|

ZAGANJORI, RAST RISOR E VLEROR

Nga: Ramiz  LUSHAJ

Drejtor ekzekutiv i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike

1.

Vetëm pas 100 vitesh, që nga themeluesi i shtetit modern shqiptar, gjeniu vizionar, Ismail Qemal Bej Vlora (1912-1914) presim të dytin rast rishtar të mundësisë për ardhjen në krye të shtetit të një juristi, prof. dr. Xhezair Zaganjori, tash një dekadë anëtar i Gjykatës Kushtetuese (2003-2012), të cilit politikisht nuk iu dha i fortkërkuari  “konsensus” nga e majta opozitare në raundin e parë të votimit të tejkaluar, ndonëse nuk patën argumente ballas e kandidat rival si liderin e tyre historik  prof. dr. Fatos Nano, “i vet-shpallur” në këtë garë lobuese e vorbulluese.

Disi befasues ky fakt pasi Zaganjori si personalitet i botës akademike e përvijon traditen presidenciale shqiptare të tre dekadave të fundit të mirëpasjes kryetar shteti me tituj e grada shkencore “prof. dr.” në fusha të ndryshme si Sali Berisha, Rexhep Meidani e Bamir Topi, siç i kanë edhe shtetet e gadishullit ballkanik si Maqedonia prof. i shkencave politike, Greqia e Sllovenia  dr. të  Drejtës Ndërkombëtare, Turqia dr. i shkencave ekonomike. I pari president me diplomë universitare shqiptare ishte Prof. Dr. Sali Berisha (1992-1997) tue vijnue njëtrajtësisht edhe me të tjetër deri te kandidati i sotëm i maxhorancës, Prof. Dr. Xhezair Zaganjori, duke mos ndodh si në Serbi që presidenti aktual, çetniku Nikoliç nga një “mbikëqyrës varrezash” arrin e merr master të dyshimtë në një universitet privat, siç pohojnë opozita serbe e gazetat “Blic” e”Kurir” të Serbisë.

Ky konsensus “tryezë apo tezgë”(!) për kandidaturën presidenciale të mazhorancës pritet të arrihet me ujdi politike në Kuvendin e Shqipërisë, që në legjislaturen paraardhëse (2005-2009) kishte 42 deputetë me tituj e grada shkencore (13 prof. dr., 1 prof. asoc. dr., 10 dr., 11 master, 4 kandidat/master e 1 magjistër), kurse në këtë legjislaturën e fundit (2009-2013) ka rritje të numrit të deputetëve me mastër e rënie deri në 9 të prof. dr., po luhamat e nivelit shkencor të Parlamentit nuk duhet të sakrifikojnë politikisht një kryetar të pritshëm shteti si prof. dr. Zaganjori.

2.

20 vjet më para, katër organizma ndërkombëtare me seli në Bruksel, Strasburg e Vjenë, shfaqën befasi teksa në listen me 250 deputetë të Parlamentit të parë shumëpartiak (1991-1992) kqyren se veç 10 prej tyre ishin juristë, biles ndonjëri nënpyeti me kulturë në tel në Kuvendin e Shqipërisë nëse kemi të bëjmë me ndonjë “gabim teknik”. Po jo. Shumica e atij kuvendi përbëhej nga 62 agronomë, 57 inxhinierë, 37 mësues etj. Tevona, në legjislaturen paraardhëse (2005-2009) ky numër arriti në 18 juristë (nga të cilët vetëm 5 prej tyre e kanë të kryer fakultetin direkt, pasi të tjerët e kanë mbaruar atë part-time si shkollë të dytë). Vetëm parlamenti i fundit (2009-2013) i ka prurje  27 juristë e avokatë, çka përkon edhe me përqindjen e disa parlamenteve europiane në vitet e fundit si Bullgaria me 240 deputetë ka 51 juristë e politologë, Gjermania me 650 deputetë ka 115 juristë, Italia me 650 deputetë ka 86 avokatë, ndërkohë që parlamente në Vendet Skandinave, Kongresi Amerikan e Parlamenti Australian kanë 40-55 për qind juristë.

Kjo rritje numrit të juristëve në Parlament duhet të reflektohet edhe te kreu i shtetit, si te kandidatura e Zaganjorit, pasi kjo është edhe një prirje ballkanike, pasi shtete si Sllovenia, Kroacia, Greqia, Mali i Zi e Kosova i kanë juristë presidentët e tyre.

Për ma tepër prof. dr. Xhezair Zaganjori është lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i së Drejtës Europiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Europiane. Kjo po vjen si një kërkesë e kohës për rajonin e Ballkanit: presidenti Papulias i Greqisë dhe D. Turk i Sllovenisë janë  doktor të shkencave në të Drejtën Ndërkombëtare (në atë private e atë penale); Josipoviç i Kroacisë – ish pedagog i të Drejtës Ndërkombëtare Penale, Vujanoviç i Malit të Zi ishte gjykatës e avokat, i angazhuar edhe me të Drejtën Ndërkombëtare. Njejtësisht edhe presidenti i Turqisë, dr. shk. Ekonomike është lector në menaxhimin ndërkombëtar.

Desha të them se tashmë Shqipëria ka tejkaluar edhe rastin e gjeneralit 73 vjeçar Alfred Moisiut, djalë i ish-Komandantit të Luftës Partizane, Gjeneral Spiro Moisiu, u zgjodh President i Republikës (2002-2007), siç ndodhi sivjet në Bosnje-Hercegovinë, ku Bakir Izetbegoviç, djali 55 vjeçar i ish-presidentit legjendar Alija Izetbegoviç, u zgjodh më 10 mars 2012 president i radhës i këtij shteti federal.

Në vendet ballkanike, përveç  Serbisë, Rumanisë, Malit të Zi e ndonjë tjetër presidentët kanë qënë edhe pedagog si në rastin e Zaganjorit në tre institucione arsimore (pas)universitare. Njëherash përben rast analog edhe aktivizimi i tij nga organizma ndërkombtare si OSBE, çka vihet re te pjesa më e madhe e presidentëve ballkanik.

Kandidati për president, prof. dr. Xhezair Zaganjori është i vetmi në të gjitha shtetet e Ballkanit që ka shërbyer si diplomat, ambasador i Shqipërisë në Gjermani (1992-1997) çka përben një tregues të veçantë risor e vleror dhe një arsye më shumë për të marrë konsensus sa më të gjërë e një votë plebishitare në raundin e dytë të votimit në Parlament më 4 qershor 2012.



Related posts

Të flasësh apo të mos flasësh ???
Të huaj në tokat tona
Larg termeve sllave, shqipja jonë është e bukur!
Koreja, bashkimi gjerman e jemenit dhe rrugët e bashkimit to...

1 Comment for “ZAGANJORI, RAST RISOR E VLEROR”

  1. BE-ja, s’eshte “bollice me dymbdhjete cica”.
    ———————————————————-
    Edi Rama, “Per nje pleshte, e ka kalle krejte jorgonin”, sipas fjales se uret
    gjakovare. Populli thote: “Zullumi, keputet duke u trashe”. E. Rama, me kete
    gjeste te mos pranimit te Zagonjorit per president, s’pari, i ka bere vete-vrasj
    politikes se t’ij per zhvillimin e vendit te vete ne rradhe te pare, tek kryesija e
    BE-se, ne qarqet e politikes botrore, se, nje gjeste te tille as kush s’do e ki-
    shte bere: “Kondidati i ka te gjitha te mirat, por, pse, s’me ka treguar me pa-
    re se do e propozojme Zaganjorin, edhepse, vete, (paraprakishte), nuke i
    ka thene Berishese: “Nese done konsensuse me mua, para se te bahet pu-
    blike emri i kandidatit, duhet te konsultohesh me mua”. Si eshte E. Rama, si
    gjithere, dine te “gjeje fije floku ne ve te pules”. Por, a do tja pranoje lektor-
    ati i t’ij nje gjeste te tille se Zaganjori se paska as nje te mete tjeter pere ta-
    emruar per presidente te vendit, pervec, e vetmja e “mete” pse ma ka propo-
    zuar Berisha dhe s’me ka pytyr mua paraprakishte (…?!). Mesiguri, populli,
    kete gabim do ja fale Berishes, (nese munde te c’mohet si gabim). Por, “me
    e djege jorgonin per nje pleshte”, sice beni Rama qe mos te merre vendi
    nje Presidente me renome botrore….! Kete, populli kurre s’ka me ia fale Ra-
    mes. Se Rama, s’cmohet si politike-beres dhe Berisha si bashkeudhe-
    tare te politikes se vendit. Por, ai, ne kete raste, Berishen po e c’moni si nje
    “trathtare te skrupullt te athdeut”. Kjo, s’eshte politike berje dhe pere te mi-
    ren e atdheut. Por, kjo eshte qe une te jame “Bajraktare”, se vetem une e
    “meritioi”. Ne gjuhen e popullit thene shkurte, Rama i tha popullit: “Per inati
    t’res, me dekte djali”. Perinati te Berishesh qe aj e ka gjete kete presidente te
    shume qelluar per shqiptaret mbrenda dhe jashte vnedit dhe se kam gjetur
    une, ju shqiptar, nuk do e keni nje Presidente te shume qelluar per atdhe.
    Pra, nese e pyesim Ramen se do te apllaudoje populli per kete pune “shume
    te c’muar” qe e ke bere, apo, do te jape hakun populli sice dine ai. Mbetet
    te shofim.
    —————————————————————————————————
    Per Ramen dhe Thacin, BE-ja, “bollice me dymbdhjete cica”.
    ——————————————————————————-
    Ne te gjitha diskutimet e te dyve ne (vecanti): 98% (per-qinde),
    retorika e juaj eshte se si “drejte BE-se, strukturav evroantlantike, mos e ma-
    rrshim statusin e kondidatit tani per here te tret thote Rama, kjo eshte nje
    katastrofe e vendit”. Por, zotria “harrone krejte”, se 95% (per-qinde) me ve-
    primin e t’ij destruktiv, Shqiperia eshte mbete pa statuse, dhe, edhe nese mb-
    etet, eshte kryesishte rezultat i opozites destruktive, e kete e dine bota, e
    dine BE-ja, por e dien dhe dien te c’mojen edhe shqiptaret.
    —————————————————————————————————-
    Ketu, ka vetem nje zgjedhje (!).
    ——————————————
    …Duke filluar prej ketyre dy liderve: Rames dhe Thacit, nese keta te dy, po
    e ndien veten me fjalorin e tyre se jane “mjalte e sheqer” per popullin: (le te
    nisen nga vte-vetja e tyre), si njeri si tjeteri, le ta lajmrojne pasurine zyrtarishte
    qe te dyte. Te kerkojne qe te verifikohet nga komisionet vendore dhe nderko-
    mbetare, dhe, te deklarojne botrishte para te gjitha medjav: “Keshtu vepruam
    ne, keshtu duhet te bejne te gjithe qeveritaret deri te pastruesit”. Edhepse, per
    zhvillimin e vendit se kane nje te vetmen strategji dhe opcion, le te kerkojne
    voten e popullit.
    …Por, nese se bejne kete. ateher, nse BE-ja, (done te jete ne anen e popullit,
    done te “Ndaj shapin prej sheqerit”), i detyrone te bjene ket, ose, i detyrone qe
    te leshone rruge. Me korrupcione, rrena, trillime, manipulim, e c’ka jo. Popu-
    lli e ka pas monizmin ketu e pesedhejtevjete me pare. “BE-ja, s’eshte bolli-
    ce me dymbdhjete cica” per as kende. BE-ja, nuk servone ne pjate as gje.
    BE-ja, nuk duhet te jete retorike politike per as kende, se, populli po i shefe se
    qe po hjekin greket, e ndoshta edhe shume shtete te tjera. Le te kuptonje nje-
    here e mire te gjithe ramat e thacat: BE-ja, s’pari done udheheqes te paster.
    S’dyti, done vizionare, opcionar, qe gjumin si gume se bejne per te ardhe te
    strategjite, opcionet, idet, se si duhet zhvilluar vendin e vete s’pari, dhe, te jene
    modele per shtetet e antaresuara ne BE-ne. (A e kane kete Rama e Thaci…?!).
    …Nese dikush done me e kuptuar se ate qe thote populli: Ne nje matematike
    shume te theshte dhe reale, popullit i ka ardhe thika ne ashte edhe me te tillet,
    sice ju ka pas ardhe me monistet.
    ———————————————————————————————————
    Pra, s’reagone BE-ja sot. Nesra, nje minut eshte i barabarte me nje vite.
    – BE-ja, duhet te hape tryezen dhe te kerkoi stratege dhe opcionar te punes,
    te korrupcionit, te narkomanve, te arsimit, te klimes, dhe pa i numrua me
    rradhe dukukrit tjera negative, si terrorizmi dhe terroristat,matrapazat te tjere.
    – Vetem ky do te ishte nje bashkime i mendjes, ideve, punes, ne veper me
    te pranueshmet per nje jete te mire dhe si duhet te qytetareve.
    – S’ka permisim te jetes se femive me orgonizimin e koferencav, aftesimin e
    kesaj apo asj infrastrukture, ndihmse, shpetimore, kerkimore, etj. Jo. S’ka.
    Ka, punesimi i te gjitheve, shkollimi i te gjitheve, permisimi i klimes vjen meni-
    her. Zhduket kriminaliteti, dhe zhduket stresi, bashke me klimen, me nje orga-
    nizim konkret, strategjik, konkret, dhe, i prekshem dhe i pashem per rezultate.
    Me konferenca per klime ketu dhe atje…harxhime parashe dhe demostra-
    ta te pa-funde. Konferenca e konverenca per te drejta te njeriut dhe te femive,
    ne kete vende dhe ne ate vende, fiasko dje, fiassko, sot, fiasko neser. Jo. Pu-
    na, kvaliteti ne pune, racionalizimi i te gjitha lendeve rrethe-e perqarke ne c’do
    skaje dhe skut. Miljona strategji ne baze te ligjev te natyres pa guxuar me i an-
    shkaluar ato….!?. Populli done lindje normale, jete normale, vdekje normale.
    Populli i thjeshte, se cane koken per miljona dhe miljardera, jo. Populli e dine:
    jeta sa eshte e gjate, per ace eshte edhe shkurte. Sepse, populli e dine: Nde-
    rtimin e shtetit, (BE-se), eshte lumturia me e madhe e te gjitheve, dhe jo vetem
    e nje klase. Populli knaqet me pake. Ose, per sa mbulohen nevojat per nje trup
    te shendoshe me mendje te shendoshe qe te beje nje pune te shendoshe.
    Por, per popullin ethjeshte, eshte e papranueshme, qe te jete i punesuar sa
    per te pas pune. Kurse, me punen e t’ij qe merre nje page per ekzistence per
    te jetuar ose mbajte edhe ndoni familjar, eshte e papranushme kure nga puna
    qe bene, ndote ambientin me shume; perkeqesone ambentin e natyres ne te
    ardhshmen (…). Gjera qe populli i din shume mire, por kujte me ja thene (…).
    ….Pse s’ka populli kujte me ja thene…?. Pse mungone “TRYEZA E BE-se”.
    Populli e dine se eshte i krijuar prej kesaj balte nga mjeshtria e natyres, por, se
    kuptone se diferencimi eshte i madhe ne mse te puntorit dhe udheheqesit, dhe,
    ne vecanti udheheqesav qe i kemi ne me miljona plote banken e populli ne va-
    rveri te skajshme, ose bjene edhe vetevrasje e c’ka jo. Per kete kemi keqeper-
    dorime me femi, te moshuarve,te rinjet, e kende jo. Kurse keta, i shtrsojne miljo-
    nat ne banka. Epranone BE-ja kete dhe e pranonjne nderkombetaret dhe amer-
    kanet kete…?!. Mbete te shifet ditet ne vazhdim. Por, nje gje eshte e sigurte.
    Keshtu, ma s’shkone. Duhet kerkuar struktura njerzish qe kane strategji dhe
    opcione, ide dhe forma per permisimin e c’do pore te jetes. Por, a kemi kesi
    njerze me strategji dhe opcione, kemi. Por, mungojne ata qe duhet t’i thrrasin
    ne tavolin per bisedime konstruktive dhe konkrete, sepse, popitikebersit, (shu-
    mica prej tyre), te ngulfatur ne korrupcion, s’dojne tua prishet “rehatija”.

Leave a Reply





Archive