Zoti President
Musa Jupolli
10 Qershor, 2012, Tiranë
Z O T I P R E S I D E N T
Asnjëherë nuk ka fjetur
aq gjatë Kombi ynë
aq gjatë. . .
asnjëherë nuk u ngopa
me dashurinë e Atdheut tim
Kam dhembje n’ shpirt
jam poet e kam të drejtë
ta thërras Kombin tim n’ Bashkim
Lyrë më janë vargjet
lirizëm i ndjenjave t’ mia
Zoti President,
Unë poeti
zëdhënës i Prizrenit
im vëlla n’ Vlorë
(të tjerët na kanë ndarë)
sot nënshkruam
dhe shpallëm zyrtarisht
Shqipërinë e Bashkuar
Me nënshkrim :
Lidhja e Prizrenit dhe Flamur Vlora
Mentor Thaqi
Qershor 2012, Prishtinë
. . . DHE JU ZONJA PRESIDENTE
- Shkelqësi,
u lindëm në Qershor,
më quajn Mentor,
vëllau im Musa
të vockël Poet,
jami nga ai Djep
Arbëror
trashëguar hershëm,
ndershëm
prej timEt!!!
Ka bukur do vjet
që ëndërrat e kaltërta
shpirtin mbërthyen
o Toka ime,
as në dyshe
as në shumës
veç në Njëshe
të jemi, duam!
Ky krah i thyer,
n´amputim lëngoi,
mjaft e tepër
qebesa,
po a s´ua merr mendja
Shkelqësi,
se Trupi e shëron
si duhet
pjesën e vet?!
Një Poet im vëlla
n´Paris nënshkrou
Protokolin e dytë
atë Antiprotokol Versaji,
i tha Londrës
jo
asaj të hershmes,
po
kësaj të ndershmes,
po thërret
me zërin e vet
dhe unë i mbaj ISO-n
për Ëndërren tonë!
Atë dëshirë t´Shkupit,
n´Betejë t´Kaçanikut,
n´ga Kuvend i Junikut,
n´Kuvend t´Prizrenit
diçka si n´Vlonë
sot, pak më vonë
n´Prizren,
n´Kuvend
për njëmend,
ne nënshkruam kërkesën
Ju, mos shuani Shpresën!
Me nderime
n´përulje vëllazërore
për Tokën Sublime
Arbërore,
unë Poeti Mërgimtar
me ëndërren e (pa)vrarë!
Milazim Kajtazi
ZOTRI PRESIDENT E ZONJA PRESIDENTE
(në prag të përvjetorit të Lidhjes së Prizerenit)
Unë nga Drenica trime jam
ku gjithëherë pushka
e para bani bamm
zotri president e zonja presidente
vetëm një deshirë e lutje për ju kam
për trimërin e Shotes dhe Azemit
të bajë be
dhe për legjenden e Prekazit
e heroizmin e Ademit
për deshirën e tyre
e gjakun që derdhën
për të vetmin qellim
që të shohin t`bashkuarë Shqipërin
qone amanetin e tyre në vend
se për Zotin edhe ndryshe dimë
si Feniksa nga hiri i tyre fishkëllim
do ringjallen
për trojet arbërore e për bashkim
kjo ishte deshira e tyre,e jona
si poet,ky do ishte edhe kushtrimi im
për zonjen apo zotrin president
edhe për kryeministra andej e kendej
për të gjitha partit shqipëtare
edhe për kryetartë n`Parlament
Lidhja e Prizerenit na therret
Bashkim e shpetim në një SHTET.
Dragusha Ragip
Wiene,09.06.2012
Bakengjitur letrave të poeteve më lejoni të Ju drejtohem Shkëlqesisë suaj Zonja Presidente e Kosovës dhe Zoti President i Shqipërisë.
Nuk ka shanc mu ndal‘ Shqipnia
Sa mund t’ndash,‘ nanën prej djepit
Kurr ma shum se sot urtia
I kam m’betë n‘dorë Presidentit.
Shkëlqesi t’trungut t’shiptarve
Dy krah‘ t Shqipes që flut’roni
Gjaku Juaj asht i t’par’ve
Për njat‘ gjak Ju sot Betoh‘ni!
Firma tona ja ku i keni
Gem me gem i kemi mbledhe
Prej një peme të gjithë jemi
Trungu ynë, Shqipni, atdhe.
|
|
Tweet |



…Edhe me cilat verifikime dhe deshmi nga zoti; duhet me u bindur
—————————————————————————————-
Serbia dhe Rusija (me aleatet e tyre), decidivishte, me realtitetin real..?!.
———————————————————————————————-
– Nese bashkebiseduesit e BE-se ne bisedimet Kosove-Serbi. Ne doren e
tyre te e mbajne “terezine e ujit tamam si duhet pa i levizur te qintat e milime-
trit” gjate bisedimev, do te ishin vetem keto pika vendimtare per analize, si ne
“provimin per patet-shofer”; ndryshe, “Si mulliri pa drithe”, c’mohet BE-ja.
1. (Te zbardhet televizioni dhe te shiqohet videokaseta ne mitingjet e famshme
te Sllobodan Milloshevicit,kure ne mese te tjerev si perfundim i krejte asaj qe
e thote, eshte): “Te fitoje drejtesia”. Nese e pranojne serbet se e kunderta e
nates eshte dita…!. atehere, pytja e dyte do ishte keshtu.
2. Bene vende shqiptare per ca sekonda dhe paremendone veten se te
gjithe shqiptaret e coptuar jane serbe, dhe, Shqiperia ne vende te Serbise, i
ka bere keta “serbe-shqiptare” per vete dhe i ka opcionet sice i keni pasur ju:
a)-me i debuar nga keto troje; b)-me i asimiluar; c)-me i likfiduar. Ne kete ra-
ste, Qubralloviqin po e zevendesojme me Enver Hoxhen, dhe, Beogradin e ri
me Tirianen, Rr, Nr. 13-te, ndertesa e 13-te, kati i 13-te, dhoma Nr. 13-te.
Pra, zotrinje. Sikur te ishin shqiptaret serb, cila do ishte kerkesa e juj, apo, do
ishi “shume te knaqur dhe do pranoni c’do gje”, qe serbet te jetojne ne nje
gjuhe, kultur, tradit tjeter, ose, le te marrin boten ne sy sice (mire e dini se sa
shqiptare i keni asgjasuar, debuar, nga trojet e veta etnike).
3.(I lame historianet e botes “anash se c’thojne per te verteten historike sice e
dini edhe juj vet”). Pore, t’i marrim edhe vet popujt te te njetes gjuhe me juve
se pse ata ndajne mendimin ndryshe nga ju, dhe, e thojne te verteten sice
eshte, dhe sice ka qene…!.
Te degjojem ish-presidentin e Kroacis, Stipe Mesic, (se ju zotrinje Serb, e
c’moni si te verte apo te pavertete Mesicin kure tha ne gjuhen e juje): “Na,
kemi ardhur ne shekullin e VII-te ne keto treva, kurese shqiptaret jane para
romakve”, u shpreh ish-presidenti (dikure edhe i ish-Jugosllavise), dhe sot,
ish-Kroacis, ne fjalen e t’ij qe e tha si qytetare nderi ne Shqiperi, ne qytetin
e Singjint, i dekuruar qytetar i nderit, pikrishte ne kete qytete.
4.(Shkurte e trup. Pa u pergjigjur ne keto pytje konkretishte dhe drete-perse-
drejti sice ja kane bere ne ish-parlamentin e Jugosllavis Sllovenija dhe Kro-
acia), s’do vazhdojme me tutje, sepse, “Terezija e ujit qe jemi duke mbajtur
ne dore ne te BE-se, po na merre lekundje ne njeren ane, dhe, murin, do e
cojme shtrebet, qe heret a vone ne ndertim e siper te katev te tjera, patjeter
do rrexohet, dhe c’berem tani: maro sot mure e shtepi te BE-se, dhe per ape-
titet e dikujt coje, murin “pake shtrebet” dhe qe u rrxua neser….”Mos e lyp fa-
jtorin…?!!”. Jo. Jo. S’do lujme me “Terezine e ujit per te verteten”; sepse, ket,
do e shpagujne perseri gjeneratat qe do vine pas neve dhe do na cortojne per
punen e bere “Pa terezi te ujit” per popujt qe jetojne ne keto treva te ballkanit.
——————————————————————————————————–
Pra, si te lejohet Serbija te futet ne retorike pa “Terezi te ujit” qe BE-ja
s’guxone te leshoje pe kuresesi te gjuaj “Terezine ne dunave”, dhe po bejme
bisedime “frytedhense Kosove-Serbi…?!”; Jo, kurre rezultat. Hiqe kurre…!.
Hiqe kure: sepse, kjo pune e tyre e retorikes, zanafillen e ka atje sice tha ish-
presidenti i Kroacis Stipe Mesice: “Shqiptaret jane ketu para romakeve, dhe
ne kemi ardhur ne shekullin e VII-te”. Pra, keta e kan filluar specijalizimin e
gjuhes se retorikes qysh nga shekulli i VII-te, dhe, s’ka ndoni popull tjeter ne
kete rruzull qe eshte marre me shume me gjuhen e retorikes dhe te trathtise,
qe per kete mjeshtri, s’mundet kush te gjeje edhe ndoni popull tjeter ne bote.
Ose, keshtu. Ose BE-ja do jete me pahire me “mure te shtrembruara”, dhe,
kjo gje ketyre ju ka konvenuar dje, ju konvenone edhe sot, do ju konvenoje
edhe neser per te futur “shkopinje ne rrota”, ose me thene shkurte: Dojne qe
BE-ja te ndertoje “murin” sa me shtrebet…Qe te rrenohet sa me shpejte neser,
qe te vazhdojne avazin e vjeter qe ju ka zene ne fyte qe t’i zhbine shqiptaret
nga trojet e veta etnike. Kjo deshire.Edhe neser ne nje BE-te perbashket qe do
behet ndonjehere…?!. Serbia me (aleatet e saj), do mundohet c’do dite qe te
“gjuje gurin dhe te mshefe doren”, qe BE-ja te shkatrrohet sa me shpejte, dhe,
Serbija te vazhdoje avazin e vjeter te mbetur tani si “qerre e thyer” ne mese te
rruges, per zhbirjen e shqiptareve nga trojet e veta, dhe, pse s’mundi qe R. e
Shqiperise, te e beje republike te shtate te ish-Jugosllavise.Nese dikush me-
ndone se kete anderr shume-shekullore te Serbise e leshyen lehte dhe shpje
te nga kokat serbe, gabone shume dhe e rrene vete-veten se Serbine jo kurre.