|

ZGJOHU SHQIPËTAR

Poezi

Nga: Enxhi Krasniqi Bardhaj

Enxhi Krasniqi Bardhaj

 

ZGJOHU SHQIPËTAR

-një dedikim për Kosovën-

Mbi majën e një shkëmbi mbi Bjeshëkt e Rugovës
Mbështetur në trungun e një lisi lakuriq nga gjethet
Vështrova nga larg rrugëtimin më krahë të Shqiponjës
Forcat – ne kockë të lëmëritshme të lulëzojnë mbi degët.

U lëkundën shkrepat nga aromë e kuqerremtë,
Nga britma e fortë e Çamerisë në rrugën e asimilimit,
Një nga katër vilajetet në Janinë preka me dhëmbë,
Ku je, o Ali, zgjohu, ndalo forcën e shkatërrimit.

Bjeshkët e Malesisë së Madhe shkela, të arrij në Hot,
Gegë Lazrit trungun ja kërkova me të mprehtin sqep,
Nuk e bëra këtë rrugë të mundimshme, të lodhem kot,
Krasniqen e sotme e gjeta në Krasni Lazrin djep, në thep.

Djepit i shkunda pluhurin e moteve me krahët e mi,
Rrëmiha, gjurmova me kthetrat deri në gjak,
Gjeta Lidhjen e Hotit dhe Grudes në çdo shtëpi,
Gjakosjen për zhdukjen e vijës së Kortit, që kishim si lak.

Fluturova, kërkova lumin Gllabor dhe lumin e Shirave,
Të shtrira në një gji dyjar si fërgëllimë e zbutur e bashkuar,
Shtrëngesat e pëlhurta që shkarravisin zhurmën e farkave,
Vargmaleve të Qiçavicës e të Kazmaçit iu fortifikuan .

Gjiun e lumenjëve kot e kërkova, kot më kot e prita,
Thonë ishte bërë lëndinë e kuqe me emrin Drenicë,
E mburrur me nder të lartë në derën e tempullit trokita,
O Bace, Adem Jashari – Ngreu, ngreu të lutem nga varri.

Thirra krahët e Dedë Gjo Lulit dhe Ismail Qemailit,
Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit e Bajram Currit,
Ju zgjova dhe ju, o poetë, që i kënduat gjakut e kombit,
Ti këndojmë njëzëshëm festës, thyerjes së murit.

Të bashkuar dhe unik mynxyren ta kthejmë në festë,
Të vemi në Kruje,Gjergj Kastriotin ta zgjojmë e madhërojmë,
Fundin e humnerës së vreruar në tokën e njomë e flakëm,
PAVARËSINË SOT, E FESTOJMË!

 

FANTAZMA

Pjella e dinakërisë dhe mashtrimit,
Rrënjën ka në gënjeshtrën e vetëgatuar,
Nuk zotëron mprehtësi të veprimit,
Është vegël e topitur, dhe e pa latuar.

Armë të thepisura mbajtur të fshehura
Nën petkun e miqësisë që krahun rrah,
Nën komanden e lufës së pamëshirshme
Fantazma dhe dredhia enden përkrah.

U mësova të luftoj në fusha të baltuara
Falangat rreshtova me urtësi të përballen,
Ngadhnjeva mbi pabesitë e trazirës,
E goditur në shpirt, por prap e ringjallur!

Vrojtoj nga sipër, nga maja e kreshtave,
Dal, nga fundet e shpellave unë buroj,
Fantazmen do godas me majën e heshtave.
Por shfarosjen e tij si …si… ta eliminoj !?…



Related posts

SHKALLARË LARTËSIE
Lule për Martirët
GRA TË MENÇURA
Heshtje

1 Comment for “ZGJOHU SHQIPËTAR”

  1. Kujtim shabanaj thotë:

    Z, ENXHI une nuk di te shkruaj por pena juaj eshte me e forte se tanket ,kallashinkovet katjushkat .dredhite pabesite ju uroj te gjitha te mirat ,

Leave a Reply





Archive