nediçit po ashtu edhe në kohën e Pashiqit…”  Serbia, krimet ndaj shqiptarëve i bënte në emër të Bashkim – Vëllazërimit; në emër të kombeve dhe kombësive të RSFJ-së, në emër të ustashit të çetnikëzuar dhe satrapit Tito.

            Nuhiu ishte shembull se si mbrohet dinjiteti individual dhe kombëtar në duart e armiqve serbo-jugosllav. Temperamentin e Nuhiut dhe karakterin e tij nuk do ta harrojnë ata të cilët e njohën, sepse artin luftarak dhe guximin e tij individual iu desh t’i vë në shërbim të sakrificës kombëtare dhe për të mos u nënshtruar para armikut. Pra, në rast nevoje duhet të sakrifikohet me fytyrë të çelë, siç thotë populli!.

Lavdi jetës dhe qëndresës së Nuhi (Sadik) Tafajt!

 

 

3. Periudha prej 1981 – 1989, e cila njihet si periudha e pas Titos

“…Do të luftoj për çlirimin e popullit shqiptar dhe të viseve shqiptare deri në pikën e fundit të gjakut tim, nuk do ta kursej pasurinë dhe as qenien time fizike…”

(Metush Krasniqi) 

 

Format e ndryshme të presioneve ndaj shqiptarëve në shtetin jugosllav i organizonte vet aparati shtetëror. Në shërbim të politikës shtetërore u inkuadruan me të madhe edhe vetë pjesëtarët e popullit shqiptar, i cili jetonte i pushtuar në Jugosllavi. Sidomos pas vitit 1974, kur Kosovës iu njoh një “autonomi” me të cilën (legjitimoheshin) të njëjtat struktura politike dhe shoqërore, të cilat ishin në funksione të larta shtetërore që nga Lufta e Dytë Botërore! Kjo kozmetikë (politike) ishte mashtruese, për syrin e qytetarit, mjaft joshëse sidomos në aspektin politik dhe juridik- në sytë e politikës ndërkombëtare. Kosova avancohej si “njësi konstituive” e RSFJ-së, e cila realisht u bë krahinë autonome me kushtetutë. Kjo autonomi kontrollohej me nenin 300 dhe 301 nga Kushtetuta e Serbisë e sidomos, (!) Serbia i kontrollonte dikasteret kryesore të shtetit. Megjithatë, pas vitit ’74 filloi një zhvillim dinamik në Kosovë, jo vetëm në sferën ekonomike, të arsimit, të kulturës etj… Rinia shqiptare në jugosllavi, në këtë kohë, filloi të zgjohej nga gjumi; u zgjeruan shumë degë të reja të fakulteteve në Universitetin e Kosovës. Kontaktet me universitetet e republikave tjera në RSFJ, si dhe “liberalizimi” i bashkëpunimit në sferën e arsimit dhe të kulturës me shtetin amë – Shqipërinë, i prekën ndjenjat e dy padrejtësive te rinia shqiptare në RSFJ.

Ngacmimi i ndjenjave kombëtare  dhe shpërfaqja e padrejtësive , fillimisht ishin:

 1. dallimet në mes të drejtave studentore të kombeve tjera në universitetet e republikave në RSFJ dhe,

2. përkufizimi i lëvizjes së lirë të studentëve dhe të popullit shqiptar në Shqipëri dhe anasjelltas!

Nëse i  krahasojmë kushtet e jetës së studentëve të Kosovës me jetën e studentëve të republikave tjera në RSFJ, kishin dallime tepër të mëdha. Konviktet e studentëve në Kosovë ishin tepër të vjetruar, sidomos jeta në barakat e studentëve, me salla joadekuate dhe me ushqim të cilësisë së dobët ishte e papërballueshme. Ndjenja kombëtare te rinia shqiptare ngulfatej prej pushtetarëve, të cilët nuk zgjidhnin mjete për të mbetur në pushtet. Komiteti Qendror i LKJ-së në Beograd i “stërviste” komunistët në Kosovë. Thënë realisht, ata jetonin mirë, sepse edhe ata gëzonin “lirinë kombëtare”. “Privilegjet”, të cilat ua njihte politika serbe kurrë nuk do t’i gëzonin, po të ishte Kosova e lirë!

 Zhvillimi ekonomik i Kosovës me republikat tjera në RSFJ, ishte në proporcion ndoshta edhe 1: 9, edhe pse bëhej propagandë e zhurmshme prej pushtetarëve se po zhvillohet Kosova. P.sh. në Trepçë nxirreshin me qindra-mijëra tonë plumb e zink, qindra tonë argjend e besa edhe ar, të cilat përpunoheshin në fabrikën e Mitrovicës dhe dërgoheshin si lëndë finale në republikat tjera, sidomos në fabrikat, të cilat i kontrollonte APJ-ja, nëpër të cilat nuk punonte asnjë punëtorë shqiptarë. Ndërkaq, në miniera të Kosovës minatorët kanë qenë kryesisht shqiptarë, kurse udhëheqja ishte kryesisht serbe! Në këso rrethana politike dhe ekonomike ishte Kosova në fund të viteve të “70 -ta dhe në fillim të viteve të ’80-ta, kur edhe shpërthyen demonstratat e mars-prillit të vitit 1981, në të cilat kërkesë themelore ishte  që populli shqiptar të barazohej me popujt tjerë në RSFJ, dhe Kosova ta gëzojë statusin e Republikës! Jo vetëm që nuk u plotësua kërkesa – Kosova Republikë, e cila kërkohej gjithandej nga ana e demonstruesve të Kosovës, por filloi një fushatë e egër ndaj shqiptarëve kudo që ishin. Në demonstrata i vranë dhjetëra të rinj dhe me qindra sosh i plagosën; filloi edhe fushata e ndjekjeve, arrestimeve dhe dënimeve të rinisë shqiptare. Gjykonin shqiptarë nëpër gjyqe “civile e ushtarake” duke i akuzuar si armiq, si irredentistë, si kundërrevolucionarë të RSFJ-së, kundër vëllazërim-bashkimit të kombeve dhe kombësive të saj! Kështu kërkonte Beogradi, dhe ua dhanë këtë të drejtë politikës antishqiptare në Jugosllavi që sa më tepër të dënohen e të gjykohen “armiqtë e shtetit”, në radhët e shqiptarëve – thuhej nga politikanët shtetërorë në Kosovë!Po kështu, edhe ndodhi që në ditët e para të muajit prill. I mbyllën shkollat, universitetin dhe filluan t’i gjykojnë “grupet armiqësore” në radhët e shqiptarëve, të cilat po ua prishin vëllazërim-bashkimin e kombeve dhe kombësive në RSFJ. Kjo ishte gjuha e politikanëve kudo në Jugosllavi, por më e rënda ishte ajo që dilte nga “goja e politikanëve shqiptarë”!…

… Pas demonstratave në Kosovë, nga politika zyrtare e Beogradit u ndërprenë të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit të Universitetit të Kosovës me Universitetin e Shqipërisë, në sferën e kulturës dhe lëvizjeve të studentëve. Filloi një propagandë e egër, jo vetëm kundër politikës së Shqipërisë, por edhe kundër historisë, gjeografisë, letërsisë dhe gjuhës. Me fjalë tjera, kundër kulturës shqiptare në Kosovë dhe viset ku jetonin shqiptarët. Popullit shqiptar në RSFJ iu imponua kultura dhe arsimi i Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë!  A durohej kjo metodë e re e përpjekjeve për asimilimin e shqiptarëve nga ana e pushtetarëve serbë, malazezë e maqedonë?…

…Pos arrestimeve dhe dënimeve që iu shqiptoheshin rinisë shqiptare nëpër gjyqe të Kosovës, të Maqedonisë shqiptare dhe të Serbisë e Malit të Zi (ku jetonin shqiptarët), filluan t’i arrestojnë dhe t’i gjykojnë edhe ushtarët shqiptarë (të cilët ishin në shërbim ushtarak) nëpër burgjet hetuese e gjykata ushtarake të APJ-së!

Gjatë hetimeve, mbi të rinjtë shqiptarë bëheshin tortura të rënda me qëllim të përdorimit si akuzues për bashkëkombësit e tyre e në favor të politikës ditore dhe Prokurorisë Ushtarake. Shqiptarët akuzoheshin si irredentistë, kundërrevolucionarë, si armiq të vëllazërim – bashkimit të kombeve dhe kombësive të RSFJ-së, si dhe për cenimin e sovranitetit dhe integritetit, por edhe të vetëqeverisjes të kriminelit Tito që ishte rregulluar me kushtetutë.

Këtu filloi edhe një diagnozë vrastare e sindromit të “VETËVRASJES” në radhët e ushtarëve shqiptarë në APJ, gjë që më herët nuk ishte në traditën e shqiptarëve! Shqiptarët, në ushtri (qoftë të Kralit apo të Titos) ka ndodhur ta vrasin ndonjë oficer, por jo edhe të vetëvriten, sepse vetëvrasja ishte në kundërshtim me kodin moral të popullit shqiptar! Prej prillit të vitit 1981 e gjer më 31.12.1989, nga ushtria jugosllave, në Kosovë janë kthyer në arkivole 41 ushtarë shqiptarë!

Prej prillit të vitit 1981 e gjer në prill të vitit 1986 vetëm në Gjyqin Ushtarak të Lubjanës janë arrestuar 200 ushtarë shqiptarë dhe më tepër se 1000 janë keqpërdorur nga KOS-i (shërbim sekret i sigurimit të APJ-së) si dëshmitarë të detyruar për t’i akuzuar bashkëkombësit e vet!.

Në përpjekje për të paraqitur sa më realisht marifetllëqet e pista të regjimit titist kundruall shqiptarëve, qoftë edhe në APJ, ku trumbetohej për drejtësinë e përkryer  në shkallë shteti, unë kam zgjedhur për ta trajtuar rastin e  Aziz (Sadik) Kelmendit.

Babai i  Azizit, Sadik ( Hajriz) Kelmendi, sikur shumë bashkëkombës të tij, e mori rrugën e kurbetit, plagë e kahershme e shqiptarëve, Ai filloi të punojë në Gjermaninë Perëndimore, sikur shumë bashkëkombës të tij. Gruan dhe fëmijët i kishte në Kosovë. Ishte i martuar me Salë (Rrahman) Krapin nga Nekoci i Gllogocit, me të cilën i kishte 7 fëmijë (5 djem dhe 2 vajza): Hajrizin, Havën, Idrizin, Isakun, AZIZIN, Melihaten dhe Besimin. Në këso rrethana jetonte familja e Sadikut, i cili fitimin që e kursente nga puna e sillte në shtëpi për mbajtje të familjes. Në Gjermani e kuptoi se duhet të shkollohen fëmijët, dhe gëzohej shumë kur vinte në shtëpi dhe kuptonte se fëmijët e tij korrnin suksese në mësime. Azizi ishte fëmija i pestë i babë Sadikut dhe nanë Salës.

Sadiku, nga fshati i lindjes Karaçicë shpërngulet në fshatin Medvec afër Lipjanit në vitin 1970. Dhjetë vjet më vonë, më 1980, familja e Sadikut, përsëri shpërngulet në Prizren, në lagjen Arbanë (ish-Dushanovë), ku jetojnë në kushte më të mira për jetë…

…Aziz Kelmendi u lind më 15. 01. 1967 në fshatin Krenajë (ish-Karaçicë) të Lypjanit. 6 klasë të shkollës fillore i mbaroi në fshatin e lindjes dhe në Magure, kurse klasën e shtatë dhe të tetën i mbaroi në Arbanë të Prizrenit. Azizi ishte nxënës i shkëlqyeshëm, kishte edukatë të mirë familjare, por edhe lexonte shumë romane. Afërsia me vëllezërit më të vjetër e bënte t’i kishte edhe shokë e jo vetëm vëllezër; kishin harmoni në familje, saqë ishin shembull edhe në lagjen ku jetonin! Azizi e regjistroi shkollën e mesme – gjimnazin në Prizren. Mësonte tepër mirë. Si gjimnazist shoqërohej, jo vetëm me shokët e klasës, por kishte edhe shokë të tjerë. Jetonte me një lagje të cilës emrin ia kishin vënë pushtuesit serbë “Dushanovo”, emër të cilin nuk mund ta duronin shqiptarët, e sidomos pas demonstratave të vitit 1981. Tabela në të cilën shkruhej ky emër shpeshherë hiqej nga të rinjtë e kësaj lagjeje! Pasi doli në vitin e tretë të gjimnazit edhe Aziz Kelmendi merrte pjesë në “aksionin” për ndërrimin e kësaj tabele me emrin “Dushanovo” dhe kërkonin që t’i vihet emri Arbanë; merrte pjesë në shënimin e çdo përvjetori të demonstratave të vitit ’81. Pushtetarët i arrestonin të rinjtë herë pas here, por nuk prishte punë, sepse, siç do të tregojë më vonë vetë Azizi, “… kështu me punë të vogla, si të rinj që ishim, kaliteshim për të ardhmen për të bërë ndonjë punë më të madhe”. Në vitin e tretë të gjimnazit e arrestojnë për herë të parë Aziz Kelmendin, në fshatin Vermicë dhe e akuzojnë se “…ka tentuar të kalojë kufirin për në Shqipëri“. Po ashtu, e akuzojnë se merret me veprimtari armiqësore! Kjo akuzë e milicisë pasoi edhe me përjashtim nga shkolla e mesme e gjimnazit, si dhe me dënim për kundërvajtje në kohëzgjatje prej 15 ditësh burg! Megjithatë, në këtë kohë burgoseshin shumë të rinj. Sa për shkollim të mëtutjeshëm kishte edhe alternativa tjera, një prej të cilave e shfrytëzoi Azizi. Ai shkoi në Lypjan dhe e vazhdoi shkollën e mesme në gjimnaz. U prit si më së miri nga shokët e klasës, por edhe nga personeli arsimor. Bile, disa prej tyre e njihnin! Pasi e mbaroi shkollën e mesme të gjimnazit, me sukses të shkëlqyeshëm, në vitin kalendarik 1985/86 Aziz Kelmendi u regjistrua në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës. Azizi, tashmë ishte i pjekur, i kuptonte proceset politike, kishte drojën se do ta dërgojnë ushtar, sepse, kryesisht kështu vepronin me të mbaruar shkollën e mesme.

Megjithatë, pikërisht më 15.09.1986 ia çojnë ftesën për të shkuar ushtar në APJ, në garnizonin ushtarak të Leskocit, në Serbi. Që ditën e parë filloi të ballafaqohej me një regjim të pakëndshëm, në kazermën ushtarake… Pasi që e dha betimin, ushtarët e “vjetër” filluan ta angazhojnë tepër si ushtarë të ri që ishte, në dhënien e kujdestarisë në çdo të dy orë, e detyronin të pastrojë banjot, korridoret etj. Shpeshherë, këto detyrime jepeshin, sidomos, për shqiptarët  në shenjë “dënimi” për “mos disciplinë”!…

Pas 10 ditësh, nga dita e “betimit”, Aziz Kelmendin e merr në “pyetje” oficeri i KOS-it. Karakteristikat ia kishte dërguar “Narodna odbrana” (Mbrojtja popullore) e Prizrenit, në kazermën ushtarake të Leskocit, me të cilat shërbehej oficeri i KOS-it, i cili të bënte përshtypjen se po i ditka të gjitha për gjithë shqiptarët. Për Azizin këto ishin broçkulla të njohura, i kishte parasysh se prej nga i kishin shkuar, sepse ky ishte inteligjent dhe i përgatitur për grackat e mundshme, besa edhe  kombëtarisht ishte i përgatitur! Azizi i deklaron “zotërisë”- oficerit të “sigurimit” (e quanin eprorin e  KOS-it): “mbi të gjitha, unë jam ushtar këtu, kam ardhur në shërbim ushtarak; më kanë akuzuar se e kam hequr tabelën e lagjes sonë, por nuk kanë fakte, sepse nuk më ka parë askush (!); më kanë akuzuar se kam tentuar të ik për në Shqipëri, por nuk ka qenë e vërtetë, se po të ishte e vërtetë, do të kisha ikur kur të kisha dashtë dhe nuk do të isha këtu në mesin tuaj. Ndaj, kam ardhur në shërbim ushtarak, për ta përfunduar si “obligim” që e kam dhe nuk merrem me ato informata të cilat “ju i paskeni”. Qëllimi im është që të kthehem në familje pasi ta mbaroj shërbimin ushtarak dhe t’i vazhdoj studimet në Fakultetin Juridik” … Eprori i KOS-it në mes tjerash i tha: “Dëgjo Kelmendi, ne i kemi “informatat” për të cilat nuk të kanë akuzuar dhe s’të kanë dënuar në Prizren, ne e dimë për të gjithë ju se çka “mendoni dhe si veproni”, je nën përcjelljen tonë. Na informojnë ushtarët për të gjithë nacionalistët dhe armiqtë e Jugosllavisë. Këtu te ne, asnjë gjilpërë nuk mund të mungojë e të mos e dimë” …Besa, ky epror, me një ton fyes, foli për demonstratat e vitit 1981 dhe për përvjetorët e tjerë të këtyre demonstratave që organizoheshin nga rinia shqiptare në Kosovë. Mburrej me arrestimet e rinisë sonë dhe dënimet që ua shqiptonin gjykatat nëpër gjyqe të Kosovës, si dhe në fund shtoi: ”Të gjithë armiqtë kemi për t’i çrrënjosur nga Kosova. Ata të cilët e duan Shqipërinë le të shkojnë në Shqipëri. Krejt në fund filloi ta fyejë kombin shqiptar dhe Shqipërinë…! Këtë bisedë Azizi ua tregoi shokëve të ngushtë që i kishte. Një ballafaqim jo i këndshëm për kërcënimet që ia bëri ky çetnik nën petkun e një oficeri të APJ-së, do të konstatojë më vonë Azizi në bisedë me shokët e tij. Ky epror ishte sa shovinist, po aq edhe racist. I jepte vetes të drejtë t’i fyejë rininë shqiptare me të gjitha akuzat e politikës ditore që i bëheshin popullit shqiptar nga propaganda e shovinizmit serb në mjetet e informimit, si në Radio Televizion, po ashtu edhe në gazeta ditore e javore. Gjithnjë shërbehej me qëndrimin politik të KQ të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë…

Shpeshherë, Azizi me shokë e shtronin bisedën, pse e lejuam veten për të ardhur në shërbim të një ushtrie të huaj, e cila nuk po i trajtonte sikur të tjerët? Kjo dilemë do ta përcjellë Azizin gjer në çastet e fundit të jetës së tij…

 Në këtë garnizon ushtarak e mbajnë 6 muaj të plotë, pastaj e transferojnë në kazermën ushtarake të Paraqinit. Azizit i kishte pëlqyer ky transferim pas të cilit kishte deklaruar: “pasi më larguan nga ai çetnik i Leskocit, këtu, ndoshta, nuk do të kem keqtrajtime dhe si ushtar i vjetër; ndoshta do t’ia dal disi  për ta mbaruar shërbimin dhe për t’iu kthyer familjes dhe shoqërisë sime në Fakultetin Juridik e, me kalimin e kohës, do të organizohemi politikisht më mirë dhe do të çlirohemi nga kthetrat e këtyre çetnikëve të Serbisë…” Këso biseda zhvillonte me shokë, kuptohet me disa shokë të ngushtë, sepse me të gjithë nuk shoqërohej. Ishte tepër i matur, dhe ,kur fliste, sa për disa ushtarë shqiptarë, lirisht mund të thuhej se ishte profesor i historisë shqiptare, sepse shumica ishin ushtarë të rinj, kryesisht sapo e kishin mbaruar shkollën e mesme dhe nuk ishin të organizuar me veprimtari atdhetare siç ishte ai. Azizi ishte trim, i matur, nuk e fyente askënd, ishte pak i tërhequr, të linte përshtypjen se nuk shoqërohej me askënd, por ishte i dashur, këshillues për shokët e rinj, të cilët vinin në shërbim ushtarak; kishte karakter të fortë, kishte dinjitet kombëtar. Azizi, ishte njohës i mirë i historisë kombëtare, i letërsisë shqiptare dhe artit muzikor, sidomos rapsodët popullorë i njihte të gjithë; e donte këngën folklorike; jetonte me kërkesën për Republikën e Kosovës dhe e shihte si të pashmangshme realizimin e saj! I rritur me veprimtarinë atdhetare të rilindësve dhe programin politik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe krerëve të saj, e donte Shqipërinë me bindjen se pa të nuk do të ekzistonte as Kosova me viset e saj!…Aziz Kelmendi i përcillte vlimet e rinisë shqiptare, mësonte nga vëllezërit e vet për shumë dëshmorë që kishin rënë për jetësimin e Republikës së Kosovës, i përcillte me vëmendje bartësit dhe organizatorët e demonstratave të Kosovës, pas vitit 1981, dhe mburrej me punën e tyre. Azizi gëzonte respekt edhe tek ushtarët e kombeve të tjera në kazermë. Kishte qëndrim të veçantë në krahasim me ushtarët tjerë. Sot, pas kësaj distance kohore, mund të konstatohet se ishte pjekur para kohe, siç thotë populli! “Kështu e kalonim jetën në shërbim ushtarak, duke biseduar në mes veti ushtarët shqiptarë, natyrisht duke i kryer edhe obligimet ushtarake, për të cilat kishim përgjegjësi individuale” (kujtime nga Rizah Xhakli).

Edhe në kazermën ushtarake të Paraqinit filluan ta trajtojnë njësoj sikur në kazermën e Leskocit, mirëpo, si ushtar i “vjetër” (kështu u thoshin ushtarëve, të cilët i kanë mbaruar ushtrimet ushtarake, pas 3 ose 6 muaj), besonte se do ta ndryshojnë sjelljen ndaj tij. Mirëpo, siç thotë një dijetar: “uji por, armiku nuk fle”! Eprori i njësisë së tij i ruhej Azizit, jo që i frikësohej, por taktikën e kanë pasur të tillë, të cilët ishin nën përcjellje të vazhdueshme të KOS-it. Eprori i KOS-it, ia lëshoi përcjelljen që nga dita e parë kur erdhi në Paraqin, duke e vëzhguar me kënd shoqërohej, çka bisedonte, pse shoqërohej me ushtarë shqiptarë, pse me ushtarë të tjerë, kur nuk shoqërohej me ushtarë shqiptar i shtronin pyetjen pse nuk po shoqërohej me ushtarë shqiptarë!?. Azizi e kalonte kohën si çdo ushtar tjetër në kazermë. Tashmë i kishte ardhur koha e pushimit dhe për habi atje kah 25. 06. 1987 e liruan për të shkuar në pushim të rregullt në shtëpi, në Prizren. Pikërisht më 15. 07. 1987 e mbaroi pushimin e rregullt dhe u kthye në kazermën ushtarake. Deri në kazermë e kishin shoqëruar babai dhe nëna e tij, të cilët pastaj kishin udhëtuar për në Gjermani. Pushimin e kishte kaluar tepër mirë. Ishte kënaqur me familjen e tij, me prindër, me vëllezër e motra, me farefis e me shokë. Kthimi për në shërbim nga pushimi ishte i mërzitshëm për të, por, megjithatë mbahej, nuk jepej, se, realisht, rëndë e përjetonte shërbimin ushtarak. Dëshira për liri, vullneti për jetë më të mirë dhe shpresa se edhe Kosova do të bëhet Republikë e mbanin krenar. Gjithashtu kishte besim në vete dhe në brezin e rinisë shqiptare, edhe pse shumica prej tyre kudo që ishin në RSFJ, e përjetonin robërinë. Për këtë arsye, ata të cilët e duan atdheun e duan edhe vetveten, por e duan edhe ardhmëninë e popullit tonë, i cili duhet të bëhet KOMB me çdo çmim të jetës, thoshte Azizi! Lirisht mund të thuhet se atdhetarët i çmojnë edhe vlerat dhe liritë e kombeve të tjera.

Ditët kalonin. Koha për mbarimin e shërbimit ushtarak për Aziz Kelmendin po afrohej. Përkundër të gjitha pakënaqësive që i përjetonte, ai ishte i kënaqur, sepse, falë mirësjelljes së tij, me shokë dhe me gjithë ushtarët e njësitit të tij kalonte mirë. Edhe Azizi i përcillte veprimet e shërbimit të KOS-it, por duhet ta kuptojmë drejt se, një ushtar i thjeshtë s’ka mundësi të ndërmerr asnjë hap, për arsye se ishte i mbikëqyrur në çdo lëvizje, pra nën kontrollin e tyre!  Azizin e detyronin  të jepte kujdestari, zakonisht në njësinë e tij. Në ushtri, zakonisht,  kujdestari bëjnë dy ushtarë, dhe ata janë të pa armatosur, por në kujdestari nuk i angazhojnë ushtarët e vjetër. Ushtarët e vjetër kryesisht mund të jenë kujdestar 24 orë në përbërje: një dhjetar (kryesor) dhe një ushtar i vjetër (i cili i ka mbaruar ushtrimet ushtarake) si zëvendës i tij, gjë që, në këtë rast ka mund të ketë qenë Azizi. Nëse u referohemi deklaratave publike të ish shokëve  (të dënuar më vonë nga gjykata ushtarake) të Aziz Kelmendit, vijmë në përfundim se, Azizi paska dhënë kujdestari në njësinë e tij, me kusht që ditën tjetër ta ketë pasur të lirë!…

 

 

 

VERZIONI ZYRTAR I SEKRETARIATIT FEDERATIV TË MBROJTJES POPULLORE TË JUGOSLLAVISË

 

Krimineli nga P.U.7518

 

Në agun e ditës së enjte të shtatorit 1987 Jugosllavia ka vajtur. Atë ditë nga Paraqini ka arritur lajmi se në natën e parmbrëmshme zëvendës kujdestari në njësi, Aziz Kelmendi nga kazerma “Branko Krsmanoviq” i ka vrarë, në dhomën e fjetjes, 4 ushtarë dhe i ka plagosur 5 të tjerë.

 

            Njoftimi në lidhje me këtë ngjarje, që e ka dhënë Sekretariati Federativ i Mbrojtjes Popullore, ka qenë i shkurtër dhe i pikëlluar:

“Sonte, më 03. 09. 1987, në orën 03:05, ushtari Aziz ( Sadik ) Kelmendi, me shërbim në Garnizonin e Paraqinit, në kohën duke dhënë kujdestari në cilësinë e ndihmësit të kujdestarit në njësi, pa asnjë shkas, i ka vrarë, duke fjetur, 4 ushtarë. Këta janë: Simiq Srgjan nga Beogradi, Gjananoviq Hazim nga Koçiqa, komuna e Vitezit, Safet Dudakoviq nga Orahova, KK Bosanska Gradishka dhe Goran Begiq nga Zagrebi, kurse të plagosur janë këta ushtarë: Ante Jazhiq, Petar Gjekiq, Andreja Preshern, Husa Kovaçeviq dhe Negjid Mehmedoviq. Në rrethana të krijuara është lënduar edhe ushtari Nazif Adzhoviq. Të plagosurve menjëherë u është dhënë ndihma mjekësore, dhe jeta e tyre nuk është në rrezik! Pas krimit ushtari Aziz Kelmendi ka bërë vetëvrasje!…

…Kelmendi ka qenë në mbarim të shërbimit ushtarak. Organet kompetente po i zhvillojnë hetimet, për rezultatet e tyre do të informohet opinioni.”

            Pyetja e cila i ka prekur njerëzit ka qenë logjike: çka me të vërtetë ndodhi?

Të nesërmen SFMP ka dhënë detaje më të gjera: Duke bërë kujdestari si ndihmës kujdestar në PU 7518 në Paraqin, ushtari Aziz Kelmendi e ka thyer ormanin zyrtar, i ka gjetur dhe i ka marrë 10 plumba 7,62 mm, me të cilët e ka mbushur pushkën automatike me përgjegjësi personale, pastaj nga objekti i kazermës është nisur në drejtim të vendrojës së kazermës. Atje, duke iu kërcënuar se do ta mbyste komandantin e rojës, dhjetarin Riza Alibashiqin, ia ka marrë dy karikatorë me municion për pushkë automatike dhe, duke iu kërcënuar me armë në shpinë, e ka urdhëruar që të shkojë në drejtim të kazermës së njësisë së tij. Nga komandanti i rojës ka kërkuar t’i tregojë se ku fle ushtari Safet Dudakoviq, gjë që ky e ka refuzuar ta bëjë këtë. Pasi ka ardhur në ndërtesë ka urdhëruar që dhjetari Alibashiq të largohet, kurse ai ka hyrë në dhomën e parë të fjetjes. Duke e gjetur ushtarin Dudakoviq në dhomë të fjetjes ka hapur zjarr dhe e ka vrarë, pastaj me rafal ka gjuajtur në ushtarët tjerë, duke i vrarë ushtarët: Simiqin, Begiqin, duke i plagosur edhe dy ushtarë të tjerë. Menjëherë, pastaj ka hyrë në dhomën tjetër dhe me tytë për tavani ka gjuajtur me rafal e ka vrarë ushtarin Hazim Gjananoviqin dhe i ka plagosur edhe dy ushtarë …”

            Nacionalisti i përgjakshëm, në kaos dhe nga tollovia që u krijua ka arritur të tërhiqet nga kazerma dhe ka ikur në afërsi të kodrës së Karagjorgjes, duke dashur që ta kalojë autoudhën. Duke e parë se është rrethuar, e ka shkrepur një fishek në kokën e vet, gjë që është vërtetuar me certifikatën mjekësore, duke i demantuar mjetet e informimit se Aziz Kelmendin e ka vrarë milicia. Njerëzit nuk kanë mundur ta besojnë se diçka e tillë ka ndodhur!…(mbarim i citatit zyrtar).

Sipas fjalisë së fundit të deklarimit zyrtar, konstatojmë se: Aziz Kelmendi ka ikur jashtë kazermës në drejtim të kodrës së “Karagjorgjes” si dhe e kaloi autoudhën! Pasi iku aq larg, pse atëherë u kthye në  drejtim të kazermës? Certifikata e mjekut i demantoi mjetet e informimit se Azizin e ka vrarë milicia përtej autoudhës (autostradës), në kodrën e Karagjorgjes! Si guxojnë mjetet e informimit të japin çfarëdo deklarate pa marrë leje nga Sekretariati Federativ i Mbrojtjes Popullore?!…

Nëse i referohemi deklarimit publik të propagandës serbe (pas datës 04.09.1987), Azizi  ka qenë në rojë më 03.09.1987, mirëpo mjaft i dyshimtë është edhe ky fakt: qysh të angazhohet në rojë ushtari të cilit i kanë mbetur edhe 5 ditë pa e mbaruar shërbimin ushtarak? Edhe këtu mjaft i dyshimtë është deklarimi publik i propagandës serbe, pse u caktua orari i rojës në orën 22:00 e jo në orën 15:oo ose në orën 8:00 të mëngjesit? Megjithëse, në rojë caktohet orari javor. Ky orar ndryshon nëse mungon ndonjëri nga ushtarët e këtij grupi dhe pasojnë zëvendësimet me të tjerë. Një fakt tjetër qëndron – ushtarët të cilët japin rojë janë të armatosur dhe vendosen në objekt të veçantë, afër portës kryesore e cila quhet “vendrojë” (“strazharnica”), këta ushtarë nuk kanë qasje fare me njësinë e vet gjatë tërë javës. Ushtarët në rojë brenda kazermës ushtarake nuk posedojnë më tepër se 5 fishekë të pushkës, për arsye se nëse i ndodhë diçka duhet të shkrepë vetëm sa për të alarmuar se ka rrezik, dhe është sulmuar nga dikush etj… Këto janë disa argumente të dyshimit, të cilat i kanë bërë vetëm ata që kanë qenë pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje!.

Azizi nuk ka mundur të jetë as ndihmës kujdestar i kazermës, sepse nuk ka qenë dhjetar, thjesht nuk ka pasur gradë ushtarake, edhe kjo tezë bie poshtë. Nëse ka qenë ndihmës kujdestar në njësinë e tij nuk ka mund të shkojë në zyrën e oficerit “kujdestar” dhe të pajiset me municion-siç thuhet se: e ka thyer ormanin dhe i ka marrë 10 plumba. Po të ketë qenë ndihmës kujdestar i njësisë së vet, nuk ka teori të veprimit t’i bëjë këto lëvizje pa u hetuar nga askush:

- të del nga njësia e tij dhe të mos e hetojnë kujdestarët e njësisë së tij (2 ushtarë bëjnë kujdestari në njësi). (pozharni).

- të niset në drejtim të shtëpizës së rojës ku janë ushtarët afër portës kryesore të kazermës; në hyrje të shtëpizës së rojës japin kujdestari të pa armatosur 2 ushtarë, te porta e kazermës e cila është afër shtëpizës së rojeve, bëjnë kujdestari tërë natën ushtarët dhe nuk ka shans të mos hetohet lëvizja e askujt e aq më pak e një ushtari shqiptar, i cili ka qenë nën vëzhgimin e KOS-it, dhe të gjithë ushtarëve tjerë, sepse lëvizjet e kujtdo të paautorizuar pas mesnate janë të pamundshme. Në këtë rast edhe kjo tezë është e paqëndrueshme.

- nuk ka mundësi, as teorike, të hyjë dikush brenda dhomës ku është “udhëheqësi i rojës”-komandanti të kidnapohet, të çarmatoset dhe t’i merret municioni me gjithë automatik, në këtë rast gjoja se ka shkuar Azizi e ka marrë  Alibashiqin dhe e ka çuar te dhomat e fjetjes për t’ia treguar se ku janë Safet Dudakoviqi etj… Si ka mundësi të mos hetohet nga askush, kur kjo hapësirë i ka më së paku 50 – 100 m ndërmjet kazermës dhe objektit të rojës (strazharnicës)!?…

- Kjo lëvizje nuk mund të bëhet pa u hetuar edhe nga kujdestarët e njësive të tjera, si dhe të njësive të kateve tjera, e aq më tepër kur nga propaganda serbe thuhet se Azizi para disa ditësh u është kërcënuar ushtarëve për t’i vrarë?. Secila njësi në katin e vet i ka nga 2 kujdestarë, të cilët ruajnë tërë natën në korridor, afër hyrjes kryesore. Askush nuk ka shans të kalojë pa u hetuar, në këtë rast pra, sikur të kishte ardhur Azizi me armë në gjendje gatishmërie duke e urdhëruar Alibashiqin me tytën e automatikut e të mos shihet nga askush. Kjo të tregohet si teori është e pakapshme e lëre më të zbatohet në praktikë?

- nëse i referohemi deklaratës së Paçarizit, oficeri kujdestar-Bllagojeviq kishte shkuar në shtëpi! Kujdestarët tjerë, ushtarët: Dudakoviq dhe tre maqedonë e kishin lëshuar vendkujdestarinë e tyre, Azizi ishte i vetmi që ishte zgjuar! Asnjë ushtarë, të cilët i kanë shpëtuar masakrës së Paraqinit, nuk ka thënë se na ka vrarë Aziz Kelmendi! Ata kanë deklaruar se na ka vrarë një “bjond”, gjë që nuk përputhet me pamjen e Azizit!?… “Kur më morën në pyetje 6 oficerë, duke më torturuar dhe me dhunë më kanë detyruar që ta pranoj “verzionin” zyrtar, se në kazermën e Paraqinit vrasjet i ka bërë Aziz Kelmendi, në orën 3:05 pas mesnate më 03.09.1987!”

Atëherë, thjesht është e kuptueshme se pas gjithë kësaj fshihet politika zyrtare e Beogradit, duke ia shtuar paraqitjen publike të monstrumit më të madh të Ballkanit, Milosheviqit, së bashku me gjeneralin Petar Graçaninin dhe Nikola Lubiçiqin, të cilët pak para kësaj kohë e lëshojnë APJ-në dhe do të kyçen në politikë për ta serbizuar Jugosllavinë, duke i paraqitur shqiptarët armiq të saj e për t’i armiqësuar me të gjitha kombet dhe “kombësitë”, të cilat jetonin në këtë shtet fantazmë!

- Ditën kur ndodhi masakra e Paraqinit, herët në mëngjes, Azizit i vijnë në vizitë prindërit. Babai dhe nëna e tij kishin ardhur për t’ia sjellë të hollat për t’i blerë kostumet civile, sepse i gëzoheshin mbarimit të shërbimit ushtarak dhe kthimit të tij në gjirin familjar. Babë Sadiku dhe nanë Sala i vinin Azizit nga kurbeti. Nanë Sala qëndron në veturë, kurse Sadiku lajmërohet për vizitë te postëroja e garnizonit ushtarak në Paraqin. Me të shpejtë del një oficer dhe e bastis Sadikun, e më pas hyjnë brenda rrethojës së kazermës, me një zyrë, ku filluan ta marrin në pyetje duke e akuzuar se paska pasur qasje me “krimin” që e ka bërë djali i tij, Azizi …Sadikun e dërgojnë me një dhomë ku ishin vendosur kufomat e 4 ushtarëve të vrarë; e informojnë se këta i kishte vrarë djali i tij Azizi, dhe i thonë se në fund edhe ai kishte bërë vetëvrasje (!). Më pas e dërguan edhe në vendin ku ishte djali i tij i dashur, me të cilin priste të takoheshin e të çmalleshin si prindër. Ndërkaq, përnjëherë përpara Sadikut do të shfaqet djali i vet, shtrirë dhe i shndërruar në kufomë (!). E pabesueshme por e vërtetë. Shkoi e puthi në lule të ballit, se e kishin gjakosur kriminelët e Serbisë. Eprorët ushtarakë i treguan Sadikut se i ka plagosur edhe 7 apo 8 ushtarë të tjerë. Sadiku, haptas e shprehu dyshimin: “Azizi kurrë nuk e ka bërë këtë krim, dyshoj ta ketë bërë djali im, por po ju pyes se çka në të vërtetë paska ndodhur!?…U tërbuan oficerët e këtij garnizoni dhe jo vetëm këta, por kishin ardhur edhe nga Nishi e Beogradi. Në këtë kohë ishin duke e konstruktuar planin për ta informuar opinionin për masakrën e Paraqinit, duke ia veshur prindërve të Azizit se edhe këta kishin qenë të involvuar në krim, kinse e kanë gabuar orën e vrasjes dhe për pak s’kanë mund të takohen me Azizin në autoudhë, për ta larguar nga vendi i krimit. “Heu, qëndro Sadik Kelmendi” (i thotë vetit)! Ky fakt mjafton se këta eprorë ushtarakë i kanë vrarë ushtarët e vet! Pas 4 orësh e nxorën Sadikun në një sallë ku lëviznin edhe mantelbardhët, gjoja për t’u dhënë ndihmë ushtarëve tjerë. E ftuan edhe nënën e Azizit e cila hyri në atë sallon. Pas pak, kur e pa Sadikun kokulur e pyet me zë të lartë se çka paska ndodhur? I përgjigjet të shoqes se: “Azizi i paska vrarë 4 ushtarë dhe 7 a 8 i paska plagosur”. U habit nëna Salë !!!… me ankth duke e pritur përgjigjen e fundit. Po Azizi, çka u bë me të? E paska “vrarë veten” edhe Azizi! Nana Salë ua tha troç eprorëve ushtarakë: “po, qysh i keni lanë me u vra ushtarët, ku ishit ju?!..”

Pas mesdite kufomën e Azizit e nisën për në Prizren. Sadikut ia morën veturën dy eprorë, të cilët do ta ngisnin atë deri në Prizren. Prapa i vendosën prindërit e Azizit me të cilët gjatë gjithë rrugës nuk komunikuan fare.

 Azizi i pati vetëm edhe 5 ditë deri në mbarim të shërbimit ushtarak, ndërkaq atë e sollën në arkivol me sindromën antishqiptare, se ka bërë “vetëvrasje”. Azizin e varrosën më 4 shtator 1987. Në varrim pati më shumë milicë, udbashë dhe oficerë sesa qytetarë, sepse propaganda jugosllave e bëri të veten, por edhe i frikësonin qytetarët për të mos marrë pjesë në varrim.

 Azizit ia burgosën edhe vëllezërit: Hajrizin, Idrizin dhe Isakun

Më 05. 09. 1987 ia burgosën edhe babain dhe nënën. Babain ia dërguan në burgun e Nishit, nënën në burgun e Mitrovicës, kurse vëllezërit në burgun e Prizrenit. Motrën Melihaten ia përjashtuan nga shkolla e mesme…

 Pra, si po shihet masakrën e Paraqinit, përkatësisht vrasjen e 5 ushtarëve e ka organizuar KOS-i; këtë masakër nuk e ka bërë Aziz Kelmendi, po ka qenë mirë e konstruktuar në aspektin operativ për likuidimin e ushtarëve të 5 etnive:

1. Aziz Kelmendi,shqiptar / Prizren, Kosovë /

2. Sergjan Simiq, nga Beogradi

3. Safet Durakoviq nga fshati Orahovë e Bosanska Gradishkës

4. Goran Beliq, nga Zagrebi

5. Hazim Gjanonoviq nga fshati Koçiq, komuna e Vitezit

Dhe duke i plagosur edhe 6 ushtarë të tjerë të përkatësive të ndryshme kombëtare:

1.Ane Jezhiq, slloven

2.Nexhip Mehmedoviq, boshnjak

3.Andrej Preshern, slloven

4.Petar Gjekiq,

5.Huso Kovaqeviq, boshnjak

6.Nazif Axhoviq, boshnjak

Qëllimi i kësaj masakre ka qenë:

 Veshja e kësaj masakre Aziz Kelmendit, për ta shfrytëzuar situatën politike se: terroristët shqiptarë nuk zgjedhin mjete për t’i vrarë edhe kombet tjera në RSFJ dhe jo vetëm serbët që ishin “viktimë” e këtyre “terroristëve”!

Shpallja dhe akuza  e shqiptarëve si “terrorist”, për t’i treguar  opinionit të Jugosllavisë e më gjerë se, me të vërtetë shqiptarët janë të tillë…

Duke iu referuar Tanjugut ( Agjencisë Telegrafike Jugosllave) dhe propagandës së mjeteve të tjera të informimit, të cilat e informonin opinionin për masakrën e Paraqinit, në mes tjerash edhe “RILINDJA” e datës  04. 09. 1987 informon se:

Më 03. 09. 1987, sot në agim, ushtari Aziz Kelmendi bëri një krim të paparë në kazermën e Paraqinit. Vrau në gjumë 4 ushtarë:

1.Sërgjan Simiqin

2.Hazim Gjananoviqin

3.Safet Dudakoviqin

4.Goran Beliqin…

Krimineli Aziz Kelmendi me këtë rast plagosi edhe 5 ushtarë …ndërkaq, ja edhe komenti i agjencisë së lajmeve “Tanjug” me titull:

“TË SHTËNA KUNDËR JUGOSLLAVISË“

“Nuk ka institucion në të cilin njerëzit i dërgojnë fëmijët e vet më me shumë besim e më me shumë siguri se sa në APJ. Me të vërtetë Aziz Kelmendi shtiu kundër Jugosllavisë. Ai nuk zgjodhi viktimat. Të gjithë ata në të cilët shtiu mbajtën të njëjtën uniformë, uniformën e APJ-së, të njejtën kapelë të Titos…”

            Ndërsa, korrespondenti i gazetës RILINDJA (R.Sh) nga Prizreni më 06.09.1987, ditë e diel shkruan: ”… Në Bashkësinë Lokale të Dushanovës ku jetojnë familja Kelmendi, dje u mbajtën tubime të shumta të strukturave shoqëroro-politike. Në mënyrë unanime u morën qëndrime që familja Kelmendi të bojkotohet…”

       Nëse i referohemi Gjyqit Suprem Ushtarak II nr.98/88, 20.04.1988 në Beograd, konstatojmë se qëllimi i parë dhe i fundit ka qenë të krijojnë një grup armiqësor të përmasave më të gjera të ushtarëve shqiptarë, duke ua veshur petkun e “TERRORIZMIT”, sepse vetëm kjo i ka munguar rinisë shqiptare!

 Po sikur të kishte vepruar ky grup, do t’i arrestonin menjëherë ushtarët shqiptarë, ndërsa ata filluan t’i arrestojnë tek pas 10 ditëve pas masakrës së Paraqinit? Këtu pason edhe sekreti i kësaj masakre në Paraqin, për arsye se duhet të arsyetohet ky krim, pasi që politikanët serbë e merrnin si shkas për t’i filluar proceset e mëvonshme politike kundër Autonomisë së Kosovës!…

Pasoi procesi politik i Paraqinit nga parapolitika e Beogradit, dhe e konstruktuan projektin e krijimit të një “grupi armiqësor”, ku akuzoheshin ushtarët shqiptarë si terroristë, për masakrën e Paraqinit, të cilët e “ndihmuan” Aziz Kelmendin për t’i vrarë ushtarët e kombeve tjera! Ndaj të gjithë këtyre ushtarëve të arrestuar është përdorur dhuna fizike dhe psikologjike e KOS-it, për ta bërë gënjeshtrën të vërtetë dhe faktet e vërteta për t’i bërë gënjeshtra…

Aziz Kelmendi ka mund ta vret cilindo ushtar në kazermën e Paraqinit, nuk përjashtohet mundësia, por vetëm nëse kanë tentuar t’ia kurdisin kurthin për ta vrarë atë!. Në vetëmbrojtje ka mund ta vret ndonjërin prej këtyre ushtarëve, ky konstatim mund të vërtetohet vetëm atëherë kur të hapet “dosja reale” e Aziz Kelmendit, e kurrsesi me “dosje të konstruktuara politike” që janë bërë kundër tij!

 Të gjithë ata, të cilët e kanë kurdisur kurthin për vrasjen  e Azizit, në një të ardhme do t’i vret ndërgjegjja njerëzore, sepse drejtësia do të fitojë, së paku e drejta morale!

 Këtu më poshtë i  referohemi aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë të lëshuar nga Gjyqi Ushtarak në Nish:

 E kundërshtojnë aktgjykimin e Gjyqit Ushtarak në Nish I K nr.135/87 të datës 27 janar 1988 me të cilin janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar:

1.Rizah Xhakli, ushtar nga PU 6592 Nish -15 vjet burg, i arrestuar më 19.09.1987

2.Abdylxhemil Alimani, ushtar nga PU 4796 Nish -14 vjet burg, i arrestuar më 19.09.1987

3.Afrim Mehmeti, ushtar nga PU 7518 Paraqin -10 vjet burg, i arrestuar më 14.09.1987

4.Pajazit Aliu, ushtar nga PU 1912/37 Nish -10 vjet burg, i arrestuar më 13.09.1987

5.Shefqet Paqarizi, ushtar nga PU 5982 Nish -5 vjet    burg,   i     arrestuar më 14.09.1987

6.Enver Behluli, ushtar nga PU 3472 Nish -4 vjet burg, i arrestuar më 19.09.1987

7.Riza Alibashiq, dhjetar nga PU 1912/2 Nish -7 vjet burg, i arrestuar më 23.09.1987

8.Islam Mahmuti, ushtar nga PU 1912 Nish -2 vjet burg, i arrestuar më 19.09.1987

 Për t’iu përgjigjur ankesave të dënuarve nga gjyqi ushtarak i Nishit, Gjykata Supreme Ushtarake në Beograd, me aktgjykimin II K nr.98/88 më 20 prill 1988./ Beograd/, ua rriti burgun të gjithë të dënuarve shqiptarë në këtë proces gjyqësor:

 1.Rizah Xhakli, ushtar nga PU 6592 Nish               -20 vjet burg

2.Abdylxhemil Alimani, ushtar nga PU 4796 Nish    -20 vjet burg

3.Afrim Mehmeti, ushtar nga PU 7518 Paraqin         -13 vjet burg

4.Pajazit Aliu, ushtar nga PU 1912/37 Nish               -13 vjet burg

5.Shefqet Paqarizi, ushtar nga PU 5982 Nish            - 7 vjet burg

6.Enver Behluli, ushtar nga PU 3472 Nish                - 5 vjet burg

7.Riza Alibashiq, dhjetar nga PU 1912/2 Nish         - 14 vjet burg

………………………………………………………………………………………………………………

 Duke u bazuar në rrethanat politike, vendndodhjen si ushtar në kazermë, karakterin e tij si njeri dhe si djalosh i ri, me një frymëzim të një atdhetari në formim e sipër, me një dinjitet kombëtar, me diturinë e tij, ai e kishte arritur kulmin e një pedagogu, të cilin e përshkruajnë shokët e njësisë së tij, dhe jo vetëm shqiptarë, konstatojmë se: Aziz Kelmendi ka qenë dhe mbetet i pastër si loti, se kurrë, kurrë, kurrë, nuk ka bërë as VETËVRASJE, por e kanë VRARË kriminelët e politikës së Beogradit, siç kanë vepruar ndaj shumë të rinjve shqiptarë në APJ. Si dhe, më vonë qartë u panë edhe krimet ndaj popujve të tjerë të Jugosllavisë dhe luftërave që i shkaktoi SHTETI i (Jugosllavisë) Serbisë ndaj Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës. Gjithashtu edhe me qindra e mijëra viktima  civile të këtyre popujve i masakruan në përmasa GJENOCIDI, të cilët luftonin për t’u ÇLIRUAR nga pushtuesit serbë!…

  Lavdia u takon atyre dhe vetëm atyre, të cilët bëjnë vepra të mëdha me karakter njerëzor e kombëtar. Gjithsesi, i tillë ishte edhe AZIZ KELMENDI, ndaj të cilit kemi obligim moral, njerëzor dhe kombëtar!

 Lavdi pastë për jetë e mot!

4. Perudha prej 1989 – 1993, Periudha e Milosheviqit, sepse shqiptarët nuk shkuan më në armatën vrastare të tij.

Rruga jonë është e shtruar me gjemba, por qëllimi ynë është aq i lartë sa ia vlen të ecësh nëpër gjemba. Të ecim së bashku!”
                                                                                                            (Naim Frashëri)

Represioni ndaj ushtarëve dhe eprorëve shqiptarë në APJ mori përmasa edhe më të mëdha.

Sipas deklarimit të kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të Federatës së Jugosllavisë “shokut” Veselin Gjukanoviq, i cili e informon opinionin jugosllav, thuhet se: në periudhën prej vitit 1981 – 1985 janë dënuar rreth 5000 shqiptarë prej 1 – 15 vjet burg[4].

Nëse i referohemi Branko Mamullës, sekretar i Sekretariatit të Mbrojtjes Popullore të Jugosllavisë, në APJ (Armatën Popullore të Jugosllavisë): Pas demonstratave të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar në Kosovë, prej vitit 1981 gjeri më 1987 janë zbuluar 216 grupe armiqësore(!) në të cilat janë përfshirë 1435 ushtarë (oficerë ushtarakë shqiptarë, Sh.S.) të kombësisë shqiptare.

Gazeta “Rilindja”, e citon një intervistë të gjeneralit Anton Lukezhiq dhënë “Oslobogjenjes “(gazetë e përditshme e Sarajevës), ku mes tjerash deklaron: Në vitin 1987 numri i ushtarëve shqiptarë që u paraqitën nga pozitat e nacionalizmit shqiptar u rrit për 51% në krahasim me vitin 1986, ndërsa vetëm 6 muajt e parë të vitit 1988 kjo përqindje u shtua në 82 %[5].

Gjithashtu, Branko Mamulla deklaronte se Armatën Jugosllave e përbëjnë 42 % shqiptarët, ndërkaq për nga numri i popullsisë në RSFJ, shqiptarët  ishin populli i tretë!

Kurse numri i oficerëve  në APJ ishte si vijon:

1.shqiptarë 0.6 %

2.serbë      60 %

3.kroatë      12.6 %

4.sllovenë  2.8 %

5.maqedonas 6.3 % !

6.malazezë      6.% !

7.boshnjakë    2.4 %

8.hungarezë   0.7 %

Prandaj, ky krahasim flet vet! Ky ishte bashkim – vëllazërimi i kombeve dhe kombësive në RSFJ-së dhe barazimi i tyre!…Kjo ishte vetëqeverisja jugosllave !

Në asnjë rast prej vitit 1981 e këndej nuk është akuzuar askush nga popujt tjerë (përjashtim mund të bëjnë kroatët…).

Synimi i këtyre grupeve armiqësore ishte që të ngrihen në kryengritje në kazerma ushtarake, të vrasin ushtarë dhe eprorë të kombeve dhe kombësive të tjera, si dhe të armatosen dhe të nisen për Kosovë në kryengritje nëse ajo bëhet, pastaj helmimin e ushtarëve dhe eprorëve me ushqim (nëpër kazerma të APJ-së Sh.S.), marrjen e armëve e të municionit për nevoja të kryengritjes në Kosovë etj…[6].

Po qe se ia bashkëngjitim propagandën e përditshme të mjeteve të informimit si:  të radiotelevizioneve, gazetave të përditshme dhe revistave javore, si dhe “shkencës jugosllave”, përfshirë edhe institucionet shtetërore dhe politike -Qeveria e Jugosllavisë, Komiteti Qendror i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë dhe komitet qendrore të republikave e krahinave të LKJ-së, LSPPJ-a, Lidhja e Rinisë së Jugosllavisë e tjerë, konstatojmë se: gjithçka ishte e konstruktuar, sepse kjo makineri propagandistike për 24 orë (duke u përsëritur për çdo ditë) ishte e drejtuar kundër kombit shqiptar (duke mos e përjashtuar edhe shtetin e Shqipërisë!) vetëm e vetëm që ta ruanin Perandorinë Jugosllave! Mirëpo, kësaj propagande iu zhvesh maska e politikës zyrtare serbe, sidomos pas rastit të Paraqinit. Edhe popujt tjerë të RSFJ-së, më nuk e pranonin propagandën e Beogradit, megjithatë politika zyrtare sllovene, kroate e të mos flitet për boshnjake, malazeze, maqedone e tjerë, që i kishin ambiciet se mos Serbia do ua jep ndonjë pëllëmbë tokë të Kosovës,  një kohë mbajtën vijën e propagandës së terrorit serb ndaj shqiptarëve.

Përkundër kësaj,  mos të harrojmë se: shumica  e ushtarëve dhe eprorëve shqiptarë, të cilët kaluan nëpër gjyqet ushtarake të Jugosllavisë i kanë mbrojtur kërkesat popullore për barazinë e popullit shqiptar me popujt tjerë në Jugosllavi, sidomos kërkesën KOSOVA REPUBLIKË !

Në asnjë të vetmin rast nuk është dëshmuar që ushtarët, apo eprorët shqiptarë ta kenë helmuar ndonjë ushtar në cilën do kazermë ushtarake të APJ-së. Por, qëllimi i kësaj politike antishqiptare ishte që përmes shantazheve, kërcënimeve, përgatitjeve të dëshmive të rrejshme të ushtarëve të paarsimuar, ndoshta në radhët e shqiptarëve, t’i keqpërdorin, t’i cytin në mes vete që kur ta vuajnë dënimin të shkojnë dhe t’u hakmerren dëshmitarëve që i përgatiste KOS-i dhe UDB-ja jugosllave. Kështu mundoheshin të krijonin një hakmarrje në mes shqiptarëve dhe t’i shmangen rrugës së lirisë për ta bërë KOSOVËN SHTET!

Kjo formë e dhunës së politikës serbo-jugosllave, ky presion fizik dhe psikologjik te shqiptarët, i kaliti edhe më tepër dhe, si kolektivitet, nuk iu nënshtruan as jugosllavëve dhe as serbëve. E krijuan bindjen se vetëm të bashkuar mund të vijmë deri te ndarja nga jugosllavët-serbët, qoftë edhe me metodën e fundit që mund të çlirohet një popull, pra edhe me luftë, gjë që ndodhi dhe përfundoi gjithçka në qershor të vitit 1999, (duke iu falënderuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe NATO – s).

Duke u bazuar në faktet e lartpërmendura, qeveritë e Jugosllavisë (në kuadër të tyre as qeveritë e Kosovës) sidomos pas vitit 1981 e këndej nuk kanë dalë me shifra të sakta se sa shqiptarë i kanë arrestuar, i kanë burgosur dhe sa i kanë dënuar?

Sa shqiptarë i kanë vrarë në RSFJ?

Sa shqiptarë i kanë vrarë në Armatën popullore të Jugosllavisë?

Sa shqiptarë i kanë arrestuar, burgosur dhe dënuar në APJ?

Sa shqiptarë i kanë kthyer në arkivole nga APJ-ja (nga të gjitha zonat ushtarake), në Kosovë dhe trojet shqiptare si: Maqedoni, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës )?

Sa shqiptarë i kanë kthyer në arkivole me diagnoza mjekësore dhe pa diagnozë?

Jo vetëm Branko Mamulla (Ministër i Mbrojtjes), por as të tjerët nuk kanë dhënë informata të sakta, për krimet që i kanë bërë kundër ushtarëve shqiptarë (përfshirë edhe eprorët) KOS-i dhe politika zyrtare e Jugosllavisë, përfshirë këtu edhe “politikanët” e Kosovës që kanë pasur sjellje jonjerëzore, të cilët i shërbenin politikës së Titos, prej vitit 1945 gjeri më 1990!…

Më tutje, në Kosovë filloi një propagandë për t’i zhveshur institucionet e KSAK-së, si dhe ta suprimonin Autonominë e Kosovës, mjerisht kasta e vjetër politike edhe më tej nuk ishte e gatshme që të mbrojë diçka nga këto institucione! Krahas pranisë se krizës ekonomike dhe sociale në Kosovë, politika serbe sillte kuadro nga Serbia në krye të institucioneve, thjesht ky ishte një kolonizim i ri me elementin serb në Kosovë. Ky kolonizim bëhej në emër të serbëve të shpërngulur nga Kosova dhe për trashjen e bashkim -  vëllazërimit … Kuadrit serb – kolonizuesëve serb duhej t’iujepej banesa, vendi i punës si kuadër, drejtor i fabrikës apo diçka tjetër dhe i jepej e drejta që të sjellë sipas dëshirës së tij edhe stafin tjetër të udhëheqjes. Me këso kushte për jetë luksoze e merrnin pa para pasurinë përrallore që ua garantonte shteti. Vallë, pse të mos vinin kuadrot serbe dhe të bëheshin drejtorë të fabrikave apo institucioneve tjera? I merrnin pa pagesë dhe më vonë do ua shesin shqiptarëve për para të majme!

Dalja në skenë e Milosheviqit ishte një paralajmërim i ri i tmerrshëm për popullin shqiptar, por jo edhe për politikanët në periudhën e vitit 1988. Në këtë vit filluan ndryshimet kushtetuese, në RSFJ. Qëllimi i politikës serbe ishte suprimimi i autonomisë së Kosovës, përkatësisht i Kushtetutës së vitit 1974. Qytetarët dhe punëtorët e administratës në gjithë Kosovën ishin kundër këtyre ndryshimeve në dëm të Kushtetutës së Kosovës. Ata kërkonin që Kosova të avancohej në Republikë. Pikërisht, në shenjë kundërshtimi, prej 15 gjer më 18. 11. 1988 klasa punëtore dhe shumë qytetarë nga e gjithë Kosova vërshuan në drejtim të Prishtinës në mbrojtje të autonomisë së Kosovës, ndërkaq politikanët e Lidhjes Komuniste të Kosovës mendonin se demonstruesit kanë shkuar që t’i mbrojnë ata…

Në mesin e këtyre marshimeve të qytetarëve dhe punëtorëve ishin edhe minatorët e TREPÇËS dhe minierave tjera të Kosovës…. Kriza politike në Kosovë sa vinte e thellohej, pikërisht prej 20 gjer më 28 shkurt 1989 u mbyllën minatorët e Trepçës në zgafelle si dhe u bë paralizimi i punës në Kosovë, sepse e gjithë klasa punëtore ishte solidarizuar me minatorët e Kosovës, të cilët qëndruan për tetë ditë në zgafellen e minierave të tyre. Kërkesat e minatorëve ishin të karakterit politik, ekonomik dhe social. Minatorët u nxorën me dhunë nga zgafella, nga qeveria e Jugosllavisë, pa u plotësuar asnjë kërkesë e tyre!

Pasuan arrestime dhe burgosje masive në radhët e shqiptarëve përfshirë edhe minatorët dhe udhëheqjen e tyre në Trepçë, Elektroekonomi etj. Qeveria e Jugosllavisë e lejoi qeverinë e Serbisë që pa dëshirën e shqiptarëve ta suprimojë autonominë politike të Kosovës, të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974. Ky veprim e politikës serbe u prit me demonstrata anekënd Kosovës, ku policia serbe vrau shumë demonstrues shqiptarë…

            …Kështu, pas suprimimit të autonomisë politike të Kosovës, qytetarët shqiptarë filluan të mendojnë që mos t’i çojnë fëmijët e tyre në APJ, sepse me të drejtë konstatohej se Armata e Jugosllavisë  u shndërrua në armatë serbe! Pas pezullimit të autonomisë së Kosovës edhe republikat veriore si: Sllovenia dhe Kroacia filluan të mendojnë për ndarjen politike me Serbinë, mirëpo kjo e fundit i kërcënonte me luftë po qe se mund të vijë te ndarja e tyre nga Jugosllavia.

Në këso rrethana, “Mbrojtja popullore” rekrutonte ushtarë shqiptarë sikur edhe më herët, prandaj edhe Afrim ( Bahtir) Hyseni  i detyrohet shkuarjes në shërbim ushtarak.

Afrim  Bahtir  Hyseni

            Afrimi u lind në fshatin Katunishtë (ish-Velikarekë) në Komunën e Besianës, më 01.07.1970.  U rrit dhe u arsimua në fshatin e lindjes. Mu në kohën kur filloi t’i kuptojë proceset e zhvillimit të shoqërisë, (në vend që të merrej me mësimet e shkollës), detyrohet  të bëjë edhe punë të tjera në familje. Ndjehej më i lehtësuar edhe kur i ndihmonte familjes për punë të tokës, sepse jetonin në bashkësi me xhaxhain e tij Zahirin dhe fëmijët e tij që rriteshin nga dashuria për njëri-tjetrin. Sidomos i pëlqente teë rrinte me Tafil Zahir Hysenin, i cili i takonte rinisë përparimtare të kohës, sepse ai punonte dhe lexonte, si dhe i mësonte kushërinjtë tjerë se si duhet të mësojnë sa më shumë, të lexojnë libra edhe jashtë bankave shkollore, sepse ka nevojë për dituri më të madhe se sa ato që merren në shkollë. Rrita iu ndal kur më 17. 12. 1986 Tafilit i erdhi thirrja për të shkuar në shëribm ushtarak. Si fëmijët ashtu edhe të rriturit e kishin një parandjenjë të keqe, e cila u shndërrua në mërzi shumë të madhe. Tafilin e dërguan ushtar në njësinë ushtarake PU:1266/8B Ajdovqinë të Sllovenisë (kështu fitohej përshtypja se Sllovenia u bë varri i dhunshëm i shumë ushtarëve të Kosovës…). Tafilit, KOS-i ia vuri zullumin; e merrnin në pyetje, e pyesnin për situatën politike në Kosovë. Për gjithçka që ndodhte në Kosovë e maltretonin në aspektin psikologjik, herë – herë edhe i kërcoheshin, edhe pse ishte politikisht i përgatitur… Më e keqja ishte, sepse edhe ushtarët tjerë nuk ishin në gjendje ta kuptojnë Tafilin, e sidomos pas rastit të Paraqinit, pas vrasjes së AZIZ KELMENDIT dhe 4 ushtarëve tjerë e pas plagosjes së disave tjerë.

Në këso situatash tërboheshin eprorët e Kos-it, por edhe gjithë eprorët ushtarakë e sidomos serbët, malazezët, maqedonët dhe boshnjakët. Nuk e lejuan të vinte asnjëherë në pushim nga ushtria edhe pse me “ligj” i takonte pushimi. Këto ishin “parashenja” se do t’i ndodhë më e keqja, konstatonte më vonë Sherifja, nëna  e Tafilit…”Kishim dëshirë ta mbaronte shërbimin ushtarak, sepse ishte pengesë në rrjedhën e jetës së mëtejme. Ne, si familje, shpresonim për një jetë të rregullt në punësim dhe në gëzimin e të drejtave elementare qytetare, siç ishin edhe marrja e dokumenteve të udhëtimit, të drejta këto nga të cilat ishim të privuar nga pushteti”, theksonte bashkëshortja e Tafilit. Kështu arriti dita më e rëndë për familjen Hyseni (sikur edhe për shumë familje të tjera në Kosovë, ku thuhej se rasti ynë të jetë i fundit e mos u përsëriteshin më…). Pikërisht më 18 shtator 1987 e vrasin edhe Tafil Hysenin. Kjo dhe  vrasjet ishin misterioze. Familja kurrë nuk arrinte ta kuptonte pse ndodhnin?! Por, për këto më së miri dinte dora vrastare e pushtetit jugosllav, të cilët i konstruktonin, i inskenonin për nevoja të ushtrimit të dorës së fortë të pushtetit e sidomos mbi shqiptarët dhe trojet shqiptare pas vitit 1981 e këndej.

Më vonë do të kuptohet qëllimi i të gjitha krimeve fizike dhe politike që u bëheshin shqiptarëve në Jugosllavi. Njëri ndër ta ishte edhe suprimimi  autonomia politike të Kosovës, ku shqiptarët të privoheshin nga të gjitha të drejtat elementare njerëzore dhe politike.

Tafil (Zahir) Hysenin e varrosën në varrezat e fshatit Velikarekë. Tafili i la dy fëmije: Zahirin dhe Teutën.

Ishte vdekje e rëndë, jo vetëm për familjen Hyseni por edhe për shumë shqiptarë anekënd Jugosllavisë. Kjo dhe vrasjet e mëhershme  ishin paralajmërime të reja se do të ketë ende këso viktimash të heshtura. Ishte e tmerrshme se si këta djem, të cilët i rrisnin prindërit me shumë mundime, qeveria e shtetit jugosllav i vriste për interesa të shtetit të tyre, me qëllim që të mbillet pakënaqësi te pasardhësit dhe që të shpërngulen nga Kosova, sepse tokën e saj e donin serbët pa shqiptarë; ska se si të shpjegohet ndryshe ky fenomen?

            Ketë rast e kam  përshkruar sepse është ngushtë i lidhur me jetën e Afrimit. Afrimi e kishte Tafilin djalë të axhës dhe të tezes! Ishin të lidhur ngushtë, jo vetëm për nga afria familjare, por për të dhe për gjeneratën më të re, jo vetëm të familjes, por edhe më gjerë, Tafili ishte një edukator, i cili përgatiste një shoqëri përparimtare që do t’i duhej Kosovës më vonë…e një prej këtyre ishte edhe Afrimi…

            Vrasja e Tafilit në shërbimin ushtarak, në Ajdovqinë të Sllovenisë edhe pse  kishin edhe djem të tjerë, për familjen ishte një dhimbje e madhe, ndërkaq shoqëria, jo vetëm që e humbi një pjesëtar të saj, por e humbi edhe një luftëtar të denjë, i cili ishte i organizuar në Lëvizjen për Çlirim Kombëtar…(Tafili ishte i dënuar me burg për veprimtari kombëtare para se të shkonte ushtar…) !

            Këto dy elemente ishin të rëndësishme edhe për familjen edhe për Lëvizjen tonë, se po u vriteshin djemtë tepër të përgatitur, jo vetëm për familjet, por edhe për kombin, për të cilin ishin të gatshëm të sakrifikohen.

            Në ketë kohë Afrimi ishte 17-vjeçar dhe i vijonte mësimet në shkollë të mesme teknike në Besianë. Dallonte nga gjenerata e tij për arsye se të tjerët (gjenerata e tij) nuk e ndienin sa duhet peshën e dhembjes së Afrimit për humbjen e kushëririt të tij,Tafilit. Detyrohej të vijonte mësimin për shkak të nevojave se nuk kishte zgjidhje tjetër, ndërkaq pushtuesit punonin dhe i kishin në vëzhgim se si po sillen, me kë shoqërohen etj. Afrimit disa herë i erdhi ftesa për shërbim ushtarak, por nuk i përgjigjej asaj për shkakun se duhej të shkonte ushtar atje ku mbysin të rinj shqiptarë! Sidomos gjatë vitit 1990 i vranë me dhjetëra ushtarë anekënd APJ-së. Kufomat i sillnin në arkivole të mbyllura, të cilat nuk i lejonin t’i hapnin, sepse ishte e ndaluar të shikohen! Afrimi, nuk i përgjigjej ftesës për shërbim ushtarak se e njëjta uniforme e vrau edhe Ylfete Humollin, nxënëse nga Besiana…

            Megjithatë, Afrimin e kapën dhe, dhunshëm e dërguan në shërbim ushtarak me 17.03.1991 në kazermën ushtarake të Vërnikut të Novi Sadit (Vojvodinë).

            Në këtë kohë Serbia e pati pushtuar një pjesë të Dalmacisë, të cilën e shpallën Republika serbe e Kninit (!). Serbia i kanosej Kroacisë që ta djegë tokën të cilën nuk mund ta pushtojë, kështu që i kërcënohej sidomos Pakracit dhe Petrinjes. Forcat çetnike serbe në këto vende rebeloheshin, sepse ushtria jugosllave ishte në shërbim të politikës së Milosheviqit. Serbët i krijuan bindjet se po deshën kroatët të veprojnë kundër, do ta pësojnë; edhe pse Kroacia e pati shpallur pavarësinë e saj. Tugjmani mundohej të bënte “politikë” me Milosheviqin rreth ndarjes së Bosnjës, ndërkaq Milosheviqi ia kërkonte Tugjmanit me çdo kusht  Dalmacinë për të pasur qasje në Detin Adriatik, si dhe një pjesë të Sllavonisë!. Tugjmanit ia kishte ënda Hercegovinën (gjë që do të dëshmohet më vonë kur do të zhvillohet lufta, e sidomos bombardimi i urës së Mostarit…)

            Serbët e filluan luftën në Kroaci dhe sipas tyre në frontin e luftës përparonin me të madhe. Filloi panik tek ushtria jugosllave e sidomos tek ushtarët kroatë dhe shqiptarë. Nuk dinin si të veprojnë? Nëse ikin, nga do t’ia mbajnë? Kroatet e kishin më lehtë, sepse i pranonte garda të cilën e kishte formuar Franjo Tugjmani, kryetar i Kroacisë. Pra, shtrohet pyetja si të veprojnë ushtarët shqiptarë që nuk kishin as gardë të formuar nga udhëheqja politike e Kosovës!?.

Deri ketu

            Kah qershori i vitit 1991 propaganda e bënte të sajën; edhe ushtarët serbë i kishte kapur paniku, ndërkaq në anën tjetër, ata për çdo ditë e shpallnin nga një territor në Kroaci si republikë më vete. Kështu vepruan edhe me Sllavoninë dhe Baraninë, pjesë të së cilës e llogarisnin edhe Vinkovcin e Vukovarin.

Në kazermën ku ishte ushtar Afrimi, flitej për mundësinë e angazhimit të ushtarëve të kazermës së tyre në luftë, në Vukovar! -“Për kë të luftojmë, i pyeste shokët, për Serbinë? Jo, nuk pranoj, për asnjë çmim. Unë do të ik nga ushtria”, thoshte Afrimi, dhe kështu veproi. Ky ishte qershori i vitit 1991. Afrimi nuk pranoi të bëhej mish për top, si i thonë fjalës, të luftonte kundër kroatëve e  në dobi të ushtrisë serbe. Në front të luftës nuk mund të thuash se do të shpëtosh ose të vritesh, (iu thoshte shokëve të vet, Afrimi) por, në asnjë mënyrë s’do t’i ndihmoj, përkatësisht nuk do të jem i rreshtuar në ushtrinë e cila m’i ka vrarë babagjysh e gjysh, ma ka vrarë djalin e axhës, Tafilin, që na e ka përvëluar zemrën. Ndaj, edhe mua le të më vrasin, por kurrsesi të luftoj në krahun e serbëve për të pushtuar toka të popullit kroat! Jam i vetëdijshëm se ne në Kosovë nuk kemi ushtri të organizuar, por me këtë nuk dua të them se nuk do të organizohet ushtria jonë edhe në Kosovë, e kjo nëse do të bëhet unë do të jem në radhët e saj.! Në këso rrethanash Afrimi u tha shokëve të tij – lamtumirë, me porosinë: nëse jemi gjallë do të shihemi në Kosovë e këtu kurrë më! Dhe, vërtet e lëshoi kazermën ushtarake të Novi Sadit dhe u kthye në Podujevë.

            Rruga të cilën e mori Afrimi ishte e gjatë dhe e vështirë, por megjithatë arriti në familje… Familja disi u gjend ndërmjet gëzimit dhe shqetësimit, sepse ishin të sigurt që për ketë veprim të Afrimit, ajo do të ndëshkohet nga okupatori serb. Afrimi, tashmë bënte jetë ilegale; nuk pranonte të shkonte në Perëndim me shpresë se edhe ne shqiptarët do të organizohemi ushtarakisht dhe do të luftojmë për liri… Afrimi punoi shumë në këtë fushë për afër dy vjet…

Në prill të vitit 1993, ushtria së bashku me milicinë e Serbisë, ia rrethojnë Afrimit shtëpinë. Ata kërkonin që të dorëzohej Afrimi. Mirëpo, familja u thanë se nuk ishte Afrimi në shtëpi, dhe se ende nuk ishte kthyer nga shërbimi ushtarak në Novi Sad. Këta pushtues kishin ardhur ta vrisnin Afrimin nëse është në shtëpi, mirëpo, pasi që nuk qëlloi, atëherë e bastisën shtëpinë, rrokullisën gjithçka. Vetëm vënia e zjarrit  mungoi. U larguan me porosinë: ”ne do ta zëmë Afrimin, se ai qëmoti ka ikur nga ushtria jonë…“

            Afrimi u informua për të gjitha dhe pas dy javësh që ia bastisën shtëpinë, ishte duke shkuar te miqtë e vëllait për në Bellopojë , pikërisht më 23 prill 1993. Mirëpo, ai  kishte qenë duke u përcjellur nga milicia – ushtria e Serbisë. Posa zbriti nga autobusi, milicët e Serbisë e qëlluan me të shtëna automatiku prapa shpine. Afrimi u plandosë për toke. Ai nuk kishte  mundur ta përcjellë sa duhet situatën se kurrë nuk do të mund ta vrisnin në atë mënyrë, por ta kemi parasysh se prita ishte e organizuar nga milicia e Serbisë në mënyre terroriste dhe këtyre pritave s’ka mundur t’i shpëtojë, pra edhe Afrimi nuk mundi t’i shpëtojë …Afrimi nuk kishte informata se Bellopoja ishte e rrethuar, kurse UDB-a kishte informata të sigurta se ku rrinte Afrimi. Ata e dinin se ky ishte i armatosur dhe, ballë për ballë, nuk kanë pasur guximin t’i dalin, derisa ushtria dhe milicia serbe ishin të stërvitura për vrasje prapa shpine. Në këtë mënyre u vra Afrim Hyseni.

          Kufomën e tij nuk e lejuan të largohej nga vendi i ngjarjes. Pas dy ditësh e lejuan familjen që të merrej kufoma e Afrimit, pra më 25. 04. 1993. Varrimi i Afrimit nuk ishte një varrim i rëndomtë. Me mijëra qytetarë nga Podujeva e Llapi si dhe nga e gjithë Kosova morën pjesë në varrim.  Varrimet e këtilla përcilleshin gjithandej Kosovës me pjesëmarrje të shumtë të qytetarëve, të cilët njëkohësisht protestonin kundër regjimit serbojugosllav për vrasjet e këtilla. Këto shërbenin edhe si nxitje për rininë shqiptare që të betoheshin për marrje haku për vëllezërit e tyre nga këta barbarë.

          Nëna Emine, nëna e Afrimit, me rastin e varrimit para të pranishmëve tha: “Hallall gjini të qoftë biro, se sot nuk kemi vdekje, këta pas teje janë krushqit me flamur kombëtar; sot këtu janë edhe shokët tu, po ashtu me flamur kombëtar në duar, ku jam e bindur se do ta marrin hakun TY AFRIM, hakun e Tafilit dhe gjithë shokëve tuaj nga Llapi e Kosova, të vrarë nga kjo dorë mizore e Serbisë gjakatare. Do ta marrin hakun e Shaban Shalës, Ylfete Humollit, Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë, Hyzri Talles  e të gjithë shqipatrëve tjerë të vrarë”.

            Vrasjet, të cilat i organizonte shteti i Jugosllavisë dhe në fund edhe Serbia, janë dëshmitë më të mira se qeveritë terroriste për një shekull kanë vrarë shqiptarë!

            Është e dhembshme përse shqiptarët nuk ngritin padi kundër një shteti i cili ka bërë terror sistematik ndaj një populli të pa armatosur?!. Kam bindjen se qeveritë e Jugosllavisë dhe të Serbisë, nëse paditen nga të afërmit e këtyre viktimave, të cilat janë në numër të madh, do të përgjigjen për krime kundër njerëzimit, sepse i kanë shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke e përfshirë edhe Kartën për të drejtat e njeriut të OKB së, të vitit 1948!

            Këto raste i kam shkëputur prej një seri vrasjesh që i ka kryer pushteti jugosllav-serb kundër shqiptarëve. Sadopak janë dëshmi të kohës, të cilat gjeneratat e vjetra i dinë, kurse brezi i ri nuk mund t’i dijë, sepse shumë çka po shkon kah harresa… Megjithatë po e përdor një urti popullore e cila thotë: “gjithçka humb e gjaku nuk humb”.

Gjaku i juaj do të bëhet shkëmbë Lirie për popullin Shqiptarë dhe për Kosovën.

            Lavdi e përjetshme për këta Martirë, të cilët u sakrifikuan për Atdheun dhe Kombin Shqiptarë!

***

Bibliografia:

 

1. Bajram Kurti, “Pararendësit e Lirisë”, Prizren 2008, si dhe shumë dëshmive të ish të burgosurve të “Rastit të Paraqinit” dhe aktgjykimeve të tyre që i kanë dënuar në Gjyqin ushtarak në Nish e Beograd, e po ashtu edhe deklaratave të familjes së Aziz Kelmendit etj.

2. Ahmet Rexhaj dhe Habib Zogaj, Monografi për Miftar Hasanin (1900-1926), Malishevë 1997

3. Gazetave ditore që dilnin nga kuzhina politike e Beogradit si: Politika, Oslobogjenje dhe Rilindja.  

4. Gjithashtu jam shërbyer edhe nga përjetimet personale dhe të shumë ushtarëve shqiptarë të arrestuar dhe të dënuar në Gjyqin ushtarak në Lubjanë, pas demonstratave të vitit 1981 e këndej.

5. Xh. M. Shatri, “Një gurë për varrin e ushtarit që e vranë”

 

 Pos periudhës së katërt, ky shkrim është shkruar në vitin 2010

 

*****

Fjalor:

broçkulla – fjalë e kotë, gjepura (pallavra)! ( Sh.S.)



[1] Bajram Kurti “Pararendësit e Lirisë”, Prizren 2008

[2] Monografi për Miftar Hasanin (1900-1926), autorë:  Ahmet Rexhaj dhe Habib Zogaj, Malishevë 1997

[3] Bajram Kurti, Pararendësit e Lirisë

[4] “Rilindja”, 04.11.1986

[5] Xh.M.Shatri, “Një gurë për varrin e ushtarit që e vranë”

[6] “Rilindja” ,06.08.1988



Related posts

Dëshire Haxhi me librin "Protuberanzat e Shpirtit"...
MA THUAJ NESER
Anatomia e atdheut tim
Zgjimet në jetë të pazgjuara ende!

Leave a Reply





Archive